Berisha: Premtimi i uljes së taksave
nga Rama është një megamashtrim

Berisha: Premtimi i uljes së taksave<br />nga Rama është një megamashtrim
TIRANË - Rama premtimin për uljen e taksave për 97% të shqiptarëve e mban duke rritur taksat për 100% të qytetarëve! Këtë ka nënvizuar në një shënim gjatë ditës së sotme në profilin e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.  
 
“Të dashur miq, Edi Rama, që vetë dhe me zëdhënësat e tij premtoi qindra herë publikisht uljen e taksave për 97% të shqiptarëve, doli dje para tyre si mashtrues i paskrupullt. Ai njoftoi dje rritjen me 120 lekë të akcizës së naftës, rritje kjo që do shoqërohet me rritje stratosferike të çmimit të naftës dhe energjisë në Shqipëri dhe rritje të të gjitha çmimeve në vend”, shkruan Berisha në Facebook.
 
Sipas Berishës, “kjo rritje absurde e çmimit të naftës do të shoqërohet me rritjen e kostos dhe çmimit të transportit privat dhe publik të qytetarëve”. “Me rritje të kostos e për rrjedhojë të çmimit të transportit të çdo malli që lëviz brenda dhe jashtë vendi dhe me siguri me rritje të çmimit të tyre në treg për çdo qytetar, rritje të pashmangeshme të çmimit të energjisë në tërësi që do rëndojë në xhepat e çdo shqipari”, shkruan Berisha në Facebook.
 
Sipas Berishës, “përveç kësaj Rama duke dyfishuar akcizën e kafes dhe rritur me 50 % akcizën e duhanit ka rritur taksën për 100 % të qytetareve për kafenë dhe për 50% të shqiptarëve që janë duhanpirës”. “Ky është një megamashtrim dhe shënon vetëm fillimin e serialit të krizës dhe mjerimit në të cilin ai po zhyt shqiptarët”, përfundon shënimin e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit