Berisha pret ambasadorin italian
Interes për energjinë e rinovueshme

Berisha pret ambasadorin italian<br />Interes për energjinë e rinovueshme
TIRANË – Pak ditë pasi ka dorëzuar letrat kredenciale, ambasadori i ri i Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani është pritur nga kryeministri Sali Berisha. Siç njofton zyra e shtypit, Berisha shprehu mirënjohjen për miqësinë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë.
Kryeministri shprehu vlerësimet më të larta për zgjedhjen e Kryeministrit të ri të Italisë z. Mario Monti, duke e vlerësuar atë si një figurë të spikatur, si dhe siguroi ambasadorin për vlerësimin e lartë që qeveria ka për kabinetin e ri qeveritar të drejtuar nga zoti Monti.
Një theks të veçantë ambasadori Gaiani vuri tek zhvillimet në sektorin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri duke shprehur interesin që ka tregu Italian në këtë drejtim. Në takim u bisedua edhe për fusha të tjera me interes dypalësh si në ekonomi, turizëm, bujqësi etj. Në përgjigje të interesit të kryeministrit për nxitjen e investimeve italiane në Shqipëri, si një vend që ofron potenciale të mëdha, ambasadori Gaiani shprehu angazhimin për të punuar në këtë drejtim duke ndjekur vazhdën shumë pozitive të investimeve italiane gjatë viteve të fundit.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online