TIRANE- Sali Berisha pret në zyrën e tij ambasadorin e ri të Austrisë në Tiranë, Thomas Schnöll, duke e kthyer atë në selinë e dytë të Partisë Demokratike. Në këtë takim, Berisha e uroi ambasadorin austriak për detyrën e re. Krahas kësaj, në këtë takim, Berisha është ankuar te ambasadori edhe për qeverisjen Rama-Meta ku sipas tij kanë bërë shkarkime nga puna në mënyrë kolektive. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social “facebook” Berisha bëri publik këtë takim.
“Të dashur miq, sot pata kënaqësinë të prisja në takim, ambasadorin e ri austriak, zotin Thomas Schnöll, i cili sapo ka marrë detyrën në Tiranë. E urova ambasadorin Schnöll për detyrën e re si dhe i shpreha falenderimet dhe mirënjohjen për ndihmën e madhe që kombi dhe shteti austriak i kanë dhënë vendit tonë përgjatë këtyre viteve, gjithashtu shpreha vlerësimin më të madh për investitorët austriak që operojnë në Shqipëri dhe ndava me të shpresën që këto marrëdhënie të ecin më tej”, pohon Berisha në deklaratën e tij në “facebook”.
Në vijim të deklaratës së tij, ish-kryeministri thekson se marrja e statusit të vendit kandidat është tepër i rëndësishëm për Shqipërin duke shtuar se qeverisja Rama-Meta po bën shumë shkelje ligjore si shkarkimet nga puna, miratimin e ligjeve nën shkelje të Kushtetutës etj. “Në takim i shpreha ambasadorit Schnöll se marrja e statusit ka një rëndësi të madhe për demokracinë dhe mirëqënien në vend dhe se përsëritja e rekomandimit për herë të dytë, kësaj rradhe pa kushte shtesë, është frut i përmbushjeve të detyrimeve nga qeveria demokratike. Ambasadorit i shpreha bindjen se alternanca është e shëndetshme në një sistem demokratik, por ne 3 muajt e parë qeveria Rama - Meta po rrëzon me vendime qeverie, nene të Kushtetutës, vendime të gjykatës kushtetuese dhe Konventave Europiane si dhe ligje të vendit.
Kjo qeveri me vendimet e saj shpall të pavlefshme vendime te gjykatave dhe po aplikon dënime kolektive si dhe po krijon një kaos të vërtetë në ekonominë e vendit, duke instaluar në këtë mënyrë një pasiguri ligjore, ekonomike dhe sociale. Biseda ishte e hapur dhe miqesore”, përfundon deklaratën e tij Berisha në rrejtin social “facebook”.
Por ky nuk është takimi i parë që Berisha bën në zyrën e tij me ambasadorë të huaj, ku krahas këtyre takimeve, ai e ka përdorur zyrën e tij edhe për të mbajtur konfereca për shtyp të cilat duket se janë nën cilësinë e kryetarirt të Partisë.
Kësisoj këto veprime të Sali Berishës duket se bien në kontradiktë me rolin që ka ai në parti, pasi tani më ai është vetëm një deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe nuk është as pjesëtarë në komisionet parlamentare. Por kjo nuk e ka penguar atë që të pres në zyrën e tij trupat e huaja diplomatike si edhe përfaqësues të tjerë të shteteve të huaja.
Shkrimi u publikua sot (07.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com