Berisha pret Sequi në zyrën e
re, sulmon kryeministrin Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, ku ka hedhur akuza ndaj qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama.
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha pritur në zyrën e tij të re në ambjentet e një qendre tregtare përballë televizionit publik, ambasadorin e Bashkimit Europian Ettore Sequi. Gjatë bashkëbisedimit me ambasadorin ish-kreu i Partisë Demokratike, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po ndërmerr një revansh ndaj opozitës, institucioneve të pavarura dhe administratës publike.
Berisha ndër të tjera ka ngritur shqetësimin edhe mbi keqpërdorimin politik të Policisë së Shtetit, që sipas tij po i jepen atribute që i ka Policia Ndërtimore. Në rrjetin social Facebook ku ka zbardhur detajet nga takimi, Berisha shkruan se ka shprehur mendimin se, “Shqipëria meriton plotësisht statusin e kandidatit të vendit anëtar për në BE dhe se arritjet e reformave në Shqipëri kanë bërë të mundur funksionimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut në këtë vend ndaj dhe hapja e negociatave së bashku me statusin do të ishte një vendim i merituar”.
Berisha thotë se, “deri tani për Ramën dhe ekipin e tij, Kushtetuta e vendit, ligji i Këshillit të Ministrave, ligji i prokurimeve, sistemi i prokurimeve dhe blerjeve të vogla elektronike nuk ekziston, çka mund të ketë pasoja shumë të mëdha për vendin. Lufta kundër korrupsionit nuk ekziston”.
Ndërsa nga ana e tij ambasadori, Sequi ka shprehur kënaqësinë për këtë takim si dhe vlerësoi të gjjitha reformat e bëra nga qeveria që kam drejtuar për integrimin e Shqipërisë dhe shprehu dëshirën për të vazhduar dialogun dhe bashkëpunimin në interesin më të mirë të vendit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.9%
-
Jo
61.6%
-
Deri diku
5.5%
Vota total: 580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë
28 Nëntor, 14:19
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë
28 Nëntor, 14:13
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
28 Nëntor, 13:20
-
Shpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike
28 Nëntor, 13:15
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor, 13:15
-
VIDEO/ Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Sylvinho flet shqip: Gëzuar Shqipëri
28 Nëntor, 13:11