Berisha prezanton kandidatët e tij për 6 bashkitë edhe si përfaqësues të LSI: Do dalim në koalicionin 'Shtëpia e Lirisë'! Reagon PD: Koalicion ‘Non Grata’! LSI: Deputeti Basha i tmerruar

Sali Berisha e ka bërë fakt koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Teksa ka prezantuar sot 6 kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki në datën 6 mars, Berisha tha se këto kandidatë do të mbështeten padiskutim nga LSI, por edhe nga forcat e tjera politike. Ish-Kryeministri u shpreh se koalicioni do të quhet 'Shtëpia e Lirisë'. Edhe pse nuk kanë thënë zyrtarisht se do të jenë në një koalicion Berishën, LSI në reagimin e fundit i cilëson primaret e Komisionit tw Rithemelimit si të jashtëzakonshme, duke rritur në këtë mënyrë dyshimet se kjo parti mbështet 6 kandidatët e Komisionit të Rithemelimit. Madje LSI e cilëson Lulzim Bashën si ‘deputet’, ndërsa theksojnë se të gjithë janë bashkë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë.

Megjithëse flet në emër të Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoi sot se nuk e përdor dot logon e PD-së, pasi sipas tij e ka konfiskuar Rama dhe Lulzim Basha është peng i tij, ndërsa shtoi se logon e koalicionit do e vendosin më vonë.

Duke u ndalur tek procesi i primareve që u zhvilluar një ditë më parë për emrat e 6 kandidatëve për kryetar bashkie, Sali Berisha u shpreh se ato kandidatë kanë mbështetjen e anëtarësisë së bazës. Berisha tha se ato nuk janë kandidatë të tij, por janë të gjithë të propozuarit e bazës dhe që kanë mbështetjen e Komisionit të Rithemelimit dhe të tijën.

 ‘Këto janë primaret e para në të cilën çdo kandidat është produktet dhe atribut i anëtarësisë së bazës së partisë. Asnjë nga këto që shihni nuk janë kandidatë të Sali Berishës apo të Komisionit të Rithemelimit, por janë të gjithë të propozuarit e bazës që kanë mbështetjen e Komisionit dhe të Sali Berishës. Ato ishin zgjedhjet me demokratike të zhvilluara në ndonjë vend. Dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. Shënoi shkëputjen e PD-së nga praktikat e errëta, të përdorura në 8 vite nga Lulzim Brava dhe shënoi mbajtjen e një premtimi të bëra nga PD.’- tha Berisha.

PD e cilëson këtë koalicion ‘non grata’ që kërkon ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro.

"Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike. Koalicioni non grata do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve. Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën. Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën”, shkruan PD.

Komisioni i Rithemelimit u bë dje i pari nga kampi opozitar që shpalli emrat e kandidatëve të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit. Përmes primareve të Sali Berishës kandidat për bashkinë e Vorës u shpall Lulzim Vrana me profesion ekonomist, në një proces numërimi pa praninë e mediave. Durrësi do të përfaqësohet me urbanistin Ardian Muka, Shkodra me Bardh Spahinë, Dibra do të përfaqësohet nga Premtim Kryemadhi i cili karrierën ia ka dedikuar arsimit. Në Lushnjë do të kandidojë juristi Elton Bano i cili mori 671 vota nga demokratët, ndërsa Rrogozhina nga Hekuran Xhani i cili është mjek veteriner.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:37
Bardhi sulmon ‘Shtëpinë e Lirisë’: Berisha shtojcë e LSI në koalicionin ‘non grata’

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar pas deklaratës së Sali Berishës se do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore në një koalicion me LSI.

“Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD. 

 Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së. 

 “Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën”, shkruan Bardhi.

Ora 15:23
LSI konfirmon mbështetjen për kandidatët e Berishës, i përgjigjet PD-së: Deputeti Basha i tmerruar nga primaret e jashtëzakonshme

LSI duket se ka konfirmuar mbështetjen për kandidatët e Sali Berishës për zgjedhjet e 6 marsit. Duke ju përgjigjur Partisë Demokratike, LSI i cilëson primaret e Berishës si të jashtëzakonshme. Sipas LSI-së deputeti Basha tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh.

‘I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë.’-thuhet në reagimin e LSI-së.

Ora 14:45
Berisha koalicion me LSI për zgjedhjet e 6 marsit, PD: Koalicioni non grata kërkon ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro

Partia Demokratike ka reaguar pasi Sali Berisha ka shpallur se do të bëjë koalicion me LSI. PD e cilëson këtë koalicion ‘non grata’ që kërkon ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro.

“Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike. Koalicioni non grata do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve. 

Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën. Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën”, shkruan PD.

Ora 14:08
Berisha: Logon e PD na e konfiskoi Rama, do kemi një logo tjetër

Sali Berisha tha se do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit për 6 bashkitë në koalicion me LSI, ndërsa po diskutohet edhe për përfshirjen e partive të tjera të vogla opozitare. Ai tha se logon e PD nuk e përdori dot në Primare pasi e ka konfiskuar Rama, pais për të Lulzim Basha është peng i tij, ndërsa tha se logon do e vendosin më vonë pas koalicionit.

“Rama ka konfiskuara PD dhe siglën e PD dhe qëllimi ka qenë që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje. Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Sigurisht që do ketë një marrë pjesë me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do të paraqitet dhe logo të cilin çdo shqiptar e ka të qartë se logon e vërtetë tonë e kanë konfiskuar Edi Rama. Ne dalim në koalicion, LSI është pjesë e koalicionit. Po negociojmë për partitë e tjera”, tha Berisha.

Ora 14:05
Berisha: Padiskutim që 6 kandidatët do të mbështeten edhe nga LSI

Sali Berisha tha se 6 kandidatët e dalë dje nga zgjedhjet e primarave do të mbështeten edhe nga LSI.

‘Negociatat janë në vazhdim dhe gjersa është një proces nuk mbetet vend për komente pa u finalizuar. Mund të them se këta kandidatë kanë një mbështetjet të gjerë në spektrin politik lokal, mjaft më të gjerë sesa koalicioni që duhet për efekt regjistrimi. Kjo është një rsi se janë kandidatë shumë të pëlqyer nga opozita. Nga të gjitha do të mbështeten, nga LSI padiskutim por edhe nga spektri opozitar.’- tha Berisha

Ora 14:00
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha: Do regjistrohemi si koalicion edhe me LSI-në! Do të quhet 'Shtëpia e Lirisë'

Sali Berisha tha se në zgjedhjet e pjesshme vendore do të regjistrohen si koalicion edhe me LSI-në.

Do të regjistrohemi si koalicion me LSI-në. Po diskutojmë edhe me parti aleate është në finalizim. Logoja do të jetë e re. Koalicioni do të quhet ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe do të ketë logon e vet. Logoja nuk është me e partisë, por e koalicionit. E them ai është një konfiskim nga narko-shteti dhe Edi Rama do ta paguajë shtrenjtë këtë konfiskim.’- tha Berisha.

Ora 13:55
U tërhoq nga gara për kandidate, Berisha falenderon Voltana Ademin: E përfaqësoi PD-në me dinjitet

Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi Voltana Ademi u tërhoq nga gara si kandidate për bashkinë e Shkodrës.

‘Kam falënderim të veçantë për Voltana Ademin e  cila e ka përfaqësuar me dinjitet PD-në, ka qëndruar e pamposhtur si një opozitare ndaj një regjimi mizor të bazuar në drogën dhe krimin, në çdo akt është dëshmuar armiqësor ndaj Shkodrës dhe në tërësi veriut të Shqipërisë.’- tha Berisha.

Ora 13:53
Prezantohen 6 kandidatë e Berishës për zgjedhjet e 6 marsi: Do punojmë për qytetarët! Krenohet i përzgjedhuri i Dibrës: Vij nga fisi i Monika Kryemadhit, por kam një jetë në PD

6 emrat e zgjedhur nga Sali Berisha për të garuar për 6 bashkitë e vendit më 6 mars kanë bërë një prezantim të shkurtër ku kanë premtuar se do i rikthejnë vlerat qytetit dhe do punojnë për qytetarët. Emri i kandidatit në Dibër, Përparim Kryemadhi ka thënë gjithashtu me krenari se vjen nga fisi i Monika Kryemadhit, por ka një jetë në PD.

Bardh Spahia, Shkodër:  Dje kam asistuar në një preh garave më të jashtëzakonshme dhe u bëra pjesë e një dite historike, Dje u rikthyer edhe një herë rëndësia e votës së lirë për shqiptarët si e drejta e tyre për të zgjedhur ata që duan t’i përfaqësojnë. Dje ka pasur radhë të stërgjata nga mëngjesi në darkë. Jam krenar unë dhe duhet të ndihet i tillë çdo demokrat që u bëmë pjesë e një dite historike. Tani më vendimmarrja është kthyer në dorën e qytetarëve dhe garantuan votën e lirë të tyre.

Ardian Muka, Durrës: Përgëzoj të gjithë demokratët në Durrës që në primaret e djeshme shprehen me votën e tyre një proces transparent dhe demokratik vlerat më të mira. Sfida jonë në Durrës është t’ia kthejmë qytetin qytetarëve.

Elton Bano, Lushnjë: Jam jurist, kontributet e mia në PD janë që prej vitit ’90. Primaret e djeshme ishin model dhe falënderimi shkon për çdo demokrat që u bë dje pjesë e këtij procesi. Do i kthejmë qytetit vlerat e munguara, nuk është qyteti i krimit, por i artit dhe ngjarjeve historike, e Kongresit të Lushnjës.

Premtim Kryemadhi, Dibër: Unë jam nga Dibra nga fisi i Monika Kryemadhit. Për karrierën time  e kam nis në PD duke mos kapërcyer asnjë nga hallkat e saj, kam qenë drejtues seksioni, grup seksioni, sekretar i degës. Qytetin do e kthejë në shërbim të qytetarëve

Lulzim Vrana, Vorë: Jam pjesë e PD që në krijimin e saj, jam fitues i garës së djeshme që u zhvilluan për herë të parë në Shqipëri dhe falënderoj të gjithë demokratët që morën pjesë në votime. I ftoj qytetarët të kenë besim tek unë se do jem ai ata dhe do punoj për ta.

Hekuran Xhani, Rrogozhinë: Kam punuar ‘94-‘98 për ngritjen e shoqatave të ujit në njësinë time administrative Lekaj dhe më pas u bëra sekretar i PD në Luz të Madh. Sot jam nënkryetra i degës së PD në Rrogozhinë. Faleminderit demokrateve që morën pjesë në Primare. Garantoj të gjithë demokratë se ashtu siç ishte  gara e ndershme në Primare, ashtu do jenë edhe shërbimet.

M.Q./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/02/2022 03:04

    Duket qe te dy, Berisha e LSI po shfrytezojne njeri-tjetrin.Ky <<muaj mjalti>> ka per te zgjatur,po e lejoi gjykata e KQZ, deri diten qe do te dalin rezultatet.Te shohim pastaj sa dashuri kane e sa te gatshem do te jene t'i dhurojne njeri-tjetrit ndonje karrige po arriten te fitojne ndonje.

    Përgjigju
  • Shpia publike: 31/01/2022 19:16

    Shtepia e Lirise ??? Po Iliri mos del gje me shtepin e Monikes ? Filluan me nxjerr grate ne lufte keto partizanet, suksese ne jet vella, uroj meten dhe berishen nje jet te gjate dhe sa me shpejt ne burg deri ne vdekje

    Përgjigju
  • XXX: 31/01/2022 16:57

    Koalicion me LSI, hahahaha, shtepia e hajduteve per te shpetuar bythen e vet.

    Përgjigju
  • Loni: 31/01/2022 15:57

    O Bardhi-Brava, mos dilni me se vetem po shtoni numrin e personave qe ju urrejne. Me mire rrini e mos u ndjeni me. Mbani ato mandate deputeti edhe 3 vjet dhe shfrytezojini sa te mundeni, se nuk keni per te patur me rast. Do beheni njesoj si ajo e kerperatave.

    Përgjigju
  • Albania: 31/01/2022 14:34

    Shume domethenes fakti qe askund nuk lexoj dot per ideollogjine e ketyre partiçkave se ne çfar mbeshtesin perparimin e shqiperise sipas tyre apo te klaneve te tyre. Me ndihmoni me ndonje shkrim? Po te tyrin ama jo tuajin,sepse une e kam idene time dhe kuptoj diçka nga politika si materie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës, Ervin Salianji reagon nga qelia nr.6: Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë

Protesta e opozitës, Ervin Salianji reagon nga qelia nr.6: Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë