Berisha: Prifti më tregoi videon e
Metës në 2011...shko në Prokurori!     

Berisha: Prifti më tregoi videon e<br />Metës në 2011...shko në Prokurori! 

 

 
TIRANE - Ish-Kryeministri njëherësh ish-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në dalje të senacës parlamentare ka dhënë një deklaratë për mediat ku është ndalur edhe një herë në akuzat ndaj Kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Duke krahasuar akuzat për vrasje të dy deputetëve me atë të korrupsionit në vitin 2011, Berisha bëri të ditur se në atë kohë, ish-deputeti Dritan Prifti i kishte paraqitur atij videon duke i kërkuar që Meta të dorëhiqet.

Por sipas Berishës, ai i ka kërkuar Priftit që videon ta paraqesë në Prokurori për të nisur hetimin ndërsa në këtë rast Rama ka caktuar si Prokuror të çështjes Saimir Tahirin. Dhe sipas tij Berishës mbajtja fshehur për rreth 6 muaj dëshmon për vërtetësinë e këtij skenari vrasjesh.

“Më ka ardhur Prifti me video në zyrë në 2011, dhe mendonte se do të më thyente për t’i kërkuar dorëheqjen. Reagimi ishte ik çoje në Prokurori. Rama ka caktuar Prokuror Saimir Tahirin. Kështu që ik i thashë, nuk mund të ketë përgjigje tjetër. E para nuk më merr peng dhe e dyta nuk pengoj hetimin. Meta e mbajti të fshehur 6 muaj. Pse e mbajti? Se nëse eliminonte Doshin do fajësonte Berishën. Do mund të manipulonte çdo provë. Eliminonte edhe 2 dëshmitarët kyç. Dështoi me këto.” u shpreh Berisha

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat