"Duhet të mendohet krijimi i një banke shqiptare zhvillimi me destinacion sektorë të caktuara. Leksionet e krizës janë të mëdha por leksioni më kryesor është që nuk duhet të hiqet dorë nga prodhimi bujqësor. Bujqësia përbën një zhvillim të rëndësishëm të vendit. Ne mendojmë se pa krijuar një infrastruktrurë rrugore nuk mund të ketë zhvillim. Ndaj dhe ne do përqëndrohemi fuqishëm në bujqësi, dhe pas infrastrukturës ne do të ndërtojmë sistemin e vaditjes të standarteve më të mira” ka shtuar Berisha në konferencën që po zhvillohet sot paradite në Hotel Tirana.
BORXHIN E MBAJME 60 %
Në fjalën e tij Berisha shtoi se Shqipëria arriti t’ia dalë të ruajë rritjen ekonomike dhe të ruajë nivelin e borxhit 60 % sa e kërkon BB. "Shqipëria ka një borxh publik rreth 60 përqind por ky borxh është i tëri i kontraktuar me ligjin e artë ekonomik, borxh vetëm për investimet. Dhe kjo ka bërë që Shqipëria të ketë ulje të borxhit publik me 1-2 përqind dhe kjo në sajë të reformave ekonomike dhe lirisë ekonomike” shtoi Berisha.
Duke u ndalur në infrastrukturën rrugore Berisha përmendi si investime të rëndësishme, ndërtimin e tre tuneleve, të Kalimashit, Elbasanit dhe Qafë Murizit. “Synojmë të shkurtojmë në mënyrë dramatike distancat e qyteteve të tjera me Tiranën”- tha Berisha
vijon