TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar në Facebook protestën e zhvilluar në mesditë nga Partia Demokratike. “Të dashur miq, sot dhjetëra e mijëra qytetarë, kishin mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër vjedhjes së votës në zgjedhjet për Bashkinë e Korçës nga qeveria Rama – Meta”, shkruan Berisha në Facebook.
Sipas ish-kryeministrit, Sali Berisha, “kjo, ishte një proteste historike, sepse kurrë ndonjëherë në një afat kohor vetëm disa javë pas zgjedhjeve, opozita nuk ka mundur të organizojë një protestë kaq madhështore, që dëshmon revoltën e qytetarëve shqiptarë ndaj vjedhjes së votës së qytetarëve nga qeveria”.
Për Berishën, pjesëmarrja masive e qytetarëve dëshmon rritjen e shpejtë të pakënaqësisë së tyre ndaj qeverisë Rama- Meta. “Një fillim i mbarë i rrugës së Partisë Demokratike drejt fitores së sigurt”, shkruan ish-kryeministri në Facebook.
Në fund Berisha e ka mbyllur me një falenderim për ata që morën pjesë në protestë.
“Mirënjohje qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë për aktin e tyre qytetar në mbrojtje të votës së lirë. Qytetare e qytetarë ne jemi në betejë. Le ta vazhdojmë në atë për të ecur të sigurt drejt fitores!”, përfundon mesazhi i Berishës në Facebook.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com