Berisha: PS nxit luftën e
klasave, sulmon të pasurit

Berisha: PS nxit luftën e <br />klasave, sulmon të pasurit
TIRANË – Një ditë pas miratimit në Kuvend të buxhetit 2012 vetëm me votat e mazhorancës, kryeministri Berisha ka akuzuar të majtët se kërkojnë të vijnë në pushtet duke përdorur skenarë komunistë.
Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha u ndal në propozimet e bëra nga PS, të cilat nuk u përfshinë në buxhetin e ri të vitit të ardhshëm.
“Shpreh keqardhjen për disa propozime të opozitës, të cilat kërkuan të zëvendësonin tregun me mekanizma marksiste. S’kish si të ndodhte ndyshe pas zgjedhjeve të fundit në këtë parti, ku është rikthyer e gjithë byroja. Ideja e tyre për të zëvendësuar taksën e sheshtë më atë progresive kërkon shkatërrimin e sistemit të reformave. Partia Socialiste kërkon rrënimin e vendit me sllogane komuniste: Luftë kundër të pasurve”, deklaroi kryeministri.
Sipas tij, presioni ndaj bizneseve private, të ashtëquajtur të pasur, do të cënonte seriozisht hapjen e vendeve të reja të punës.
“ Eksponentë të PS-së kanë një urrejtje klasore, por shqiptarët do të vendosin se me cilin model do të ishin dakord. Ndaj unë ftoj opozitën që të paraqesë propozime konkrete për të ndihmuar biznesin, por jo të shtrojë një mozaik”, tha Berisha në mbledhjen e qeverisë.
“Të krahasosh Fidelin me Uorren Dafet do të thotë të tallesh me veten tënde. Kapitalizmi amerikan arriti pas 200 vjetësh të ketë gjigandë si Uorren, ne kemi vetëm 2 dekada dhe kemi Fidelin. Epo varfëria nuk bëhet zhbëhet duke shkatërruar të pasurit. Këtë e kanë provuar shqiptarët në kurrizin e tyre”, përfundoi kryeministri.

MODELI EKONOMIK DHE SITUATA NË SHQIPËRI
Kryeministri Berisha theksoi se modeli ekonomik shqiptar saj është modeli që garanton realizimin e objektivave më ambicioze të kësaj mazhorance, të kontrollojë borxhin dhe deficitin si dhe të rrisë rrogat dhe pensionet.
“Modeli ekonomik i kësaj qeverie dhe djersa e shqipatëve e shpëtuan Shqipërinë nga kriza e thellë, përpirëse që përfshiu Europën dhe botën, bëri që leku të tregohet lek i vërtet. Qeveria e bazon buxhetin e saj ambicioz dhe në të dhënat aktuale të ekonomisë të cilat dëshmojnë se ka një xhiro të përgjithshme në 9-mujorin që shkoi mbi 15.5 përqind. Sipas deklaratës së ndëramarrjeve të prodhimit në tatime rritja është 18.9 përqind. Rritje ka pasur edhe xhiroja në shërbimet publike me 5.5 përqind dhe në ndërtim me 3.05 përqind”, ka theksuar Berisha.

Sipas tij, buxheti garanton zbatimin e të gjitha projekteve të Shqipërisë dixhitale, objektivi më madhor për 100 vjetorin e Pavarësisë si dhe mbështet projektet më ambiciozë në infrastrukturë, ujëra, shkolla, spitale dhe në projektet e mëdha kombëtare, të ullirit, arrorëve dhe drurëve të tjerë frutorë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg