Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Polici në komisariat i kishte thënë se do t’a hiqte qafe, por nuk e lejoi kolegu

 

Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim të ‘qytetarit dixhital’. Berisha tha se dikush i kishte shkruar një mesazh ku denonconte policët se e kishin shoqëruar në komisariat pa asnjë arsye. Madje sipas Berishës, një prej efektivëve e kishte kërcënuar personin e shoqëruar se do ta hiqte qafte, por nuk e kishte lejuar një koleg tjetër. Berisha tha se i kanë mbushur komisariatet me policë kriminelë e gangsterë.

“Dje lexoja një mesazh me emër, mbiemër që më lexonte një tjetër. Shkruante se më morën në komisariat pa asnjë motiv. I kishte paditur edhe në gjyq. Shkruan se mu vërsulën dhe njëri prej tyre i thoshte një tjetri, me emrin Luan, "do ta heq qafe këtë". Do heq qafe njeriun. Dhe ai nuk e lëshoi, u tregua njeri i ndershëm në detyrë dhe e mori e shtyu, e përplasi, "të heqësh qafe ti njeri këtu në komisariat"?! Por shikoni çfarë kanë futur brenda, me çfarë kriminelësh e mbushin policinë. Dhe ai i kishte hedhur në gjyq. Dhe në gjyq çfarë bëjnë, i nxjerrin të gjithë policët por Luanin jo. Ai më shpëtoi jetën në polici, tha, se i thoshte tjetri “do ta heq qafe këtë”. Por kjo është policia që krijoi, sepse vendosin gangsterë dhe trafikantë në krye të saj. Vendos ministrin e familjes në krye të saj për të mbuluar të gjitha aferat familjare dhe aferë kryesore është droga. A mund t’i lëmë ne këto kështu? Jo! Nuk mund t’i lëmë”, tha Berisha.

Ai komentoi edhe vdekjen e të riut Lear Kurtit, që sipas ekspertizës ndërroi jetë pasi ka gëlltitur qesen e kokainës. Berisha hodhi sërish akuza ndaj efektivëve të policisë se i kanë marrë jetën, ndërsa theksoi se po përgatiten për protesta të fuqishme për të rrëzuar qeverinë.

“PD po përgatitet për protesta të fuqishme, por do të mbështesim çdo protestë të drejtë. Kauza e Lear Kurtit i përket çdo shqiptari. Ai po kthehej duke folur në telefon. përse do ta ndaloje? Kishte kallashnikov? Ai po kalonte mes rrugës dhe para i dalin banditë për t’i marrë shpirtin dhe nuk i japin ndihmë. Këto nuk mund t’i pranojmë. Unë kam besim tek ju, kjo betejë do të nisë dhe do të mbarojë me rrëzimin e kësaj qeverie.”, tha më tej Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha merr në mbrojtje Kovaçin: Rama e sulmon se i zbuloi parcelat me kanabis kur ishte në SHISH! Studentët t’i bashkohen grevës së pedagogëve


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan