Berisha merr në mbrojtje Kovaçin: Rama e sulmon se i zbuloi parcelat me kanabis kur ishte në SHISH! Studentët t’i bashkohen grevës së pedagogëve

Berisha merr në mbrojtje Kovaçin: Rama e sulmon se i zbuloi parcelat me kanabis kur ishte në SHISH! Studentët t’i bashkohen grevës së pedagogëve

Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë, fokusi i së cilit ishte protesta e pedagogëve. Berisha mori në mbrojtje, kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçin duke thënë se kryeministri Edi Rama e sulmon atë, pasi Kovaçi kur ka qenë në SHISH gjatë qeverisjes së PS u ka zbuluar parcelat e kanabisit.

“Merret 3 ditë rresht me kryetarin e Sindikatave të Universiteteve, i cili është një njeri jashtëzakonisht i respektuar, ka qenë një ambasador i shkëlqyer. Ka funksionuar gjatë qeverisë së tij drejtor i Drejtorisë më të rëndësishme të SHISH, që është drejtoria e analizës. Por aty i dilte se ky mbillte kanabis, aty i dilte se 130 oficerë të lartë kishin marrë pjesë në mbjelljen e kanabisit”, tha Berisha.

Berisha u bëri thirrje studentëve që t’i bashkohen kauzës së pedagogëve, pasi ata kanë të drejtë që kërkojnë rritje page, duke thënë se i kanë pagat më të ulëta krahasuar me rajonin.

Sipas Berishës, studentët kanë një arsye për të dalë në protestë, pasi as ata qeveria nuk i ka mbështetur në këtë kohë krize. Ish-kryeministri tha se në Kosovë, qeveria u ka thënë studentëve 100 euro mbështetje, por këtu nuk u ka dhënë asgjë ndonëse është shtrenjtuar jetesa.

“Sindikatave duhet ti bashkëngjiten studentë në mënyrë të fuqishme. Ca keni ju më shumë se studentët në Kosovë që morën për krizën 100 euro. Ti student sot e ke biletën dy herë më shtrenjtë, qiranë një përqindje më të lartë. Ushqimet nëse gatuan vetë, nga 1300 e merr litrin e vajti 3-4 mijë. Si të mos kujtohet tu ndihmojë ju. Po udhëton me avion taksi, 200-300 mijë euro. Ministrat udhëtojnë në ‘economy class’.

A e pranoni ju që një pedagogët që ju jem mësim të marrë 4 herë më pak se shoferi i AZHBR. Të marrë më pak se fasonerit. Pse do rrinë ata këtu. Ne jemi buzë gremine me këto qëndrime që mban kjo qeveri ndaj universiteteve. Ikja e juaj është ikja e të ardhmes, shpërbërje kombëtare. Ju ftoj të bëni gjithçka për suksesin e kësaj proteste”, tha Berisha.

Ai u ndal edhe në vdekjen e të riut Laer Kurti, ku akuzoi sërish efektivët e policisë se i kanë marrë jetën. Një koment Berisha e pati edhe për deklaratat e kreut të qeverisë, pasi ky i fundit e cilësoi deputetët e opozitës si hiena që po përdorin vdekjen e 32-vjeçarit politikisht. Berisha e cilësoi Ramën si një të sëmurë psikik që shan nga mëngjesi në darkë.  Ish-kryeministri paralajmëroi sërish protesta për të rrëzuar qeverinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:19
Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Polici në komisariat i kishte thënë se do t’a hiqte qafe, por nuk e lejoi kolegu

 

Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim të ‘qytetarit dixhital’. Berisha tha se dikush i kishte shkruar një mesazh ku denonconte policët se e kishin shoqëruar në komisariat pa asnjë arsye. Madje sipas Berishës, një prej efektivëve e kishte kërcënuar personin e shoqëruar se do ta hiqte qafte, por nuk e kishte lejuar një koleg tjetër. Berisha tha se i kanë mbushur komisariatet me policë kriminelë e gangsterë.

“Dje lexoja një mesazh me emër, mbiemër që më lexonte një tjetër. Shkruante se më morën në komisariat pa asnjë motiv. I kishte paditur edhe në gjyq. Shkruan se mu vërsulën dhe njëri prej tyre i thoshte një tjetri, me emrin Luan, "do ta heq qafe këtë". Do heq qafe njeriun. Dhe ai nuk e lëshoi, u tregua njeri i ndershëm në detyrë dhe e mori e shtyu, e përplasi, "të heqësh qafe ti njeri këtu në komisariat"?! Por shikoni çfarë kanë futur brenda, me çfarë kriminelësh e mbushin policinë. Dhe ai i kishte hedhur në gjyq. Dhe në gjyq çfarë bëjnë, i nxjerrin të gjithë policët por Luanin jo. Ai më shpëtoi jetën në polici, tha, se i thoshte tjetri “do ta heq qafe këtë”. Por kjo është policia që krijoi, sepse vendosin gangsterë dhe trafikantë në krye të saj. Vendos ministrin e familjes në krye të saj për të mbuluar të gjitha aferat familjare dhe aferë kryesore është droga. A mund t’i lëmë ne këto kështu? Jo! Nuk mund t’i lëmë”, tha Berisha.

Ai komentoi edhe vdekjen e të riut Lear Kurtit, që sipas ekspertizës ndërroi jetë pasi ka gëlltitur qesen e kokainës. Berisha hodhi sërish akuza ndaj efektivëve të policisë se i kanë marrë jetën, ndërsa theksoi se po përgatiten për protesta të fuqishme për të rrëzuar qeverinë.

“PD po përgatitet për protesta të fuqishme, por do të mbështesim çdo protestë të drejtë. Kauza e Lear Kurtit i përket çdo shqiptari. Ai po kthehej duke folur në telefon. përse do ta ndaloje? Kishte kallashnikov? Ai po kalonte mes rrugës dhe para i dalin banditë për t’i marrë shpirtin dhe nuk i japin ndihmë. Këto nuk mund t’i pranojmë. Unë kam besim tek ju, kjo betejë do të nisë dhe do të mbarojë me rrëzimin e kësaj qeverie.”, tha më tej Berisha.

Ora 18:03
Berisha merr në mbrojtje Kovaçin: Rama e sulmon se i zbuloi parcelat me kanabis kur ishte në SHISH

 

Sali Berisha ka marrë në mbrojtje kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçin, i cili organizon protestën e pedagogëve. Në një takim me të rinjtë, teksa fliste për protestën e pedagogëve, Berisha tha se kryeministri Edi Rama e sulmon Kovaçin, pasi ky i fundit sipas tij, i ka zbuluar parcelat me kanabis Ramës gjatë kohës që ka qenë drejtor i SHISH.

“Kjo është një qeveri moniste që ka marrë të gjitha pushtetet, sillet me një arrogancë të paimagjinueshme, pushtetet i ka marrë duke dhunuar votën dhe jo në mënyrë të merituar dhe tani nuk pyet për asgjë. Merret 3 ditë rresht me kryetarin e Sindikatave të Universiteteve, i cili është një njeri jashtëzakonisht i respektuar, ka qenë një ambasador i shkëlqyer. Ka funksionuar gjatë qeverisë së tij drejtor i Drejtorisë më të rëndësishme të SHISH, që është drejtoria e analizës. Por aty i dilte se ky mbillte kanabis, aty i dilte se 130 oficerë të lartë kishin marrë pjesë në mbjelljen e kanabisit. Ky nuk do mashtronte, do i thoshte qeverisë ato që gjente. Dhe tani e shtrigëzon paçka se Sekretarin e Përgjithshëm e ka në të njëjtin pozicion, edhe Sekretari i tij i Përgjithshëm që ka caktuar vetë ka qenë dy vite drejtor në SHISH. Për ato ai meriton të vlerësohet, jo demonizohet. Tani që mbron një kauzë të drejtë, mëkati i tij është se i paska shërbyer shtetit shqiptar në vitet 2013-2015 drejtor në Drejtorinë më të rëndësishme në SHISH, drejtor i analizës. A mund të merret kush me këtë njeri? Do merremi ne të gjithë, se po nuk u morëm ky nuk ka të ndalur”, tha Berisha.

Ora 17:51
Rama e cilësoi opozitën hiena, Berisha: Njeri me probleme psikike, shan nga mëngjesi në darkë! Do t’i tregojmë vendin

 

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti opozitën hienë që kërkon të përdorë vdekjen e Lear Kurtit politikisht.

Nga takimi me të rinjtë, Berisha e cilësoi Ramën një njeri me probleme psikike, i cili shan nga mëngjesi në darkë. Berisha tha se do t’i tregojnë vendin Ramës dhe do të dalin në protesta të fuqishme.

Admiroj këtë greve, sepse është pluripartiake, aty flasin njerëz të bindjeve të ndryshme politike që duan të shpëtojnë universitetet. Çdo ditë i sulmon me një egërsi dhe me mungesë të plotë edukate, flet për hiena një njeri me probleme të rralla psikike. Ato janë gjërat më minimale. (...) Ky shan nga mëngjesi në darkë me hiena, duhet ti tregojmë vendin, po përgatitemi për protesta të fuqishme. Por duhet të mbështesim çdo protestë të drejtë. Ju ftoj të jeni aty ku është kauza e drejtë”, tha Berisha.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali: 25/10/2022 07:08

    Ik o plak matuf. Boll. Na del ky kryematufi Rama sa pee shtate.

    Përgjigju
  • gjergji: 24/10/2022 18:27

    Eshte mesuar ti nxjerr bagetit per kullot ne male,prandaj mendon se do i nxjerrin njerezit ne "kullota" ne qytet.Nuk ka mundesi qe te shkojne ne "kullota"ne qytet vecse militantet tropojan te tij.

    Përgjigju
  • gjergji: 24/10/2022 18:15

    Berisha kulmi i rencakut e mashtruesit aq sa nje aparat i tere i KQ i kohes se Dulles nuk ka genjy,mashtru si Saluku i Berishajve. Aman o Saluk : thuaj nje here e vetem nji here nje te vertet.Na lodhe o plak i korruptuar e i marre me budallalleqet e tua. Burgu te pret ....

    Përgjigju
  • Teo: 24/10/2022 18:12

    Ja doli dhe ky kok loqja te flasi per rregullin ne shtet po ik o bualla

    Përgjigju
  • Ehuuuu: 24/10/2022 18:01

    Ike plaku Mere ikeeee, megjith tespi e Tosum Baç. Ka ca kohë pa vjedhur Sala, prandaj po bertet.

    Përgjigju
  • Qamil: 24/10/2022 17:57

    Po te ishe ti ne krye te vendit do ngriheshim te gjithe si popull te te rrezonim

    Përgjigju
  • Alban: 24/10/2022 17:57

    Po ti o mjeshter cfare te mire i ke sjelle studenteve pervec se i fute ne godina njerez nga te gjitha rrethet?

    Përgjigju
  • Selma: 24/10/2022 17:55

    Ti ke marr fund prandaj flet budalliqe

    Përgjigju
  • roni: 24/10/2022 17:54

    ca proteste thot ky me ata qe marrin leke per provime ordineret qe nuk paraqiten ne mesim

    Përgjigju
  • Klea: 24/10/2022 17:54

    Ehaa sala ate pun ka ska cben

    Përgjigju
  • Erdi: 24/10/2022 17:52

    Nxitjen tende nuk e merr askush parasysh

    Përgjigju
  • Ani: 24/10/2022 17:52

    Shko mor plak matuf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor