Kreu i PD Sali Berisha ka publikuar pamje nga takimi i zhvilluar një ditë më parë në Korçë, ku u shfaq me mbështetës dhe foli për zhvillimet brenda Partisë Demokratike. Por postimi i kryedemokratit është shoqëruar edhe me komente kritike nga qytetarët, të cilët janë ndalur te mungesa e tij në pritjen zyrtare për ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt.

Pritja e organizuar nga Ambasada Amerikane u zhvillua mbrëmjen e 2 tetorit, me pjesëmarrjen e rreth 130 të ftuarve, mes tyre përfaqësues të qeverisë, opozitës, drejtësisë dhe institucioneve të tjera. Berisha nuk ishte në listën e të ftuarve dhe kishte deklaruar se nuk kishte marrë ftesë.

Në komentet e tyre, disa qytetarë e lidhin drejtpërdrejt takimin e Berishës në Korçë me mungesën e tij në pritjen e ambasadorit amerikan.

“Ti gëzon se bëre takime në Korçë, po përse nuk ke ftesë për takimin me ambasadorin Amerikan!!??”, shkruan një qytetar.

Një tjetër komentues i drejtohet Berishës duke shkruar: “Bëj dhe album me ambasadorin amerikan se ke ngel vetëm me fotot e Mediut, ortakut të Zenit”.

Kritikat vijojnë edhe me komente të tjera ndaj kryedemokratit. “Nxirr popullin në protesta o i mbaruar. Çfarë pret. Nëse s’të dalin njerëzit atëherë s’të votojnë më. Largohu nga PD”, shkruan një qytetar.

Në një tjetër koment bëhet ironi me mungesën e Berishës në aktivitetin diplomatik: “Ta kuptojnë kushdo, ajo Ambasadë Amerikane kudo në çdo cep të globit, nëse e bojkoton atë opozitë, ajo opozitë kurrë për jetë nuk vjen në pushtet me X kryeopozitarin aktual”.

Një tjetër komentues shkruan: “Po kur është radha për deputet fut qentë e vet, jo ata që kanë marrë vota nga populli, akoma me këtë mashtrues, akoma o shkoni mbrapa…”/TemA