Berisha publikon veten në Fb: E
firmosa dhe kaskadën e Devollit

TIRANE - Firmosja e kontratës për ndërtimin e kaskadës së Devollit ka përbërë një lajm të gëzueshëm për kryeministrin Berisha, i cili e e ka publikuar aktin e tij në "Facebook" me shënimin përkatës:

"Të dashur miq! Sot firmosa dhe nisa për në Parlament, kontratën e modifikuar për ndërtimin e kaskadës së Devollit nga kompania më e madhe në ndërtimin e hidrocentraleve në botë, "Shtatkraft" e Norvegjisë, e cila bleu javën që kaloi, të gjitha aksionet e ortakut të vet" EVN". Ky është aktualisht investimi më i madh në Europë në fushën e hidroenergjisë dhe investimi privat më i madh në historinë e vendit tonë.

Ndërtimi i hidrocentraleve të Kaskadës do të punësojë 4-5 mijë punëtorë, inxhinierë, teknikë. Punimet fillojnë gjatë muajve të afërt që vijnë. Në rrethin e Gramshit janë për t'u ndërtuar 9 hidrocentrale, kurse në mbarë vendin deri tani janë firmosur kontrata koncesionare për ndërtimin e 362 hidrocentraleve, në të cilat do të punësohen mbi 30 mijë punëtorë, inxhinierë, teknikë. Përpara, për më shumë vende pune dhe paga më të larta! sb", - përfundon shënimi i kryeministrit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagosje me thikë pranë teatrit 'Migjeni'

Shkodër/ Plagosje me thikë pranë teatrit 'Migjeni'