TIRANË – “Beteja e fotove” për Kryeministrinë , siç ishte dhe si do të bëhet, jo vetëm që nuk është shuar, por po tërheq pas vetes protagonistë të rinj.
Pasi Kryeministri Rama dhe zëdhënësja e Berishës u “përleshën” me fotot e rrënimit dhe ato të luksit të ndërtesës, sot ka ndërhyrë edhe vetë ish-Kryeministri.
Në një mesazh në Fb të titulluar: “Një akt tjetër urrejtjeje dhe babëzie i Edvinit”, ai shkruan se personalitete të botës kanë shprehur vlerësime për ndërtesën dinjitoze, të pajisur me elegancë e shije, jo luks.
“Muajin e fundit,” – thekson Berisha, - “zyrtarët e Kryeministrisë me porosinë time, kanë bashkëpunuar çdo ditë me stafin e Ramës për një dorëzim materiali sa më të rregullt.
Por, Edvini, sapo hyri në Kryeministri, nisi pa asnjë prokurim, punimet në të katër anët, brenda dhe jashtë ndërtesës. Kështu, u rrëzuan mure, suvara, u shqepën parkete, tapete, perde, emblema dhe ai vetë i fotografoi ato.
Dhe këto foto, ua serviri qytetarëve, sikur kjo ishte ndërtesa e Qeverisë që mori në dorëzim nga armiku i tij dhe natyrisht, për të justifikuar punimet pa prokurime me të cilat mbushën xhepat, siç bëri si ministër i Nanos dhe kryetar bashkie,”- nënvizon ish-Kryeministri.
Ndaj, në fund, Berisha hedh albumin e tij me pamje të ndërtesës, ndërtuar në mënyrë krahasimore për të ilustruar edhe më mirë, mendimin e tij.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rama: Restaurimi, pa lekë dhe me kontribut vullnetar