Sali Berisha pasi doli nga SPAK mbrojti vrasjet e 21 janarit dhe Gardën, duke thënë se ka zbatuar ligjin. Berisha tha se SPAK bën hetime politike, ndërsa duke mbrojti krimin shtetëror kur u shpreh se “kur përdoret dhuna, ka edhe plagosje, ka edhe vrasje”.
“SPAK-u bën hetime politike, SPAK-u është një repart i PS kundër opozitës. Ta pret mendja ty që guxon SPAK-un të gozhdojë Edi Ramën për aktin më të dhunshëm në histori? Në fakt për vrasjet duhet të ketë hetime. Thashë edhe njëherë. Por që kur përdorin dhunën, ka edhe plagosje, ka edhe vrasje, kjo është e pamohueshme. Dhe ata që organizojnë këto ose ata që shkelin ligjet, bëhen përgjegjës...”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
21 janari/ Berisha pyetet 2 orë në SPAK dhe mbron krimin shtetëror: Kur ka dhunë, ka edhe vrasje












