...
Ish kryeministri Sali Berisha ka lënë sallën e parlamentit për t'iu drejtuar selisë së presidencës në një takim kokë më kokë me kreun e shtetit Bujar Nishani, ku u prit nga shefi i kabinetit të presidentit. Në takimin i cili ka zgjatur më shumë se 40 minuta në godinën e presidencës, mësohet të jetë folur për zhvillimet aktuale politike në vend, që kanë të bëjë me reformën në drejtësi, insistimin e vazhdueshëm të ndërkombëtarëve për procesin e dekriminalizimit etj, situata me ambasadën e Shqipërisë në OSBE etj.
Pas takimit ish-kryeministri preferoi të mos komentojë rreth kësaj bisede. Shqiptarja.com sjell pamjet ekskluzive të kësaj vizite të ish kryeministrit i cili para tre vitesh propozoi dhe votoi në krye të shtetit Bujar Nishanin.
Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri zhvillon takime kokë më kokë më kreun e shtetit. Sa herë që ka pasur zhvillime të rëndësishme politike ish-kryetari i PD është konsultuar me presidentin e Republikës.
(Berisha, takim me Nishanin në Presidencë) Foto të tjera
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)