Berisha: Qeveria flet për suksese
imagjinare, në 300 ditë 0 km rrugë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se në 300 ditët e para të qeverisjes nuk kanë investuar në restaurimin dhe ndërtimin e akseve rrugore, që sipas tij kanë mbetur të pambaruara që nga qeverisja e djathtë.
TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se në 300 ditët e para të qeverisjes nuk kanë investuar në restaurimin dhe ndërtimin e akseve rrugore, që sipas tij kanë mbetur të pambaruara që nga qeverisja e djathtë.
Duke marrë shkas nga bilanci i djeshëm i Ministrisë së Transporteve në vitin e parë të qeverisë, Berisha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook akuzon qeverinë se po flet sipas tij për suksese imagjinare.
“Të dashur miq, dje Edi Rama dhe zëdhënësi i tij për transportin nuk ishin në gjendje t'u tregonin shqiptarëve as dhe një km rrugë apo metër urë të ndertuar apo mirëmbajtur në mbarë vendin. Në 300 ditë qeveria Rama - Meta jo vetëm që nuk nisi një projekt të ri rrugë por ata, megjithëse kishin të gjitha fondet, nuk përfunduan dot 6 km rruge Memaliaj -Tepelenë, ndonëse traseja e saj 300 ditë më parë ishte hapur në të gjithë gjatësinë e saj.” shkruan Berisha në Facebook
Duke vijuar më tej, ish-kryeministri, tregon disa akse rrugore që sipas tij nuk është vënë dorë nga qeveria aktuale, mes të cilave edhe rruga e Arbrit.
“Në 300 ditë qeveria e sukseseve imagjinare nuk përfundoi dot rrugët në përfundim e sipër si Lushnje - Berat, Butrint - Sarandë, Krume - Has. Për të mos folur për bypassin e Fierit, rrugën Qukes - Qafe Plloçe, për të cilat fondet ishin gati. Rama, në shkurt vizitoi punimet në rrugën Qafë Thanë - Pogradec dhe u zotua se rruga do përfundonte para sezonit, ndërkohë punimet kanë mbetur aty ku ishin. Këto 300 ditë janë zhdukur nga fjalori i qeverisë dhe mediave rruga e Arbrit, për të cilin lamë të gatshëm koncesionin, boshti i jugut që ishte në ndërtim e sipër.” shprehet Sali Berisha, ndërsa shton se “në këto 300 ditë pushime të plota qeveritare në punët publike nuk u ndërtua asnjë ujësjellës, kanalizim, impiant i ujerave te ndotura, te ri por as dhe nga ato që ishin në ndërtim e sipër.”
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
61.9%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 3153
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërthimi në Zubin Potok, Bardhi: Akti terrorist, Serbia synon destabilitetin e Rajonit
30 Nëntor, 11:28
-
Tiranë/ Arrestohet 42-vjeçari, mbante armë pa leje në banesë (EMRI)
30 Nëntor, 11:25
-
Speciale/ Fjalori i madh i shqipes, përzgjedhja e fjalëve të reja dhe puna për hartimin! Intervistë me Anila Kananaj
30 Nëntor, 11:23
-
Si nisi sherri mes Rudina Dembacajt dhe ish-bashkëshortit për shtëpinë dhe vajzën, përplasja në dyert e gjykatës
30 Nëntor, 11:18
-
Ilir Yzeiri: Shpulla mbi fytyrën e shtetit
30 Nëntor, 11:10
-
Shpërthimi në Zubin Potok, Partia 'Djathtas 1912': Synohet të përhapet frikë e dëmtohet rendi demokratik në Kosovë
30 Nëntor, 11:08
-
Shpërthimi në Zubin-Potok, reagon Spiropali: Dënoj aktet terroriste të shkatërrimit të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepenc
30 Nëntor, 11:02
-
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
30 Nëntor, 10:53
-
Gara për shefa komisariatesh, të hënën nisin intervistat! Shefat e rinj zgjidhen nga komisioni me 3 gra
30 Nëntor, 10:46
-
Krijuan skemë mashtrimi me call- center, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq izraelitin dhe 38 shqiptarë! Dëmi mbi 2 mln euro
30 Nëntor, 10:37
-
Hidhet në erë kanali i ujit Ibër-Lepenc, Rama: Akt sabotazhi mbi infrastrukturën kritike! Goditja kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar
30 Nëntor, 10:26
-
Reshjet e borës mbulojnë akset rrugore në Shkodër, apel për përdorimin e gomave dimërore
30 Nëntor, 10:22