Berisha: Qeveria ka përkeqësuar
gjendjen e të rinjve, 32% të papunë 

Berisha: Qeveria ka përkeqësuar<br />gjendjen e të rinjve, 32% të papunë 
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se situata e të rinjve në Shqipëri po vjen e po përkeqësohet. Duke folur në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë, Berisha shprehet se qeveria aktuale ka rritur papunësine të rinjve në 32% . Në postimin e tij në Facebook, ai i rikthehet edhe çështjes së mbylljes së universiteteve, ku shton se shumë të rinj do të mbeten pa shkolla si rrjedhojë e kësaj nisme.

“Miq, 12 gushti eshte shpallur nga OKB si Dita Nderkombetare e Rinise. Ne fakt, çdo dite e vitit i takon me shume se kujtdo tjeter te rejave dhe te rinjve, pasi ata me shume se kushdo tjeter sjellin ndryshimin. Per ne shqiptaret, ne dallim nga kombe te tjera qe edhe kane "harruar" kur jane bere te lira, guximi, trimeria, vizioni dhe sakrifica e te rejave dhe te rinjve ne historine tone ne teresi, dhe dy dekadat e fundit ne vecanti, jane themeli i lirive tona. Mjerisht gjendja e te rinjve dhe te rejave ne Shqiperi po perkeqesohet me shpejtesi. Keshtu, brenda nje viti papunesia e tyre nga 19% u rrit ne 32%. Perveç kesaj, ne nje akt armiqesor ndaj te rinjve, qeveria Rama - Meta, duke ulur kuotat, mbylli me vendimin e fundit te saj dyert e universiteteve publike per 12 mije te reja dhe te rinj qe moren kete vit maturen si dhe hodhi ne rruge te madhe 8 mije te tjere duke ju mbyllur per qellime korruptive shkollat e larta dhe universitetet ku ata studionin. Duke u shprehur mirenjohjen me te thelle, le te urojme ne se bashku te rejat dhe te rinjte shqiptar per mbaresi dhe suksese!!” shkruan Berisha në Facebook. 

berisha fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale

Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale