"E dëgjova gjatë një takimi në Milano mes emigrantëve ku u tha se nuk deshi Berisha që ju të votoni. Ja ku i them, nuk deshe ti, dhe nëse ke kthyer mëndje të Hënën të biem dakord që çdo emigrant të votojë për vendin e tij, të votojë në zgjedhjet e 23 Qershorit. I kemi të gjithë në lista, qeveria merr përsipër të instalojë me shpejtësi teknologjinë më moderne, të votojnë online, nëpër Ambasada, mos ke frikë nga vota e tyre” tha Kryeministri.
Kryeminsitri Sali Berisha përuroi sot rrugën Hotolisht- Frarë në Librazhd. Duke premtuar më shumë investime për të përmirësuar infrastrukturën në fshat Berisha tha se “Kjo rrugë prej 6.2 km është një investim prej 146 milionë lekë dhe përfitojnë 1500 banoër të kësaj zone.
Berisha nuk la pa sulmuar kundërshtarin e tij politik dhe programin për një rilindje të Shqipërisë. ”I them Ramës se gënjeshtra është dobësia më e madhe e burrit dhe gënjen vetëm burri që ka frikë nga vetja e tij . Dy janë alternativat e tij gënjeshtër e mohimi”
"Duke mohuar Shqipërinë reale ai shpall të gënjeshtër mundin, punën e të gjithë shqipëtarëve, shpall të gënjeshtër anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave. Këto 8 vite Rama bëri vetëm një gjë, gjithçka për të bllokuar, por fatmirësisht NATO-n nuk e bllokove dot, nuk bllokove dot lëvizjen e lirë të shqiptarëve, ndonëse bëre gjithçka që t’u hiqje këtë mundësi shqiptarëve, bllokove ligjet me 3/5-at. Ia arrite, por dita e gjykimit po vjen shpejt. Me atë bllokim, ka bllokuar qindra mijëra euro investime për qytetarët. Mbështeje nga BE për ujësjellësa, shkolla, kopshte, vaditje. Bllokove vetëm për ligësinë e shpirtit tënd, sepse mendove se nëse merrej statusi Berisha do të merrte kredi të mëdha. Berisha dhe qeveria e tij bëri çdo gjë dhe statusi u rekomandua për Shqipërinë nga KE, me kushtin për të votuar këto 3 ligje. Me bllokimin e ligjeve ke bërë një akt të shëmtuar, ke shkelmuar çdo interes jetik të shqiptarëve. Janë me dhjetëra mijëra emigrantë shqiptarë që vetëm për shkak të mos marrjes së stautusit nuk u njihet pensioni në vendet ku punojnë. Po të merrej stautsi do t'u njihej pensioni dhe koha e penisionit siç u takon”- sulmoi më tej Berisha Ramën.
Berisha ftoi banorët të votojnë PD më 23 qershor ”ditën e ngallnjimit të programit të Shqipërisë së zhvilluar evropiane”.
Rruga Hotolisht - Frarë 6.2 km e gjatë, lidh qëndrën e komunës Hotolisht me lagjet periferike dhe rrugën nacionale Prrenjas - Elbasan. Ajo është financuar nga Qeveria Shqiptare dhe Fondi i OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID).
(sg/shqiptarja.com)