Berisha: Ramës i propozova në
1991 të bëhej deputet, nuk pranoi

Berisha: Ramës i propozova në <br />1991 të bëhej deputet, nuk pranoi
TIRANE - Për herë të parë Kryeministri Berisha deklaron se i kishte propozuar Edi Ramës të kandidonte si deputet në zgjedhjet parlamentare të 31 marsit të 1991. Në lëvizjen studentore të dhjetorit 1990 Edi Rama ka qenë njëri ndër iniciatorët më të rëndësishëm të rrëzimit të regjimit komunist të instaluar për 50 vite nga Enver Hoxha dhe mbështetësit e tij më të ngushtë.

“Rama do bënte mirë t’u kërkonte të falur shqiptarëve për të gjithë barbaritë e mizoritë që kreu ndaj shqiptarëve, diktatori Stalinist dhe bllokmenët e tij hoxhist. Në vend të bënte këtë dhe të paraqiste një lloj ndjese, jo vetë ai se ai s’ka qenë, megjithatë kur e kërkova për deputet nuk më erdhi, i çova fjalë, jo më tha por zgjedhja ishte e tij”, deklaroi sot Kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së.

Madje Rama është ftuar të marrë pjesë në festën që PD do të organizojë nesër në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve, me rastin e 22-vjetor-t të saj.

Mësohet se gjasat që kreu i PS Edi Rama të marrë pjesë në këto festime janë thuajse zero, por nuk përjashtohet pjesëmarrja e një eksponenti tjetër nga Partia Socialiste.

Redaksia online
(sg/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë