Berisha: Rama, axhami në politikë
analfabet në ekonomi

Berisha: Rama, axhami në politikë<br />analfabet në ekonomi
TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në Facebook mbi fjalën e pasuesit të tij në detyrë, Edi Rama në konferencën: "Të forcojmë ndërlidhjet në Europën Juglindore. Perspektiva për politikat dhe biznesin", të organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe Qendra e Studimeve për Europën Juglindore në Universitetin e Oxford-it (SEESOX).

Berisha, pasi ka përmendur fjalët e mira që u thanë për qeverinë e tij, duke theksuar se "Shqipëria ishte e vetmja që nuk ra në recesion falë modelit ekonomik", Berisha ka cituar në fund fjalët e një mikut të tij të huaj mbi fjalimin e Ramës: Mr. Rama jo vetëm është analfabet, por dhe rrezik real për ekonominë e Shqipërisë"

KOMENTI I POTË I BERISHËS: AXHAMI NE DIPLOMACI, ANALFABET NE EKONOMI

Të dashur miq.

Përsëri dje në konferencën për ekonominë, oratorë të FMN-së, BQE-së, Universitetit të Oksfordit, etj, deklaruan se ekonomia shqiptare ishte e vetmja në rajon që nuk ra në recesion.

Ata konfirmuan se Shqipëria falë modelit ekonomik pati një rritje ekonomike 4 herë më të madhe se sa vendet e rajonit, pati rritje të investimeve të huaja dhe eksporteve me 315 %, ulje të papunësisë nga 13,3 në 12 përqind. Ekspertët paralajmeruan qeverinë të mos prekë modelin aktual ekonomik. Kurse biznesi kërkoi të mos preket taksa e sheshtë.

Mirëpo këto e zemëruan shumë Ramën, aq sa ai nuk lexoi dot as fjalimin e përgatitur nga Cani dhe këputi marrëzira të tilla, se biznesi nuk do të jetë armik, se kompanitë e mëdha do të auditohen dhe nuk do të kenë të bëjnë me autoritetet tatimore të vendit, se borxhin do ta mbajë Banka e Shqipërisë (ndonëse vetëm ajo e mban, etj).

Ai i hutuar, sapo e mbylli fjalën, pyeti panelistët – “Si ju duk fjala ime”? 

Por, prej tyre mori vetëm disa shenja përçmuese, rrudhje buzësh e të tjera. Një mik i imi i huaj do të më shkruante nga salla, se Mr. Rama jo vetëm është analfabet, por dhe rrezik real për ekonominë e Shqipërisë - sb".

berisha komenti

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane

112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane