ELBASAN – Kryeministri Berisha vërejti sot nga Elbasani, ku po zhvillon një bashkëbisedim me gra e vajza, se 200 ditë më parë, Edi Rama bllokoi statusin e vendit kandidat ndërsa pak ditë më parë, firmosi marrëveshjen e bllokimit të ndërmjetësuar nga serbët, një marrëveshje anakronike sipas tij, që na kthen në vitet '40.  Serbët, që e duan integrimin, tha Kryeministri, firmosën të ndërmjetësuar nga ledi Ashton, ndërsa këta, firmosën në Shkodër, marrëveshjen e bllokimi të integrimit të ndërmjetësuar nga serbët".

Kryetarja e Kuvendit, e cila e hapi takimin, Jozefina Topalli tha se "kam vetëm një fjali: Burrat mund të jenë të majtë dhe të djathtë, por gratë janë vetëm të djathta".
Më pas, e mori fjalën kryeministri Berisha: " Dëshiroj të përulem me nderim më të madh përpara jush për mbështetjen tuaj ndaj Partisë Demokratike, ndaj atij program mbi të cilin u bazun shndërrimet e mëdha dhe epokale dhe që bëri në një kohë të shkurtër që nxorri shqiptarët nga mjerimi më i thellë. Ndaj atij programi që bëri që Shqipëria si asnjëherë tjetër të rrisë prodhimin e brendshëm me 11 herë më shumë".

“ALEANCA TJETËR BAZOHET KRYEKËPUT NE PAZAR E LIDHJE ME KRIMIN"

"Aleanca tjetër bazohet kryekëput në pazare të privuara nga çdo vlerë e moral shoqëror", - tha kryeministri, - " bazohet e tëra në lidhje të tmerrshme me botën e krimit, botë që ka dhe do ketë vetëm një fund: ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Ndaj ju ftoj më 23 qershor të bëjmë gjithçka, të votojmë për të ardhmen tonë, për të luftuar për një transformim të mëtejshëm të Shqipërisë. Shqipëria ka nevojë jetike të radhitet ndërmjet vendeve më të zhvilluara.

“DO TA THYEJME MURIN E TRASHE TE PATRIARKISE”


"Muri i patriarkisë është një mur i trashë, por ne do luftojmë për ta thyer atë. Ne duhet të qëndrojmë të gjithë në mbrojtje të të drejtave njerëzore, kudo që shkelen. Shpreh respektin më të madh për ju dhe besimin që ju do jeni arkitetektet e fitores së 23 Qershorit, datë në të cilën përballen alternative e vlerave".

“NË SHKODËR, U FIRMOS NJË MARRËVESHJE E NDËRMJETËSUAR NGA SERBËT”

“Ne hoqëm vizat, në një kohë kur kryetari i opozitës bëri çmos për bllokimin e tyre”, - tha Berisha. – “200 ditë më parë sis to, ai bllokoi statusin kandidat. Një akt të tillë nuk e ka kryer askush në Europë.

Çdo ditë ju ndiqni lajmet dhe dëgjoni udhëheqësit e kombit serbët që i thonë popullit se e firmosëm marrëveshjen për të firmosur marrëveshjen e integrimit. Ata firmosën marrëveshjen e ndërmjetësuar nga ledi Ashton, ndërsa këta firmosën në Shkodër, marrëveshjen e ndërmjetësuar nga serbët, duke kthyer vitet ’40. Ky është një anakronizëm i pafalshëm.  Marrëveshja me Kosovën ishte fitore e madhe e shqiptarëve, për integrimitn, ndërsa këta zotërinjtë firmosin në Shkodër marrëveshjen e bllokimit të inmtegrimit".

"GRATË E DUHUNUARA DUHEN PËRFSHIRË TË PARAT NË PROJEKTET E TRAINIMIT"


"Dhuna ndaj gruas ësHtë një nga problemet më dhimbshme sot", - tha kryeministri duke iu përgjigjur pyetjes së një juristeje.-"Ekzistojnë disa qëndra sot, por të pamjaftueshme dhe mund t’I quajmë thjesht qëndra emergjenca, por vazhdimësia dhe qëndrimi ynë i mëpastajshëm është se ne duhet të sigurojmë një mbëhstetje konstatnte ndaj tyre.  A ekzistojnë mundësitë? Sigurisht që po. Ne kemi fondet e trajnimit. Në ato ërp punësimin, 71% e përfituesve janë grad he ndër to, më të parat duhet të ishin këto të dhunuarat. Kjokrijon nevojën që atyre t’u krijohen kushte për punësim e jetë normale, pa dhunë".


Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)