TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me projektin e fonotekës ‘Marubi’ që u zhvillua dje në Shkodër, ku kreu i qeverisë Rama përveç kësaj, foli edhe për segmente rrugore që lidhin qytetin verior me Plavën dhe Gucinë në Mal të Zi.
Sipas Berishës, Rama “kishte shkuar tre herë në Shkodër vetëm për fonotekën. Por në fjalën e tij, Rama harroi fototekën dhe dha sihariqin se ai ka vendosur të lidhë Shkodrën me Plave e Guci”, shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.
“Dy segmente të kësaj rruge dhe konkretisht segmenti Han i Hotit-Tamar 27.2 km është në përfundim dhe janë investuar për të mbi 23 milionë dollarë dhe segmenti tjetër Vermosh -Dogane (kufi) 7 km, ka përfunduar me një investim të BE dhe qeverisë shqiptare 3 milionë dollarë.”-shton më tej Berisha.
Sipas Berishës tashmë “kanë përfunduar mbi 2/3 e rrugës që lidh Shkodrën me Gucinë dhe Plavën, kurse segmenti i fundit, i miratuar me vendim qeverie, mbasi është ndërkufitar, Tamare-Vermosh ka gati projektin dhe fondin prej kohësh të palës sonë dhe pret fondin që do angazhojë qeveria e Malit të Zi për të cilën është rënë dakord dy vite me parë.”
Por këto investime thotë Berisha, “për piktorin e sëmurë nuk është e vërtetë se në rrugën Hani Hotit- Vermosh-kufi është investuar qofte dhe një qindarke. Zërat e brendshëm i thonë piktorit se ajo nuk ka ndodhur, nuk mund të ndodhte në Shqipërinë e zezë”.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com