Berisha: Rama i lidhur me
krimin, instalon shtetin polico

Berisha: Rama i lidhur me<br />krimin, instalon shtetin polico
TIRANE -  Ish-kryeministri Sali Berisha ka artikuluar akuza të ashpra në drejtim të kreut të qeverisë, i cili sipas tij po drejton ekzekutivin si shtet policor që vepron kundër qytetarëve. Deputeti demokrat u ndal në disa raste të dhunës së policëve ndaj qytetarëve ndërsa tha se në burgjet shqiptare torturohen qytetarët në ambientet e mbipopulluara të burgjeve. Ish-kryeministri u ndal në rastin e rrahjes së Enver Bashës, zhdukjen e Enver Stafukës apo edhe rrahjen e nga policia të Thoma Mishës, i cili sipas Berishës është rast i ngjashëm me rrahjen e Kudret Kumes në Greqi.

 “E kam denoncuar në parlament qëndrimin e policisë ndaj Enver Bashës. Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit (duke treguar foton e Enver Bashës me fytyrën e dëmtuar ). Enver Basha dëshmitari kyç në vrasjen e 4-fishtë që pasi la punën në piceri dhe po shkonte në 4 të mëngjesit në shtëpi ra në një skenë tragjike sic ishte vrasja e 4 personave. Ndaloi dhe qëndroi aty. Ai konstatoi se trupin e Arbër Demirajt e morën dhe e plasën në një anë të rrugës dhe nuk e transportuan për në spital. Në prani të tij polici i tha “ik, zhduku” Xhuvanit. Dhe Xhuvani ja mbathi jo vetëm, i shoqëruar si pas mediave, nga djali i një deputeteje apo deputeti, të Arta Dades që janë anëtarë të “Hakmarrjes për drejtësi”. Ishin apo nuk ishin këtë duhet ta faktojë prokuroria. Pasi Konstandini ja mbathi me vrap, Enver Basha me motor i ndjek dhe i parakalon, i rrëmeben revolverin nga dora Konstandinit i cili i premton se do ta veshë me florinj e kaq dhe aq me miliona euro. I vuri së bashku me të hekurat dhe i futi në makinë. Enver Basha pa se me revolverin që Konstandini kishte ekzekutuar 4 të rinjtë ja hodhën pranë trupit të pajetë të Demirajt. Policia ra në kontakt me të dhe i tha “çfarë të lidh me Berishën”. Pasi i morën dëshminë i thanë se do shërblehesh, ditën tjetër i thanë s’ke asnjë shpërblim qërohu. Enver Basha konstatoi se e ndiqnin nga mbrapa persona të ndryshëm. Rojen e klubit e vetëvarin, dëshmitari tjetër ishte Enver Basha dhe u zhduk me çdo kush që Konstadini i partisë të dilte i larë”, tha Berisha.

Berisha është i bindur se nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama procesi i integrimit do të bëjë hapa mbrapa.

Pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve për të mësuar rreth procesit zgjedhor dhe organizimit të strukturave për 21 qershorin, ish-kryeministri nuk komentoi, por mohoi përçarjet brenda radhëve të PD. Nga ana tjetër Berisha paralajmëroi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për të cilat tha ai do të vendosin qytetarët. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur