Në mbledhjen e qeverisë kryeministri akuzoi Ramën se deklarata e tij se do të heqë taksën është “taktikë elektorale”. Sipas tij Rama kërkon të marrë pushtetin nëpërmjet keqinformimit por dhe pazareve dhe shpjegoi “Rama bën pazare me heqjen e taksave për të marrë pushtetin” - tha Berisha
“I bëj thirrje të heqë dorë nga logjika e pazareve se bëhet figura më e keqe. Nuk është politika pazar por moral e mundësi alternativash. Rama beson vetëm në forcën e pazarit.”- tha Berisha duke treguar historinë e mësuar nga dy deputetë.
“Mu kujtua dita kur u zgjodh në krye të PS-së. Dy ekonomistë biseduan me njërit tjetrin .
Njëri: Çe deshi ky këtë post.
Tjetri: "Si çe deshi. Ai mori bankën më të madhe të Ballkanit”.
Koncepti i dytë që përdor Rama, sipas Berishës, është trillimi dhe keqinformimi: “Dëgjoi se në Greqi kanë falimentuar 30 mijë biznese deklaroi se në Shqipëri kanë deklaruar 30 mijë biznese. Berisha kundërshtoi Ramën lidhur me deklarimet e tij për biznesin e vogël. Sipas tij në Tiranë në këto 8 muaj bizneset janë rritur 10 apo 12 % ndërkohë që janë mbi 9 mijë të punësuar.
Nga ana e tij Rama deklaroi dje se shume biznese ishin mbyllur dhe ishte shumefishuar sistemi i taksave.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com