Nga Kamza, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka grumbulluar në duart e tij 10% më shumë pushtet se vetë diktaktori komunist, Enver Hoxha. Gjatë një takimi me simpatizantët demokratë para të cilëve prezantoi Arjan Hoxhën si kandidat për bashkinë e Kamzës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Berisha e konsideroi këto zgjedhje si më të rëndësishmet në vend që nga viti 1992.
“Sot kjo betejë është një betejë më e rëndësishmja e zhvilluar në Shqipëri që nga viti 1992. Në vitin 1992 ne së bashku përmbysëm monizmin stalinist 45-vjeçar. Monizëm që u krijoi shqiptarëve dhe Shqipërisë katastrofën më të madhe politike, sociale dhe ekonomike. Por sot përsëri pas 32 vitesh, Edi Rama ka përqendruar në duart e tij, 10% më shumë pushtet seç kishte diktatori komunist në vitin 1992”- u shpreh Berisha.
Duke ripërsëritur largimet e qytetarëve nga vendit, Berisha tha se një e treta e shqiptarëve kanë zgjedhur rrugën e emigrimit gjatë 8 viteve të fundit, duke qenë se nuk arrijnë të ndërtojnë dot të ardhmen e tyre në Shqipëri.
“Kamza, Tirana, Shqipëria sot ka humbur gjatë këtyre 8 viteve mbi 1 mln banorë, ka humbur 35%, 1/3 e popullatës. Të gjithë ne së bashku jemi 1/3 më pak, se njerëzit tanë janë larguar, largohen nga ky vend për arsye se nuk ndërtojnë jetën e tyre. Tirana, Kamza, Shqipëria largohen dhe pakësohen qytetarët e tyre, sepse ata vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen”- shtoi kreu i Rithemelimit.
Ai theksoi se për çdo punë publike të bërë në vend, qeveritarët qëndrorë dhe vendorë, përvetësojnë 80 deri në 90% të fondeve publike dhe kjo është një prej arsyeve përse shqiptarët largohen nga vendit.
“Këta qeveritarë qëndrorë dhe vendorë vjedhin 80-90% të fiondeve në çdo punë publike,. Ndaj edhe borxhi rritet dhe shqiptarët vetëm largohen çdo ditë e më shumë nga Shqipëria”-nënvizoi ai.
Ndërkohë që Berisha vijon takimet me simpatizantët demokratë në qytete të ndryshme, Alibeaj tha se ditën e nesërme do të merret një vendim përfundimtar lidhur me mënyrën sesi PD do të zgjedhë të garojë në zgjedhjet vendore të 14 majit.
largohen se ti moster i prishe te gjitha fabrikat e uzinat shkatrrove gjithe cka ti je shkaktari asnje tjeter
Përgjigju