TIRANË – Deputeti demokrat Sali Berisha i ka vazhduar edhe sot, akuzat kundër Ministrisë së Mbrojtjes drejtuar nga Kodheli për transport dhe trafikim droge.
Vendimin e Komisionit të Sigurisë për të mos e thirrur ministren të dëshmojë për këtë akuzë të ish-paraardhësit të saj, Imami, Berisha e ka konsideruar si një frikë të Kryeministrit Rama nga transparenca dhe pohim në heshtje të akuzave.
Ai shkruan në Fb: “Rama ka frikë nga transparenca si djalli nga temjani! Ai sot urdhëroi deputetet e tij ne Komisionin e Sigurise të hedhin poshtë me vota, kërkesën e deputetëve të PD-së për paraqitjen nesër, në Komisionin e Sigurisë, të znj. Kodheli për të dhënë shpjegime mbi përdorimin e bazave ushtarake për transport dhe trafikim droge.Me këtë akt absurd, Rama vetëm provon vërtetësinë e akuzave të opozitës,”- thekson Berisha.
Shënimin e tij ish-Kryeministri e mbyll me sloganin që tashmë ai e ka personalizuar dhe vendosur në fund të çdo komenti: “Protestë ndaj Edi Ramës!”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com