Berisha: Rama ka urrejtjen e
humbësit, bllokon integrimin

Berisha: Rama ka urrejtjen e<br />humbësit, bllokon integrimin
TIRANË – Demokratët akuzuan sot në Kuvend, kryesocialistin Rama se po shtyn enkas reformën zgjedhore, për të justifikuar dështimin e tij. Kreu i grupit kuvendor, Astrit Patozi tha në fillim të seancës plenare se akuzat e Ramës dje janë provokuese e synojnë ndërprerjen e bashkëpunimit.
“PS i mungon vullneti politik. Asnjë përfaqësues i PS nuk e ka ngritur çështjen e kohës si problem të madh. Shqetësimi i Rames nxitet nga problemi i tij i brendshëm . PS lë lërë mënjanë taktikat bizantine dhe të angazhohet realisht”, tha Patozi. Ai i bëri thirrjes të majtëve të mos bllokojnë reformat me taktikat e vjetra.
“Hajde të bëjmë detyrat e shtëpisë, sejcili në misionin e vet dhe të presim bashkarisht vlerësimin e ndërkombëtarëve për zgjedhjet e ardhshme. Asnjë marrëvedhje nuk funksion me shantazhe, gracka e kurthe”, tha ai.

ORA 10:30 RUCI: QEVERIA MINON INTEGRIMIN
I menjëhershëm ishte reagimi i kryetari të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi.
 “ U quajtën kushte për të vazhduar reformën, ato reforma që përpara tre muaj e gjysmë i kemi nënshkruar bashkarisht për reformë të plotë brenda tre muajsh. Deri më tani është në përmbushje të plotë vetëm ligjet me shumicën e cilësuar ku opozita ka bërë detyrën e saj. Brenda marsit sikurse jemi angazhuar do japim votën tonë. Por rradha është i reformës zgjedhore që është në finishin e kohës së miratuar në parlament. Ajo që kemi trajtuar në konferencën e kryetarëve dhe në seancën e parlamentit është jo se mungon vullneti për të plotësuar tekat e opozitës por rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR dhe atij të BE”, theksoi Ruçi.
“Thoni pra që nuk jeni dakord me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe jo me tekat e opozitës. Opozita është aty përfaqësuesit tanë janë të gatshëm aty 24 orë në dispozicion për ti bërë këto dhe ne kemi vënë provën tonë duke miratuar kodin detar, kodin rrugor, kodin ajror, kodin civil e kodi penal po përfundon. Janë të gatshëm kolegët për gjykatën administrative. Nëse këtu anatemoni për të bllokuar dhe akuzoni opozitën dhe liderin e saj atëherë ju keni bllokuar dy reforma të rëndësishme si kërkesa të progres raportit”, tha kreu i grupit kuvendor socialist.


ORA 10: 45 BERISHA: RAMA KA URREJTJEN E HUMBËSIT
Kryeministri Berisha akuzoi të majtët dhe kryesocialistin Rama se po bën përpjekje që me çdo kusht të bllokojë statusin e vendit kandidat. Sipas Berishës, ky është edhe qëllimi i akuzave të djeshme të Ramës se reforma zgjedhore po zvarritet.
“Në traditën e  kristalizuar pas 2008, lidershipi i PS merr përsipër të grisë çdo marrëveshje. Kjo nuk na befason. PS po bën gjithcka për të bllokuar integrimin. Nëse doni të ecim bashkarisht mirë, nëse nuk doni 2013 vjen dhe shqiptarët do t’ju japin përgjigjen e duhur”, tha kryeministri.

Berisha tha se opozita kërkon që kryeministrit t’i kufizohet koha e të ndryshohet Kushtetuta në parlament.
“Kërkojnë që kryeministri, siç është e përcaktuar në këtë kushtetutë dhe çdo kushtetutë tjetër të mos mund të marrë fjalën në parlament më shumë se dhjetë minuta. Kryetari i tyre, i cili është edhe kandidati kryesor për kryeministër në logjikën formale, nuk garoi për deputet, e pengova unë zotrinë? Përkundrazi i ofrova që t’i lejonte të ishte edhe kryetar bashkie edhe si deputet në garë. Ja bëra këtë në një shenjë e vendosmëri që të mos ndodhte rast unikal në Evropë dhe Botë kur komandanti nuk dilte në krye por u thoshte prapa u vjen Jani. Unë e falënderoj publikisht tani që nuk garoi…..e falënderoj edhe që garoi në Tiranë”, insistoi Berisha.
Kryeministri tha se opozita kërkon të votohen fshehtas dekretet.
 “Zotri është dekret, edhe për personat këtu votojmë fshehtas por dekreti nuk është person, dekreti është akt madhor, juridik dhe dekreti nuk është asnjëherë person. Nuk votohet për personin por për ligjin”, theksoi Berisha.

ORA 11: 10 TOPALLI – RUCIT: TI S’KE PËR TË QENË KURRË KRYEMINISTËR
Pas fjalës së kryeministrit Berisha, në sallë kanë shpërthyer replikat mes socialistëve dhe kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli. Kreu i grupit kuvendor, Ruçi ka kërkuar të marrë fjalë, por Topalli ka deklaruar se rregullorja nuk e lejon.
“Zoti Ruçi, ti nuk je kryeministër dhe mesa shoh s’ke për të qenë kurrë”, tha ajo.


ORA 11: 20 RUÇI: FILOZOFIA E BERISHËS NA LARGON NGA EUROPA
Kryetari i grupit kuvendor socialist pasi ka rimarrë fjalën ka deklaruar se Shqipërinë e mban larg Europës, filozofia e mbrapshtë e kryeministrit. Ai tha se PS është e gatshmë të bashkëpunojë për reformat, dhe të fshihet njolla negative me të cilën Berisha ka damkosur vendin që prej 2009.
“Do të jemi në të tre komisionet për të dhënë kontributet brenda afateve. Por jo të gënjejmë veten me situata që na cojnë në kalendat greke. Të gjithë e dimë mirë se kush gënjen”, tha Ruçi.



(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona