Ish Kryeministri i vendit dhe ish kreu i PD, deputeti Sali Berisha ka publikuar fotot e Kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij në Kinë. Në retorikën e tij Berisha përmdend shifra dhe llukse, që sipas tij, Edi Rama i përfton nga “bamirës anonim”.

Si rrallë herë, këtë rradhë deputeti Berisha nuk ka publikuar ndonjë foto të tij personale në ambientet e zyrës apo duke notuar në det, por ripublikon fotot e Kryeministrit të vendit, Rama. Ndërkohë që ky i fundit duket goxha në formë, Berisha e cilëson në profilin e tij personal në Facebook si “kleptokrat”.

Më poshtë postimi i plotë i deputetit Berisha ne Facebook.

“Me charter privat Tiranë - Pekin. Në Neë York, 2 javë në “Four seasons” 4500 dollarë nata të paguara nga "bamirësi" anonim. Sarajet në Dajt, me truall të blerë 2 dollarë metri katror??? dhe me gjatësi themelesh 57 m, që ndërtohen gjoja me parat e "Kurbanit". Këtë e lumturojnë sevapqaret që bien në sevda me të! Ata e peshojnë sa herë duan në kandar! Ky është standarti personal i kleptokratit Edvin Kristaq Rama! Sb”

berisha facebook

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)