Berisha: Rama mashtron, xhamia
s'ndërtohet në truall të shtetëzua

Berisha: Rama mashtron, xhamia<br />s'ndërtohet në truall të shtetëzua
TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj lajmit të dhënë ditën e djeshme nga shefi aktual i qeverisë, Edi Rama se në nëntor do të nisë ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë, për të gjithë besimtarët myslimanë.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha akuzon se kryeministri Rama po mashtron, pasi sipas tij Xhamia e Madhe nuk mund të ndërtohet në tokë të shtetëzuar. Ish-kryeministri shkon më tej kur thotë se pronarët e truallit ku parashikohet të ndërtohet Xhamia, kanë fituar gjyqin.

Berisha, e cilëson një bllof të radhës premtimin e Ramës, ndërsa e akuzon këtë të fundit se është përgjegjës për bllokimin e ndërtimit të Xhamisë së Namaszgjasë për 11 vite si kryebashkiak i Tiranës.

Më poshtë postimi i plotë në Facebook i Sali Berishës:

Edi Rama jo vetem qe nuk skuqet nga genjeshtra e tij, por kapardiset dhe ndjehet me krenar me te. Te dashur miq, sot eshte dite Bajrami dhe natyrisht vetem urohet, por Rama mendon se edhe kete dite te bekuar te Zotit vetem mashtrohet. Keshtu, dje, ai plot krenari per genjeshtren e tij, i thoshte shqiptareve se legalizimet i keni falas paçka se sot ata paguajne 2 - 3 here me shume se nje vit me pare. Kurse sot, ne kete dite te shenjte Bajrami, gjate vizites ne Komunitetin Musliman, ai mashtroi miliona besimtaret musliman shqiptar kur deklaroi se ka zgjidhur problemin e ndertimit te Xhamise, qe vete ai e bllokoi nje vit me pare duke prishur marreveshjen midis Komunitetit Musliman dhe pronareve bujare e fisnik qe i dhuronin 5 mije m2 truall ne kembim te nje leje ndertimi te nje objekti qe pershtatej plotesisht me Xhamine.

Ndertimin e Xhamise se madhe te Tiranes Rama e bllokoi duke mos dhene leje per 11 vite sa qe kryetare bashkie. Me largimin e tij, Bashkia e Tiranes, Komuniteti Musliman, pronaret e Tiranes te nje siperfaqe te madhe trualli tek Namasgjaja, arriten marreveshjen dhe u inagurua fillimi i punimeve te Xhamise se madhe. Rama tallet dhe me cinizem mashtron Komunitetin Musliman kur thote se e ka zgjidhur problemin e ndertimit te Xhamise se madhe qe ai vete e prishi, sepse ne te vertete nuk ka zgjidhur asgje. Ai zotohet se me shtetezim do iu marre token pronareve.

Ky eshte vetem bllofi i tij i radhes. Kjo sepse se pari pronaret e truallit te dhuruar kane fituar gjyqin me Ramen, se dyti Xhamia nuk eshte thertore as dhe tregtore apo ure, por institucion i shenjte kulti qe mund te ndertohet vetem mbi truall hallall dhe jo kurre mbi truall te shtetezuar forcerisht nga shteti. Tani pritet vetem kur te nxjerre mashtrimin e ri per Xhamine dhe ajo te mos ndertohet per sa kohe ai te jete ne pushtet. "RAMA IK" eshte zgjidhja e vetme e shpejte per Xhamine e madhe te Tiranes!! 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën