Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me denoncimet për farsën zgjedhore të 11 majit, siç e quan ai, gjatë të cilës sipas kryedemokratit qeveria e Edi Ramës ka promovuar dhe inauguruar projekte infrastrukturore edhe pse ishte periudhë e ndaluar zgjedhore.

Gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu, Berisha theksoi se ‘promovimet dhe inaugurimet janë një shkelje flagrante e kodit dhe parimeve ndërkombëtare’.

"Vangjush Dako me pantallona, apo Emirjana Sako me 13 Janar 2025, në kundërshtim flagrant me ligjin promovon ndërtimin e dy unazave të qytetit.

E promovoi njëherë Rama tani kjo Emirjana, Gjushi me pantallona.

Me 17 janar paraqitja publike infrastrukturë e re për varrezat, Bashkia Durrës.

Vazhdon kjo nuk ka të ndalur, është e shfrenuar në shkallë ekstreme në raport me ligjin.

20 Janar 2025-Emirjana Sako: Shpallje për përfundimin e punimeve në rrugën ‘Bletaj’ në Rrashbull, Bashkia Durrës

27 Janar 2025-Emiriana Sako: Promovimi i infrastrukturës publike-Shëtitorja e Plazhit, Bashkia Durrës. Për të 15 herë flitet për këtë çështje.

17 Janar 2025-Emiriana Sako: Paraqitje publike-Infrastrukturë e re për varrezat, Bashkia Durrës. E përsërit vazhdimit kjo.

Mund ta quash mafiozi, mund ti japësh çdo mbiemër. Me asgjë nuk mund të përshkruhet veprimtaria kriminale e këtij individi dhe lidhjet e tij të pamohueshme me kanabizimin e qarkut.

Pra këto ishin disa nga aktivitetet ku janë përdorur fondet dhe buxheti i shtetit për të ndikuar në zgjedhje." - u shpreh Berisha.