Berisha: Rama nuk hyri në zyrë
se kishte frikë nga përgjimet

Berisha: Rama nuk hyri në zyrë<br />se kishte frikë nga përgjimet
TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Edi Rama duke pasur frikë të madhe nga përgjimi ka hequr nga selia e kryeministrisë, E-Kabinetin.

“Të dashur miq, obsesiv (dyshues) deri në frike ekstreme, Piktori dështak hoqi nga salla sistemin dixhital të rendit të ditës të mbledhjeve të qeverisë, i cili ka kushtuar 1 milion $ dhe që i kursente shtetit dhjetëra tonelata letër dhe mjete të tjera kancelarie. Ky sistem i instaluar tre vjet më parë do të lidhej në vazhdim me të gjitha ministritë dhe agjensitë e tjera dhe shumë shpejtë do të bente të mundur që komunikimi në të gjitha agjensitë të ishte vetëm dixhital për të gjithë administratën dhe të kurseheshin qindra milionë lekë materiale zyrash”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.

Sipas deputetit të PD-së, Sali Berisha, “Rama vuan shumë nga obsesionet në tërësi dhe ai i përgjimit në veçanti. Ai nuk hyri në zyrën e tij nga frika e çimkave (përgjueseve) ndonëse dy agjensitë mike që ai thirri pas kontrollit të imtë, çertifikuan zyrën si të pastër, pa përgjues. Pavarësisht nga kjo ai shqepi të gjithë parketin dhe suvanë e zyrës para se të futej por çimka nuk gjeti”.

Por sipas ish-kryeministrit, historia vazhdon. “Kushurira me të cilën ndan shpirtin e zi të dajë Kolekës i thotë se përgjimi bëhet edhe nëpërmjet kompjuterit dhe aksesorëve të tij. Kaq u desh dhe u pre fillimisht kablli qendror fibro optik nga vetë kushurira, si gjoja gabimisht, të nesërmen në darkë u shkulën laptopët dhe aksesorët e tyre. Këtij i thone ndryshim. Me vrap drejt shkuarës!!!”, përfundon shënimin e tij në Facebook, ish-kryeministri, Sali Berisha.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë