Berisha: Rama piktor, s'merr vesh
nga ekonomia, unë doktor por mësova

Berisha: Rama piktor, s'merr vesh<br />nga ekonomia, unë doktor por mësova
ELBASAN- Biznesi është promotori i zhvillimit ekonomik të vendit dhe gjenerator i krijimit të vendeve të reja të punës. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me sipërmarrësit në Elbasan. Ai ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se kërkon të dëmtojë biznesin. Sipas tij, Rama nuk merr vesh nga ekonomia, pasi është piktor. Ai tha se edhe vetë është doktor, por ka mësuar nga ekonomia dhe dëgjon këshilltarët.

BIZNESI GJENERATOR I VENDEVE TE PUNES
 Kreu i qeverisë ka theksuar sërish se papunësia në vend është ulur, ndërkohë që vendet e tjera kanë regjistruar rritje për shkak të krizës.  “Filozofia jonë mbështet biznesin që të krijojë vende pune. Shteti nuk mund të bëjë po aq mirë atë që bën sipërmarrja. Ndaj ne i kemi besuar biznesit si gjenerator i vendeve të punës. Është një lehtësim i madh që gjatë vitit 2012 u krijuan vende pune të cilat ulën papunësinë, kur në vend të tjera u dyfishua. Kjo është meritë e biznesit. Jeni përballur me vështirësi, por kjo qeveri ka besim absolut se ky vend zhvillohet duke zhvilluar biznesin, se shqiptarët pasurohen duke fuqizuar binzesin, tha Berisha.

Më tej, Berisha u tha biznesnëve se paketa e uljes së taksave, vazhdon edhe më tej për të krijuar një klimë sa më të favorshme për biznesin.

“Programi ynë ka pasur qëllimin më madhor të bëjmë gjithçka për uljen e taksave dhe për t'u përpjekur për të ofruar shërbime më të mira. Kjo filozofi arriti të funksionojë që në këtë kohë shtrëngate ekonomike, shtrëngate të paparë, anija e këtij vendi të vogël nuk u përpas me shkëmbinjtë" tha kreu i qeverisë.

BERISHA: RAMA NUK MERR VESH NGA EKONOMIA, AI ËSHTË PIKTOR, EDHE UNE JAM DOKTOR, POR KAM MESUAR

Në bashkëbisedimin me sipërmarrësit e Elbasanit, Berisha ka vënë theksin në uljen e taksave, dhe favorizimin e biznesit. Ndërkohë, ai ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se kërkon të dëmtojë biznesin. Sipas tij, Rama nuk merr vesh nga ekonomia, pasi është piktor. Ai tha se edhe vetë është doktor, por ka mësuar nga ekonomia dhe dëgjon këshilltarët.

“Ky zotëri që promovon këto modele ekonomike, është një bosh absolut në aspektin ekonomik, pasi ai është piktor. Edhe unë jam doktor, por kur nuk di je i detyruar të mësosh, ose të flasin këshilltarët. Por të dalësh me platforma të tilla, sipas të cilave GDP duhet të matet, si dhe krijimin e zyrës pranë kryeministrit për ankesat e qytetarëve, këto janë të rrezikshme. Njeriu që del në piedestal si truri i tij ekonomik, është Koço Kokëdima. Unë i dija marrëdhëniet mes tyre dhe askush nuk e besonte kur unë thosha që ai është kryetari i PS. Tani ky vjen me një njeri që është armik i betuar i investimeve të huaja. Ky model që serviret është absolutisht i rrezikshëm”, ka vijuar më tej Berisha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë

Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë