TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha ka lëshuar një thirrje për protesta të përgjithshme popullore kundër kryeministrit aktual Rama “si përgjigje e merituar ndaj revanshit të tij kundër lirisë së fjalës.”
Pasi Berisha ka ndjekur me vëmendje intervistën e Kryeministrit në emisionin “Opinion”, ai ka komentuar gjatë në rrjetin social përgjigjet e Ramës.
“Rama hoqi masken dhe u vërsul me urrejtje të paparë ndaj mediave,”- shkruan Berisha, - “të cilat sipas tij ishin tashmë fajtore direkt për fjalët prej halabaku ordiner si: maskara, rrotë k… që kishte regjistruar mikrofoni i tyre ne seancën parlamentare, mbasi ato ai i kishte thënë duke folur me vete dhe kundër askujt.
Mediat ishin fajtore per informacionin me te cilin faktonin se Rama ka mashtruar për legalizimet falas; mediat e kishin fajin se kishin regjistruar ne tre muajt e fundit 30 raste eksplozioni me tritol, mediat pra kanë zëvendësuar si fajtor, ndonëse jo plotesisht, Sali Berishën. Madje mediat e kishin fajin se numri i të vrarëve në tre muajt e fundit, sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Brendshme, ishte me i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është një shantazh i paskrupullt dhe i dënueshem ndaj mediave,”- përfundon Berisha. - “Vetëm protesta e përgjithshme popullore është përgjigja e merituar ndaj revanshit të tij kundër lirisë së fjalës.”
Redaksia online
(armanda shtëmbari/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com