TIRANË - "Për hakmarrje, administrata në gijotinë! Rama prishi konsensusin, minon statusin e vendit kandidat". Kështu e ka quajtur ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PD, Sali Berisha shtyrjen e hyrjes në fuqi të "Ligjit për Shërbimin Civil".
"Edvini po prish konsensusin e dates 4 maj duke shtyre hyrjen ne fuqi, sipas parashikimit, te Ligjit per Sherbimin Civil, qe ishte njeri nga tre kushtet qe Shqiperia te merrte statusin e vendit kandidat. Kete veprim po e ben per te vendosur ne gijotine administraten publike te vendit, per kualifikimin e te ciles jane shpenzuar qindra milion euro nga shteti dhe partneret tane", shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.
Sipas tij, "eshte kjo administrate qe me aftesite, perkushtimin e saj, projektoi dhe zbatoi keto 8 vite nje univers reformash qe bene te mundur anetarsimin e Shqiperise ne NATO, firmosjen dhe zbatimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit, heqjen e vizave dhe rekomandimin per statusin e vendit kandidat".
"Keto reforma garantuan rritjen ekonomike, dyfishimin e rrogave dhe pensioneve, ndertimin e mbi 10 mije km rruge, 1300 shkollave, 700 ujesjellesave dhe kanalizimeve, 400 qendrave shendetesore dhe spitaleve, etj. Rama njeriu qe 8 vjet punoi kunder integrimit tani prish konsensusin dhe minon statusin qe ishte i sigurt! Ky eshte vetem fillimi!! sb"
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com