TIRANË - "Edvin Kristaq Rama nisi rilindjen ne Tirane me rindertimin e zyrave te tij dhe e vazhdoi me promovimin ne New York te kulles qe ka me Fidel Yllin. Pra zyrat e kryeministrise dhe kulla e tij me Fidelin ishin dy çeshtjet me te rendesishme te javes se pare te axhendes se Rames brenda dhe jashte vendit....", ka nisur komentin e tij në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha ka analizuar kritikat me foto të Ramës mbi mjediset e lëna pasdore Kryeministrisë, duke thënë se "Kryeministri dhe ministrat, kur eshte e nevojshme, bejne investime ne mjediset e punes por kur i shkaterrojne vete zyrat per t'i rindertuar pa prokurime deshmojne se duan thjesht te mbushin xhepat".

Berisha ka kritikuar promovimin e kullës TID të Tiranës, e cila në muzeun MOMA në Nju Jork u vlerësua si një ndër dhjetë më të bukurat në botë në dhjetë vitet e fundit. Sipas tij, kryeministri dhe qeveritaret e nje vendi mund te promovojne ne bote prodhime, potenciale, arritje te vendit tyre, kjo eshte normale dhe e dobishme.

"Por kur bejne ate qe beri piktori deshtak, qe ne nje muze te New York-ut mbajti fjalim per kullen qe ka me ortakun e tij, miliarderin e PS Fidel Ylli, kjo eshte shperdorim i hapur i pushtetit dhe parave te takspagueseve shqiptar per fitime personale".

berisha facebook
(Në foto: Komenti në Facebook i Berishës).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)