TIRANE- Gazeta Shqiptarja.com (print) bën sot një krahasim të hartës elektorale të zgjedhjeve 2005, 2009, emrat që përfaqësuan dy partitë e mëdha. Kandidatët që dhuruan fitoren dhe humbësit. Proporcionali për zgjedhjet 2009, si u bë lufta në “zonat e rrezikshme”, Gara mazhoritare 2005 dhe ndarja e votave për kandidatët
EMRAT QE I DHANE FITOREN BERISHES NE 2005
Sistemet zgjedhore janë përcaktuese në ballafaqimin elektoral, ku qytetarët gjykojnë dhe më pas vendosin për të dhënë votën e tyre se kush do t'i qeverisë në një mandat të caktuar katërvjeçar. Mazhoritari është sistemi përfekt për të nxjerrë në pah aftësitë individuale të kandidatëve për deputetë, pa shmangur mbështetjen e partive respektive, që të thithin sa më shumë vota për vete dhe partinë dhe për të zënë një vend në Kuvend.
Po të marrim në analizë zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, ku sistemi zgjedhor ishte miks, me mazhoritar në 100 zona dhe 40 mandate të tjera dilnin nga korrektimi i proporcionalit, vihet re fare lehtë se PD e Berishës paraqiti një listë të kuruar mirë e me emra që kishin mbështetje në bazë, emra që kishin qënë dhe themelues të PD që ishin larguar prej vitesh, por që falë këmbënguljes së Berishës u rikthyen në PD, emra të rinj të shkolluar në perëndim, kandidatë potencialë nga shoqëria civile të paangazhuar asnjëherë. Pra në tërësi u vendosën njerëz të pakonsumuar, që ishin të "uritur" për të fituar e për të kthyer PD pas 8 vitesh në opozitë në majën e pushtetit. Ndërsa përballë kishin një PS të lodhur nga 8 vitet e qeverisjes, nga përplasjet për pushtet brenda partisë, të përçarë me të larguar potencialë nga partia dhe krjimin e formacioneve të reja politike siç ishte Meta që krijoi LSI.
Pra kandidatët për deputetë të PS ishin ose ministra, ose zv.ministra dhe drejtorë drejtorish të rëndësishme mbi të cilët rëndonin shumë akuza për korrupsion, abuzim me pushtetin dhe akuza të tjera me kosto të vërtetë elektorale. Në këtë kontekst, kandidatët e PS që garuan përballë atyre të PD s'kishin motivim për të fituar. Për më tepër kishin humbur sensin e përballjes me realitetin, duke bërë një fushatë të vakët e të kushtueshme që rezononte me gjendjen e qytetarëve shqiptarë, që preferuan që të mbështesinin "asketët" e Berishës, të veshur thjeshtë e me fjalë të thjeshta, me premtime të mëdha aty ku dhembte më shumë për qytetarët, të fryra pasi ishin shkëputur nga pushteti e nuk dinin çfarë bëhej ndryshe nga kandidatët e PS që s'hynë shumë në premtime të parealizueshme dhe për shkak të njohjes së pushtetit, të shkëputjes nga realiteti por dhe për shkak të mungesës së motivimit. Pak a shumë sikurse sot. Rezultati dihet atëherë, PD me 56 deputetë dhe PS me 43 deputetë. sot presim ta shohim, ndonëse është ndryshe, sistem proporcional, por jo se s'ndikojnë kandidatët e vendosur nëpër lista.
PD MË 2009, EMRA FAVORITË PS MË 2013 MË NË AVANTAZH
Në zgjedhjet parlamentare të 2009, të parat zgjedhje që bëheshin me sistemin proporcional rajonal por dhe të parat që udhëhiqeshin për PS nga Rama, pati qasje të ndryshme në lidhje me kandidatët për deputetë në listat rajonale. Nëse Berisha i kushtoi shumë rëndësi kryesimit të listave proporcionale rajonale me emra që ishin shumë të lidhur me PD, kreu i PS Rama më shumë rëndësi i kushtoi përzgjedhjes së personaliteteve e nga shoqëria civile, në përpjekje për të rinovuar PS. Duke qënë se përpos mbështetjes për liderët dhe partitë respektive, qytetarët duan të kenë dhe kandidatë që të ngjallin besim dhe kanë mbështetje tek ata, qasja e tyre në zgjedhjet e vitit 2009 ishte e ndryshme jo vetëm duke bërë krahasimin mes PD dhe PS por dhe në vetë partitë respektive sipas qarqeve. Por lufta më e madhe u përqëndrua në atë që quhet "mesi i tabelës", pra aty ku mbaron zona e sigurisë për secilën parti e ku luhet thjeshtë dhe për një votë për të marrë një mandat deputeti. Në mesin e listës së kandidatëve për deputetë bëhet lufta më e madhe por dhe përzgjedhja është më e kujdesshme, ku zakonisht vendosen të "fortët" e listës ose biznesmenët, në mënyrë që të marrin votën në një mënyrë apo në një tjetër. Nëse Berisha u kujdes që në zgjedhjet e vitit 2009 të kishte përparësi në krye të listës e "mesin e tabelës", kreu i PS Rama u kujdes më shumë për të gjetur personalitete në disa qarqe. Dhe rezultati dihet, PD merr 68 mandate plus një deputet të PR dhe një të PDI, ndërsa PS merr 65 mandate, plus dhe një deputet të PBDNJ. Pavarësisht akuzave për vjedhje votash, vendosën 4 votat e LSI të Metës dhe qeveria e Berishës vijoi një mandat të dytë. Rama e korigjoi "shënje strën" në zgjedhjet vendore të 8 majit duke përzgjedhur kandidatë për kryebashkiakë më të mirë se Berisha dhe siguroi fitoren. Mendohet që këtë skemë do të përdorë dhe më 23 qershor, Ndërsa Berisha ka akumuluar në tetë vite shumë konsumim politik dhe e ka shumë të vështirë përzgjedhjen e kandidatëve.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com