Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Berisha shprehet se sipas tij gjyqtarët kryeministri Rama “Diten i quan kriminele, ferr, vrases e me zi, naten i mbushin xhepin dhe urdheron Nasipin te marre kthesen e te bej UUUN!”
“Rama telefonon vete gjykatesit ose dergon seksere dhe i kercenon ata me jete. Me urdher te tij ministri Naço braktis mbledhjet e Keshillit te Larte te Drejtesise vetem e vetem per te akuzuar kete institucion politikisht. Por mashtrimi i ka kembet e shkurtra dhe ishte KLD ku Rames i ra masaka. Nasipi, i cili para disa javesh kishte depozituar ne KLD kerkesen per ndeshkim e tre gjyqtareve per korrupsion, me urdher te Rames bojkotoi mbledhjen qe do shqyrtohej kerkesa e tij bazuar ne rezultatet e inspektimit te ketyre gjyqtareve. Pati naive qe menduan se ministri ishte i revoltuar me anetaret e KLD se nuk do votonin masat qe ai kishte propozuar. Por lepuri flinte ne barkun e Rames. Rama kishte urdheruar Nasipin qe te terhiqte kerkesen e rende per gjyqtaret, pasi keta te fundit kishin derdhur kuoten e korrupsionit ne zyren e tij. Keshtu, Nasipi ne dy mbledhjet e tjera habiti anetaret kur urte e bute ndryshoi kerkesen per ndeshkimin e gjyqtareve sikur te ishin vila rrushi ne kopshtin e Nastradinit!” shkruan Berisha
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)