ELBASAN- Partia Demokratike ka zhvilluar takimin përmbyllës elektoral në qarkun e Elbasanit. Kreu i qeverisë ka vijuar sërish akuzat ndaj nga Edi Ramës, duke i kërkuar të bëjë publike të ardhurat e tij.
“Në emër të çdo burri, të çdo gruaje, të çdo fëmije, të çdo moshuari e të riu duhet të deklarosh burimin e parave me të cilat po ndërton vilën 57 metra të gjatë. Zotëri kjo nuk fshihet në autobus, nuk fshihet në autobus paraja e pallatit. Jemi politikanë dhe jemi të detyruar t’u tregojmë qytetarëve çdo burim të çdo qindarke e pasurie që ne vendosim. Çdo socialist e kundërshtar i imi, çdo mbështetës i imi është i ftuar të verifikojë pasurinë time të deklaruar qindarkë për qindarkë në institucionin përkatës. 125 metra katrore apartamenti i familjes sime sepse kaq ka qenë mundësia ime. Kurrë nuk kam mundur të ndërtoj një vilë apo të blej një apartament 200-300 metra siç e ka në shumë shokë të mi që nuk merren me politikë”, u shpreh Berisha.
Sipas Berishës, rivali i tij politik duhet të t’u shpjegojë qytetarëve shqiptarë, arsyet e hetimit të kërkuar nga kongresmenia amerikane.
“Së dyti dhe kjo është po kaq serioze, pasi një personalitet ndër më kryesorët në Kongresin e SHBA, kryetari i Komisionit të Jashtëm për Europën dhe Azinë i këtij kongresi i ka shkruar një letër ku i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA të të hetojë ty për larje parash për problemin e 80 mijë dollarëve. Kjo është urgjencë për ty. Thuaju shqiptarëve cili është burimi i parave sepse kongresmeni amerikan thotë se kjo është thyerje e rëndë e ligjit amerikan, e ligjit shqiptar, dhe ka dyshime të mëdha për larje parash nga ana jote”.
Kreu i qeverisë tha se alternativa tjetër është e mohimit dhe bllokimit, duke akuzuar kreun e PS se nuk ka përdorur asnjëherë fjalën integrim gjatë fushatës elektorale.
“Rama nuk ka lënë sharje pa përdorur dhe shpifje pa bërë, po s’ka përdorur fjalën integrim. I thotë shqiptarëve BE nuk është as bukë, as ujë edhe etërit do ta kishin lakmi në këtë deklaratë të tij. Përralla me mbet mos u trego shqiptarëve se e dinë çfarë është buka, uji, NATO dhe integrimi, e dinë çfarë është tregu dhe e ardhmja. Për shqiptarët BE është ëndrra më e bukur shohin të ardhmen më të shkëlqyer, i bllokove një vit s’do mundesh dot më kurrë”, tha Berisha.
Më tej Kryeministri deklaroi katër vitet që vijnë qeveria e tij do krijojë qindra mijëra vende të reja pune përmes investimeve dhe politikave lehtësuese.
“Kaskada e Devollit ka punësuar mijëra vetë, gazsjellësi TAP kalon nëpër Shqipëri do punësojë gjithashtu, ndërkohë që bizneset dhe uljet e taksave do të dyfishohen. Fermerët do kenë trefishimin e granteve, vaditje moderne, do t’u paguhet me para në dorë TVSH-ja për makinat, naftën, inputet e çdo gjë tjetër. Gjithashtu, ne do shndërrojmë fitoren tonë në vende pune, sepse ne do dyfishojmë turizmin. Zhvillimi i teknologjisë së informacionit ka qenë një tjetër premtim i kryeministrit, i pasuar nga marrja brenda vitit të statusit të kandidatit dhe nisja e negociatave të anëtarësimit në BE”, vijoi Berisha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com