GJIROKASTËR - Kryeministri Berisha zhvilloi sot në mesditë një bashkëbisedim me gazetarët në Gjirokastër. Në përgjigje të një pyetjeje mbi miratimin e 3 ligjeve, Berisha ka premtuar t'i votojë nëse Rama e ka seriozisht. Ai ftoi Ramën të votojë dhe ligjin për amnistinë e biznesit. Berisha tha se shprehej i keqardhur për takimin e zhvilluar në Vjenë mes Ramës dhe presidentit Fischer, i cili është dhe miku i tij, por vuri në dyshim këtë takim, pasi sipas tij "nuk kishte asnjë foto nga takimi". Berisha ka vijuar me analizimin e “Gjirokastrës turistike”, në shtrimin e rrugëve dytësore apo "Boshtin e jugut”, rrugën Tepelenë-Gjirokastër, deri tek toponimet në pasaporta nga pala greke, për aleancat paszgjedhore, etj. Berisha foli edhe për restaurimin e shtëpisë së Ismail Kadaresë, duke shtuar që "e paimagjinueshme, këta më shumë duan shtëpinë e Enverit".

GATI TË VOTOJMË QË NESËR 3 LIGJET

Berisha i është përgjigjur pyetjes së një gazetareje mbi 3 ligjet, teksa kjo e fundit po i referohej deklaratës së pak çasteve më parë të Edi Ramës, që u shpreh i gatshëm të votonte 3 ligjet. “Nëse zoti Rama e ka seriozisht këtë zotim solemn, Parlamenti mblidhet menjëherë. Këtë lajm, që ia paska mbushur mendjen zoti Meta për 3 ligjet uroj mos kenë bërë tregti për gjëra më shumë, se ai (Rama) thotë vetëm ato që thotë Meta. Le të mblidhemi t’i votojmë që nesër. E kemi pritur 260 ditë votimin e tyre. Jam plotësisht dakord. Po kërkon vetëm që të hyjmë në shtator. Ok”, theksoi Berisha, duke thënë edhe që “pasi bënë dëmin e madh, lanë shqiptarët pa status, u garantuan që statusi nuk merret, tani ndihen të lehtësuar, që nesër parlamenti do kërkojë të mblidhet për 3 ligjet”. Berisha ka shkuar edhe tek çështja e Fierit shtuar se . Por ai sajoi Fierin. Ç’ishte Fieri? Një grup socialistësh kaloi me LSI si një vend demokratik, me të drejtën e tyre. Ai që mallkoi këshilltarët mori Ilirin. Por vetëm tani që barra po rëndon çdo ditë në mënyrë të tmerrshme mbi të do të duhet t’u thotë shqiptarëve se ç’bëra unë! Por ligjet që nesër jemi të gatshëm dhe t’i votjmë.

AMINISTI PËR BIZNESIN

Menjëherë pas dhënies "ok" për miratimin e 3 ligjeve, Berisha ka kërkuar nga Rama të votojë aminsti për biznesin."Nuk është kusht për 3 ligjet, por t’i bëjmë atë mbështetje bisnesit, që s’ia bëmë dot, të plotë. Nuk e votoi për biznesin një aminsti, që ne po e bënim gati për 100-vjetorin”, tha Berisha, duke shtuar se “amnisitia nuk do të përfshijë asnjë politikan dhe familjar të politikanëve. Rregulli është që ata nuk kanë pasur kurrë të drejtë të përdorin shtetin për para. Uroj që këtë mesazh ta arsyetojë me seriozitet, sepse biznesi shqiptar meriton plotësisht këtë. Vendet e qytetëruar me disiplinën më të hekurt fiskale aplikojnë aminsti. Shteti dënon, shteti fal", theksoi kryeministri.
KANDIDATURAT E MINORITETIT, PRODUKT PAZARESH

Kësisoj i ka quajtur kryeministri Sali Berisha kandidaturat e tjera për minoritetin: “produkt pazaresh”, përveç kandidaturës së Spiro Kserës.Sipas tij, kandidatura e Spiro Kserës është më e mira në zonën e minoritetit, për Gjirokastrën muzeale dhe të ardhmen e turizmit të qytetit. "Për herë të parë në 20 vjet, përveç Spiro Kserës gjithë kandidaturat e tjera për minoritetin janë produkt pazaresh. Ftoj minoritetin të mbajë shënim këtë situatë. Nuk mund t’i tregtojnë ato për interesa partiake të liderëve të partive, të vetëquajtura opozitare, se opozitë nuk janë, të paktën dy partitë kryesore, jo PBDNJ. Koshovica në axhendën time ka ardhur shumë herë nga ministri Spiro Ksera:, tha Berisha, duke shtuar se "Vangjel Tavo u bë plaçkë tregu, sepse sapo zoti Meta kaloi te zoti Rama të nesërmen iu dorëzua lista e zezë te zoti Rama, që s’mund të shkonin te Partia Socialiste".
PO NEGOCIOJMË PËR TOPONIMET

"Mbi toponimet e pasaportave ne po negociojmë me autoritet greke. Ligji ndërkombëtar u jep përgjigje të plotë dhe kjo nuk ka asnjë vështirësi as për palën greke", iu përgjigj Berisha pyetjes mbi këtë problem.
 
PËR GJIROKASTRËN TURISTIKE

I pyetur mbi rrënimet në zonën e qytetit-muze të Gjirokastrës, Berisha u përgjigj se "qeveria ka investuar 12 milionë dollarë në Gjirokastrën monumentale nga kështjella tek ndërtesat më karakteristike, në Antigone dhe kudo. Ka restauruar një seri banesash këtu". Sipas Berishës jetike për Gjirokastrën muzeale është popullimi i zonës historike të Gjirokatrës, "që është plotësisht i mundshëm". Nuk jemi në kohën e mushkave dhe karrocave. Kam biseduar me Instituttin e Monumenteve, që është i gatshëm që ta autorizojë bashkinë të ndërtojë parkim. Nëse bashkia ka vështirësi ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë. Po t’i thuash lër makinë poshtë dhe hajde puno sipër në zonën muzeale është problem", shpjegoi Berisha. Ai ka shtuar se infrastruktura do ta bëjë shumë më të vizitueshme Gjirokastrën. Gjirokastra turistike, prespektiva më e madhe e këtyre banorëve. Gjirokastra turistike ka potencialin më të madh të vendit për turizëm.
Klauzola që Shqipëria nuk mund të ketë një aeroport të dytë, që na la partia e shokut Bino, na ka dëmtuar . Unë marrëveshje nuk shkel, por s’mund të lëvizim pa zgjidhur këtë kufizim që kemi në marrëveshje.
 

DUAN SHTËPINË E ENVERIT


"Bashkia çdo kërkesë që ka kërkuar ne ia kemi miratuar. Jemi të gatshëm për çdo bashkëpunim. Po punojmë për shtëpinë e Ismail Kadaresë dhe e përfunduam. Po këta e kanë mendjen te muzeu i  atij tjetrit..E paimagjinueshme. Mbajtën peng shtëpinë e Ismalit, këtë tjetrin e zgjidhën", tha Berisha.

RAMA DHE GJIKA, 500 DHE 600 RROGTARË 

"Bashkia e Tiranës arriti në 500 rrogëtarë. Ky opozitari, që më thotë jam opozitar, e pamë si e bëri rotacionin në Tiranë. Në Vlorë ka 600 rrogtarë. Nëse i bëjmë institucionet në seksione partie atëherë s'ka fonde. Unë s’them mos marrë nga partia e tij të punësojë, por në këtë mënyrë i lëmë qytetarët pa shërbime, pa rrugë të asfaltuara. 2 vjet më parë Tirana kishte 250 km rrugë baltë. Kur unë e thoja asnjë nuk bënte jehonë. Shihni në Vlorë, shihni sa janë rrugët! Këta në vend që t’i bëjnë asflat, këta i bëjnë rroga. Nëse nga 250 të punësuar shkon në 600, kjo pjell krizë", tha Berisha. Ai sulmoi Metën: Po  kërkon të bëjë numrat për t'u bërë kryeministër, por s’mund të bëhet.

KEMI SHTRUAR FIKS 10.700 KM, DO JU JAPIM LISTËN

Kryeministri Berisha ka kujtuar sërish në Gjirokastër, se lista e shtrimit tërrugëve nga qeveria është 10.700 km fiks. “Të parë do jeni ju, që do ta merrni listën e kilometrave. Nuk e keni marrë se po shkojmë drejt plotësimit të saj, por janë edhe disa mijëra për t’u bërë”, ka thënë Berisha, duke shtuar se “Shqipëria ka gjithsej 18 mijë km rrugë, ku jo të gjitha janë të banueshme”. Berisha ka bërë të ditur se vetëm në Tiranë janë ende për t’u asfaltuar 250 km.

RRUGA TEPELENË-GJIROKASTËR, VONESA PREJ FALIMENTIMIT TË FIRMËS

Pyetjes se përse rruga Tepelenë-Tiranë pati vonesë Berisha iu përgijgj se kjo nuk erdhi prej qeverisë. “Rruga kishte çdo qindarkë të garantuar. Por kompania greke falimentoi. U ble nga një kompani e shkëlqyer”, tha Berisha, i cili shtoi se e kishte parë vetë nga afër dy javë më parë gjendjen. “Nëse dy javë më parë mendova se rruga do të donte kohë për t’u përfunduar sot mendova se do përfundojë shpejt. Kishin ecur në mënyrë të fuqishme. Gjeta një situatë krejt të ndryshme. Kishin punuar me intesitet në aksin ku më parë nuk kalohej; Memaliaj-Tepelenë”, tha Berisha.

BOSHTI I JUGUT

"Është interesi madhor i qeverisë sime. Opozita ka obsession nga rrugët se i mendojnërrugët tëkonvertuara në vota. Gjatë fushatës nuk kanë përmendur kurrë rrugë. Boshti i Jugut po ndërtohet me modifikime. Në segmentin Tiranë Elbasan duhej të kalonte në Baldush-Papër. Ky sistem kushtonte 4 herë më lirë se kjo me tunelin. Po ecet drejt Dumresë dhe Kuçovës për të dalë në Berat. Sikurse dhe Rruga e Arbrit. Këto dy vepra gjatë mandatit të ri", tha Berisha.

ALEANCË PAS ZGJEDHORE ME LSI? BERISHA: META DO KARRIGEN TIME

I pyetur nëse mund të bëjë koalicion me LSI pas zgjedhjeve Berisha u përgjigj se Meta po kërkon të bëjë numrat për t'u bërë kryeministër, por s’mund të bëhet.
“Aleanca paszgjedhore. Unë e theksova, ambicia e tij (e Metës) është kreu i PS-së por kjo s’më interson mua. Ambicia e tij është si të rregullojë numrat për tu bërë kryeministër, ai e ka të pamundur këtë, sepse Shqipëria ka kryemininistrin e vet.”

ÇFARË NDJEVA KUR TAKOI PRESIDENTIN E AUSTRISË? KEQARDHJE

“Çfarë ndjeva unë kur takoi presidentin e Austrisë? Ndejva keqadhjen më të thellë sepse Rama, nuk e di a u takuan pasi lajmi u dha, por foto nuk doli, dhe në sajtin e presidentit nuk kishte takim, nuk them është bërë apo jo, por grushti mbi diplomtin ishte turp shumë i madh. Rama u takua me presidentin Fischer dhe pasi ka dalë nga zyra kapi për veshi e leshtra një diplomat. Dërgoni një email zyrës së presidentit Fischer cfarë ndjetë ju qëkur morët vesh se mysafiri juaj në akademinë diplomatike agresoi brutalisht një diplomat të ri shqiptar më mirë sesa më pyet mua si u ndejva bëja pak kabinetit të presidenti fisher si u ndje kur mësoi incidentin”

Redaksia online
(m.a/s.g/shqiptarja.com)