KORCE- Nga Korça ku ka zhvilluar takimin përmbyllës elektoral, kreu i Partisë Demokratike i ka kërkuar rivalit të tij politik, Edi Ramës, t’u tregojë shqiptarëve të vërtetën për të ardhurat e tij. Sipas Berishës, kreu i PS duhet t’u shpjegojë qytetarëve shqiptarë akuzën që një kongresmene amerikane ka ngritur nga tij për pastrim parash.
“Dy gjëra do t’i kërkoj, jo si kryeministër, por si qytetar i çdo qyteti të mbarë Shqipërisë, zoti Rama, njeriu më i fuqishëm në Kongresin e SHBA, Kryetari i Komisionit të Jashtë për Europën dhe Azinë, ka kërkuar një hetim për ju për larje parash për 80 mijë dollarë. Jepu shpjegim shqiptarëve, jepu se kjo është e vërtetë si drita e diellit. Rama shpjegoju qytetarëve, se me drejtësinë amerikanë nuk bëhet shaka. E kërkon dinjiteti i qytetarëve shqiptarë të dinë gjithçka”, u shpreh Berisha.
Më tej kreu i PD, vijoi duke i kërkuar Ramës, t’u shpjegojë qtytetarëve burimin e të ardhurave të tij, të cilat sipas Berishës, nuk i ka deklaruar ende.
“Së dyti, zoti Rama, Sali berisha është rrogëtar dhe paguesit me një rrogë të mirë nga taksapaguesit shipqtarë, me të gjitha kursimet e tij ka arritur që një apartament 80 m katror, ta zëvendësojë me paret e tij të blejë një apratmanet 125 mijë metër katrorë. Kjo më mjafton, epo të mos mjaftonte kan ishin paratë e mia. Po ndërton një vilë, ke një pallat, ske deklaruar nga vijnë paratë që ndërton vilën dhe pallatin. Këto nuk janë personale, janë ligjore”, tha kreu i qeverisë.
Duke përmendur investimet e bëra nga qeveria në këto 8 vite, Berisha tha se rivali i tij politik, nuk ka shqiptuar fjalët rrogë e pension, gjatë kësaj fushatë elektorale.
“Nga Korça i drejtohem socialistëve dhe qytetarëve pa parti, pyeteni veten si ka mundësi që kryetari i Partisë Socialiste në autobusin mavi vjen këtu dhe shqipëron dhjetë herë fjalën rrënim, shqipton fjalën plak, gjysh, katragjysh, por nuk shqipton njëherë fjalët rrogë, pension, ndihmë për të papunët. Duhet që ne të rritim rrogat, pensionet e të dyfishojmë punësimin. Rama nuk mendon për ju, këto nuk i harron një politikan, por ai mendon për pasurimin e kupolës së tij”, theksoi Berisha.
Në vijim të fjalës së tij kryeministri shtroi pyetjen se, “si ka mundësi që Rama nuk shqiptoi njëherë integrimin europian”.
“Këtu ku shpirtrat u përvëluan për të mbrojtur vokacionin europian të kombit tonë. 23 qershori është dita e ëndrrës tuaj. Largojuni prej 29, lexoni çfarë është 29 dhe votoni 44, pasi është e ardhmja, begati, zhvillim, punësim. 23 qershori është fati i çdo shqiptari, 44 është numri i fitores”, përfundoi kryeministri Berisha fjalën e tij në mitingun përmbyllës në Korçë.
Ndërsa, Deputeti Ridvan Bode në fjalën e tij tha se synohet “kthimi i Korçës në rajonin më të zhvilluar agro-industrial”. Sipas Bodes, ky është modeli i zhvillmi ekonomik, pasi sipas tij “sot njerëzit jetojnë më mirë në çdo cep të qarkut të Korçës, në sajë të investimeve”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Rama po ndërton vilën, unë s'kam të tillë"