Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me konfliktin që ka ndodhur në protestën e opozitës përballë kryeminitrisë. Ai tha se Rama është larguar nga zyra dhe i ka dhënë urdhër policisë të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve.
“Rama të ishte në zyrë, këtu të qëndronte. Ai s’po rri ja mbathi. Ndërkohë policisë i tha grisi demonstruesit. Skenar i nje mendje djallëzore organizon. Po të jete burrë duhet të rrijë në zyrë ai e ka vendin në zyre jo tja mbathë dhe të përdhosë sheshin e Flamurit. Edhe atje do të ketë një dron nga ajri i cili do kërkojë arrestimin në shesh të Ramës, simbolikisht”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
5 orë flakë e bomba molotov Kryeministrisë, opozita mbyll protestën (VIDEO + FOTO)









