5 orë flakë e bomba molotov Kryeministrisë, opozita mbyll protestën (VIDEO + FOTO)

TIRANE-  Është përmbyllur pas 5 orëve protesta e opozitës së bashkuar. Në të vetmin fjalim politik para mbështetësve, Basha njoftoi pas 5 orëve mbylljen e protestës. Po ashtu dha një datë për tubimin e radhës ku bëri apel të jenë edhe më shumë qytetarë. Do të ketë sërish protestë të enjten e javës që vjen. Protesta nisi në orën 11:00 të paradites. Nuk pati fjalime. Liderët politikë u mblodhën rreth kryeministrisë ku në përgjigje të interesit të gazetarëve thanë se opozita nuk ka asnjë plan, dhe nuk do të mbajë fjalime politike, por do të ndiqnin çdo skenar që qytetarët do të zgjidhnin. Protesta degjeneroi në dhunë, ku protestuesit çanë disa herë kordonin e policisë vendosur para kryeministrisë duke shkatërruar skelat mbrojtëse vendosur para derës hyrëse. Hodhën kapsollë, tymues, bomba molotov dhe shkatërruan edhe instalacionin e kërpudhës vendosur në lulishten e godinës.

U larguan vetëm pasi Garda e Republikës hodhi gaz lotsjellës, megjithatë me përmirësimin e situatës së tyre shëndetësore dhe shikimit, protestuesit u rikthyen disa herë duke u ngjitur mbi skela dhe duke arritur të thyejnë deri xhamin e dritares në katin e dytë të kryeministrisë.

Liderët politikë thanë se nuk kishte asnjë skenar dhune të paramenduar, por në asnjë moment nuk u distancuan nga dhuna që shpërtheu në tubim. Efektivët para kryeministrisë u larguan disa herë pasi protestuesit i vunë flakën shkallëve pas krahut të tyre në kryeministri duke djegur pankarta e deri edhe pemën që ndodhet krah godinës. Basha tha se ishte skenar i kryeministrit Rama për të hapur kordonin e policisë me qëllim nxitjen e dhunës. Ndërkombëtarët kanë reaguar ashpër duke dënuar dhunën, ndërsa shtuan se nxitësit do të mbajnë përgjegjësi për atë që po ndodh.Nga përleshja sipas ministrisë së Shëndetësisë kanë mbetur 15 të lënduar, mes tyre efektivë, dy gazetarë dhe protestues.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:09
Basha mbledhje në PD me kolegjin e krerëve të degëve lokale, në fokus protesta e 21 shkurtit

Pas protestës përpara Kryeministrisë, kreu i PD ka thirrur me urgjencë në selinë blu kolegjin e kryetarëve të degëve lokale. Burime për Shqiptarja.com thanë se në fokus të kësaj mbledhje ka qenë bilanci i protestës së sotme ku nuk munguan as aktet e dhunës ndaj ndërtesës qeveritare si dhe u shkatërruan dy vepra arti. Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje është diskutuar edhe lidhur me përgatitjet e protestës së ardhshme ditën e enjte në 21 shkurt, ora 10:00, përpara Parlamentit. 

Ora 19:40
Protesta e opozitës/ Paloka sulmon Ramën: Vetëm sa ka filluar qelbësirë...

Me një gjuhë të ashpër ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar në lidhje me protestën e së shtunës duke thënë se ajo ishte një përgjigje që kryeministri e meriton dhe se nuk duhet menduar se ajo mbaroi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka e quan Ramën qelbësirë, teksa i thotë se protesta nuk ka mbaruar, por sapo ka filluar.

Në seancën plenare të së enjtes deputeti demokrat Paloka spërkati me bojë në fytyrë kryeministrin, duke pretenduar se ky i fundit e ka përqeshur disa kohë më përparë duke përdorur ndaj tij një fjalor talljeje.

'Se mos mendon se mbaroi...Vetem sa ka filluar qelbesire', shkruan Paloka.

 

Ora 19:12
Basha: Ishte protestë madhështore, rruga e nisur nuk ka kthim

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha shprehet se protesta e sotme ishte më madhështorja që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Për liderin opozitar populli diktoi sot rrugën pa kthim drejt së ardhmes."Një popull i tërë i bashkuar si kurrë më parë në protestën më madhështore në Shqipëri është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë. Koha e fjalëve mbaroi! Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt së ardhmes' tha Basha në postimin e fundit në rrjetet sociale, ndërsa protesta e radhës është ditën e enjte para parlamentit.

Ora 17:28
Bilanci i tubimit/ Ja sa policë, gazetarë dhe protestues u lënduan

Ministria e Shëndetësisë në përfundim të protestës së sotme të opozitës ka bërë bilancin e tubimit. "Nente punonjes te forcave te rendit, dy perfaqesues te medias dhe 8 protestues kane marre ne kohe ndihmen mjekesore, fillimisht nga ekipet e terrenit te urgjences kombetare mjekesore dhe me pas jane derguar per mjekim te metejshem ne 3 spitalet universitare te Tiranes.  Pasi kane marre trajtimin mjekesor, aktualisht 19 personat e lenduar gjate protestes se sotme, kane lene spitalin dhe jane ne gjendje te mire shendetesore" njofton ministria e Shëndetësisë.

Ora 17:24
Dhuna/ Ekspertët mbledhin provat, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës drejton hetimet

Report Tv siguron pamjet e momentit kur ekspertët e kriminalistikës ndodhen në vendin e ngjarjes përpara Kryeministrisë duke mbledhur provat nga protesta e dhunshme e opozitës. Hetimet drejtohen nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ndërsa në grupin e pesë prokurorëve janë edhe Enkild Gjini dhe Kreshnik Ajazi. Protestuesit i vendosën flakën disa herë hyrjes së Kryeministrisë, ndërsa shkatërruan edhe instalacionet.

Ekspertet e kriminalistikes para Kryeministrise
Ora 17:08
Kryemadhi: Ditë makthi do vijnë për Ramën, sot iku si frikacak

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e quajti protestën që opozita mbajti sot si fundin e kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat një orë pas përfundimit të protestës, Kryemadhi u distancua nga dhuna që shpërtheu në protestë, duke thënë se protestuesit që shkatërruan skelën mbrojtëse në derën e kryeministrisë.

"Sot Ramës shqiptarët i treguan që ke ikur si frikacak dhe nuk gjen vend ku të fshihesh. i treguan që mund të përdorë çdo lloj arme por ata nuk i tut dot, tregoi që është frikacak, dhe është vetëm. mësime të tjera e presin akoma dhe më shumë. jo gaz lotsjellës jo plumba plastik, por sikur gjithë arsenalin bërthamor ta mbledhë kundër popullit, ai nuk mund ta mundë dot. Populli i tij janë shqiptarët që e duan vendin e tyre dhe treguan që janë kundër politikës së Edi Ramës, kundër taksave të larta. Sot filloi rrënimi i botës së krimit që përfaqësohet nga Rama. Ditë të tjera do të vijnë me më shumë makth. Më lejoni t'ju falenderoj për pjesëmarrjen paqësore dhe model të gjithë protestuesve që nuk u bënë pre e njerëzve të Edi Ramës. Gra dhe vajza që lotonin dhe kalohej gazi helmues i Ramës, nuk mund të helmojë dot të ardhmen e shqiptarëve", tha Kryemadhi.

Ora 16:28
Lleshaj e Veliu falenderojnë efektivët, Prokuroria nis hetimet për dhunuesit

Në përfundimin të protestës së opozitës së bashkuar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një postimi në rrjetet sociale përgëzon Policinë e Shtetit. Ai thotë se u bë dallimi, si reagoi policia sot ndaj protestuesve dhe si reagoi në 21 janar të vitit 2011, kur u vranë katër protestues. 

"Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tone kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë europiane! Faleminderit nga zemra Policisë shqiptare. Super punë sot. Mirënjohje" thotë ministri. Ndërkohë që drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu i shoqëruar nga drejtuesi i policisë së Tiranës falenderuan efektivët.


Report Tv sjell pamjet e momentit kur Veliu dhe Kastriot Skënderi takojnë dhe falenderojnë policët. Nga protesta e opozitës mbetën 7 policë të plagosur. Ndërkohë që pas përfundimit të tubimit ka nisur identifikimi dhe procedimi penal për personat që goditën dhe sulmuan Kryeministrinë. Në orët në vijim priten edhe arrestimet nga policia.

Ora 16:17
Dhuna në protestë/ Deputeti i PD: Ishte kilikosje simbolike, mos prisnit festival

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi pas përfundimit të protestës në një prononcim për Report Tv u shpreh se ajo që ndodhi para Kryeministrisë nuk ishte dhunë, por akte simbolike. "A është e denjë që qytetarët dhunohen në mënyra dhe metoda policeske?! Në dijeninë time, gazi lotsjellës përdoret kur turma godet policinë dhe jo kur bëjnë akte simbolike, hipën atje 10 veta dhe...Kjo nuk na qenka e denjë sipas estetikës së zotit të qeverisë, ne i kemi kërkuar dorëheqjen dhe ne nuk dua ti përmend edhe emrin. Nëse nuk do të ishte protestë do të ishte një festival. Pjesëmarrja sot ishte gjigante, masive dhe tjetra shpresoj që të jetë në këto përmasa. Kjo ishte kilikosje dhe jo dhunë" tha ai për Report Tv.

Ora 16:14
Tubimi i PD-së, Artan Hoxha: Kriminelët rrëmbyen protestën e opozitës

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka folur për protestën e opozitës të organizuar ditën e sotme. Ai e ka quajtur atë si protestën më të madhe në këto gjashtë vite që PD ka qenë në opozitë. Hoxha tha se kjo erdhi për shkak se u organizua në një kohë kur populli ka shumë pakënaqësi. Por sipas tij kjo nuk qe e mjaftueshme pasi protesta nuk pati organizimin e duhur.

"Shpresonim se paralajmërimet e bëra publike të mos ishin të vërteta. Në 6 vitet e fundit, ku PD ka qenë në pozitë kjo ishte protesta me pjesëmarrjen më të madhe. Ishin disa elementë që e bënin të ngjashme këtë protestë me 21 janarin.

As sot nuk kishte podium dhe as organizim si herët e tjera. PD në protestat e mëparshme ka përdorur një kordon sigurie të vetin, ndërsa sot ky kordon mungoi. Në mesazhet para protestës u la të kuptohej që ajo do ishte e dhunshme. Përfaqësuesit e opozitës ftuan njerëz për një muaj rresht duke shfrytëzuar një moment pakënaqësie në radhët e popullit. Po nëse ti e ke ftuar popullin në protestë nuk mund të rrish mbrapa dhe të bësh sikur nuk di gjë. Pas orës 14:00 numri i protestuesve u ul ndjeshëm, kjo për shkak se ata nuk u orientuan se cfarë duhet të bënin në protestë. U shkel rregullorja dhe u tentua të hyet në ambientet e brendshme të kryeminstrisë. Nëse do kishin shkuar gjërat si në 21 Janar, sot do ishte bërë hataja. Pjesa më e madhe e protestuesve nuk e pranuan këtë që ndodhi, këtë sulm të pandërprerë. Drejtuesit e opozitës dolën në skenë vetëm kur ikën protestuesit. Një grup aktiv dhanë një mesazh përmes rrëmbimit të protestës. Justifikimi se policia provokoi duke lënë shtegun të hapur mu duk arsyetimi më banal dhe më idiot i mundshëm", tha Hoxha.

Ora 15:58
Basha përmbyll protestën: Rama nuk hun më legjitimisht nga dera e kryeministrisë

 Pas 5 orësh, lideri demokrat Lulzim Basha ka përmbyllur protestën e opozitës të bashkuar. Do të rinisë sërish të enjten, njoftoi ai.

"Derën e kryeministrisë e bllokoi me duart e tij dhe as do të hyjë e as do të dalë më legjitimisht. të vendosur nga vota e drogës dhe jo e qytetarëve, të jemi edhe më shumë edhe më të vendosur edhe më të bashkuar të enjten e javës së ardhme", u shpreh Basha.

Po ashtu një fjalë të shkurtër Basha mbajti edhe pasi mbërriti në selinë e Partisë Demokratike.

"Sot Edi Rama nuk është më kryeministër para syve të shqiptarëve, s'mund të jetë më kryeministër para botës demokratike. Puna që nisëm sot duhet çuar deri në fund. mirupafshim të enjten", u shpreh Basha.

Ora 15:58
5 orë manifestim dhune e përleshje me policinë/ Ja çfarë ka mbetur nga protesta e 16 shkurtit

Ka zgjatur prej rreth 5 orësh protesta e opozitës së bashkuar që u shoqërua me bllokim të rrugëve kryesore dhe sheshit kryesor para kryeministrisë si edhe përplasje të shumta ku herë pas here, një grup protestuesish mbështetës të partive opozitare u përleshën me dhunë me policinë duke tentuar të futen brenda godinë se Kryeministrisë.

Duke degjeneruar protestën e ditës së sotme me dhjetëra qytetarë të dhunshëm, sulmuan dhe goditën ambientet para Kryeministrisë duke hedhur  kapsollë, tymues, dhe shkatërruar edhe instalacionin e kërpudhës vendosur në lulishten para godinës.

Pas orës 15.00 një pjesë e mirë e protestueve e braktisën protestën duke u shpërndare, ndërsa ajo që ka mbetur është një shkretëtirë me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara gjatë protestës dhe mbeturina të hedhura rrugëve të kryeqytetit. 

Ora 15:45
Si i shkulën protestuesit gurët e trotuarit për të goditur gardistët (FOTO)

Kjo është një foto që dëshmon se si protestuesit kanë shkulur edhe gurët nga trotuari në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me të cilët goditën nga kryeministrisë.

Nga fotot shihet se gurët janë zhvendosur nga vendi dhe një pjesë e tyre janë hedhur drejtë efektivëve të gardës të cilët nga tarraca e Kryeministrisë hidhnin gaz lotsjellës për të larguar turmën e cila shkatërroi skelën mbrojtëse tek dera e kryeministrisë dhe i vunë flakën çfarë gjetën.

Ora 15:35
Dhuna në protestë/ Manjani: E mban veten për të fortë, Rama të shpërndajë atë palo parlament sot

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar protestën e bashkuar të opozitës ditën e sotme , e cila për më shumë se 4 orë po vazhdoi protestën e saj ndërsa hërë pas herë ka patur përplasje, ku protestuesit janë përleshur me forcat e policisë duke tentuar herë pas herë të futen në ambientet e kryeministrisë. Partitë opozitare  për më shumë se një muaj i kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë  të bashkohen në protestën në kryeqytet për ta  rrëzuar Kryeministrin Edi Rama nga qeveria . Sipas Ylli Manjanit asnjëherë nuk ka nuk ka patur aq shumë njerëz në shesh për të demonstruar pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Manjani shprehet se  Edi Rama e mban vetën për të fortë po ka ardhur koha që vendit i duhet një datë e re zgjedhjesh politike. “Në e mban veten për të fortë, Edi Rama të shpërndajë atë palo Parlament sot dhe të çojë vendin në zgjedhje. Aq më tepër, nëse është i bindur që i fiton. Ska pse të ketë frikë!”

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Lumi i madh i njerëzve sot ishin treguesi më i madh.E vërteta është se asnjëherë më parë nuk ka patur aq shumë njerëz në shesh për të demonstruar pakënaqësinë me qeverinë.

Vendit i duhet një datë zgjedhjesh politike. Në e mban veten për të fortë, Edi Rama të shpërndajë atë palo Parlament sot dhe të çojë vendin në zgjedhje. Aq më tepër, nëse është i bindur që i fiton. Ska pse të ketë frikë!

Të rrijë vetë Kryeministër dhe t’i lirojë nga burgu dhe përgjegjësia penale të gjithë miqt e vet të fortë e parelinj.

Ska problem fare! Vetëm ta çojë vendin në zgjedhje.Të tjerat janë muhabete kot.

Ora 15:30
Momenti kur protestuesit shpërndahen pas hedhjes së gazit lotsjellës

Ky është momenti kur protestuesit shpërndahen pasi garda hedh gazin lotsjellës për t'i larguar nga dera e kryeministrisë ku u sulën për të shkatërruar derën dhe instalacionin ndriçues në hyrje. madje shkuan deri aty sa u ngjitën në skelë dhe thyen me hekura xhamat e dritares në katin e dytë të godinës.

Ora 15:26
Protesta e opozitës/ Rritet bilanci i të dëmtuarve

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve gjatë protestës së opozitës kanë shkaktuar dëme shëndetësore për të pranishmit në vendngjarje. Sipas policisë ekipet e urgjencës kanë dërguar në QSUT pesë policë, dy përfaqësues të medias dhe pesë qytetarë protestues.

Më herët dy policë u dërguan në spitalin e traumës, pasi kishin marrë dëmtime të rënda në kokë dhe kurriz pas goditjes me mjete të forta.

Policia njofton se deri tani në total janë 15 persona që po marrin trajtim mjekësor pas lëndimeve që kanë pësuar gjatë protestës.

Ora 15:23
Protestuesit i vënë flakën pemës tek kryeministria

Nuk janë ndalur në vënien e zjarrit tek godina e kryeministrisë. Protestuesit i kanë vënë flakën pemës që ndodhet pranë kryeministrisë. Ka pasur në reagim të menjëhershëmnga brenda kryeministrisë duke lëshuar ujë për fikjen e zjarrit.

Ndërsa protetuesit për të disatën herë u larguan vetëm pas ndërhyrjes së Gardës e cila e vendosur në tarracën e kryeministrisë hodhi gaz lotsjellës. Protestuesit shkatërruan skelën mbrojtëse në hyrje të kryeministrisë dhe dëmtuan derën me hekura dhe dërrasa. Shkatërruan po ashtu edhe instalacionin e kërpudhës të vendosur në lulishten e kryeministrisë, e cila gjithashtu ishte e rrethuar me skela mbrojtëse.

Pema e djegur

 

Ora 15:20
PAMJET/ Ja sa protestues kanë mbetur në tubimin e opozitës

Opozita vijon prej katër orësh protestën para Kryeministrisë. Tubimi nisi në orën 11:00, ndërsa disa herë protestuesit kanë djegur hyrjen e selisë së qeverisë. Tubimi vijon nga opozita, ndërsa Report Tv sjell pamjet sa protestues ndodhen aktualisht.


 

Ora 15:03
Protestuesit i vendosin sërish flakën hyrjes së Kryeministrisë

Protestuesit e opozitës i kanë vendosur flakën për të disatën herë hyrjes së Kryeministrisë, ndërsa policia ka reaguar duke i larguar me gaz lotsjellës. Simpatizantët e opozitës dogjën hyrjen e selisë së qeverisë duke shkatërruar edhe instalacionet.

Ora 14:38
Protesta/ Basha duke 'qarë' nga gazi lotsjellës (FOTO)

Në momentin që turma vërshoi kundër Kryeministrisë, Garda e Republikës e vendosur në tarracën e selisë së qeverisë hodhi gaz lotsjellës çka solli largimin momental të protestuesve. Si pasojë e situatës së krijuar nga gazi lotsjellës u çorodit turma duke u larguar, ndërsa protestuesit dhe eksponentët e opozitës, mes tyre drejtuesi i PD-së, Lulzim Basha shikohet me lot në sy, ndërsa zë gojën. Fotot kanë bërë edhe xhiron e rrjeteve sociale duke ironizuar liderin e PD-së.


Basha duke 'qarë' nga gazilotsjellës
Ora 14:20
Ish-kreu i Emergjencave në protestë kundër Ramës: Hakiu më zuri vendin! (Në tubim edhe ish-truproja i Berishës)

Shemsi Prenci, ish-kreu i Emergjencave Civile i është bashkuar protestës së opozitës ditën e sotme përpara Kryeministrisë. Ai mbante të 'veshur' një pankartë ku shkruante 'Administrata publike proteston'. Prenci shprehet se protestës i është bashkuar, pasi vendin e punës, të cilin thotë se e fitoi me konkurs, ia zuri ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, që sipas tij duhet të mbajë përgjegjësi për hashashizimin e vendit në kohën që drejtonte.

"Protestoj, pasi qeveria Rama po shkarkon administratën publike dhe po shkakton një faturë shumë të rëndë buxhetit të shtetit duke paguar nga tre veta për vende pune, ndërkohë që njerëzit e specializuar dhe të trajnuar rrinë pa punë. Vendet e punës i zënë ushtarët e partisë, ndërsa Rama i mbulon me sloganin sikur po hapin vende pune për ekselentët.

Në fakt vendin tim të punës, të cilin e kam fituar me konkurs, e mban Hakiu (Haki Çako), që duhet të mbajë përgjegjësi për hashashizimin e Shqipërisë, ashtu edhe me shumë drejtorë të tjerë' shprehet Shemsi Prenci. Ndërkohë që në protestë militantët e PD-së kanë qenë të shumtë, mes tyre edhe elementë të njohur si Sali Lushaj, ish-bodigardi i Sali Berishës. Babai i reperit të njohur, Stresi është fotografuar pranë Kryeministrisë duke protestuar.

Sali Lushaj ne protesten e opozites

Ish-drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor i Bashkisë së Tiranës në kohën e Bashës, Florenc Hoxha
Ora 14:12
Momenti kur protestuesit shkatërrojnë me hekura derën e kryeministrisë (VIDEO)

Protestuesit shpërthyen në dhunë duke i vënë flakën shkallëve të kryeministrisë që solli dhe largimin e kordonit të policisë. Thyen derën kryesore për të hyrë në kryeministri me dërrasa dhe me hekura të shkëputura nga skela mbrojtëse që ishte vendosur në hyrje të godinës. Hodhën kapsollë dhe dogjën pankarta.

Ky është momenti kur protestuesit shihen me hekura nëpër duar dhe mjete teksa qëllojnë pa pushim ndaj derës tek kryeministria. janë larguar vetëm pasi Garda e Republikës e vendosur mbi tarracën e kryeministrisë, hodhi gaz lotsjellës.

Ora 14:06
LSI: Dhuna provokim nga policia, garda hodhi lëndë helmuese

Lëvizja Socialiste për Integrim e quan provokim nga policia dhunën e ndodhur nga protestuesit në tubimin e sotshëm të opozitës. Për këtëakuzë, LSI i referohet faktit që kordoni i policisë u largua nga kryeministria. Po ashtu LSI thotë se Garda ka përdorur lëndë helmuese luftarake dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit në momentin që ata dhunshëm shkatërruan skelat mbrojtëse të vendosura në derën e kryeministrisë.

Reagimi i LSI-së

Me shqetësim të madh ndajmë me ju sjelljen e patolerueshme dhe antidemokratike të qeverisë shqiptare gjatë protestës së sotme të qytetarëve.

 Opozita ka komunikuar zyrtarisht me Ministrinë e Brendshme për të gjitha elementet e organizimit të protestës.

 Megjithatë, qeveria provokoi qytetarët në protestë duke larguar kordonin e Policisë që ndante Kryeministrinë me protestuesit.

 Policia e Shtetit nuk ka komunikuar në asnjë moment apo për asnjë çështje me organizatoret e protestës, duke vepruar në kundërshtim të plotë me ligjin. 

Gjithashtu, Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kane përdorur Lënde Helmuese Luftarake dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit, duke shkaktuar dëme shumë të rënda në rrugët e frymëmarrjes të qytetarëve dhe ka përkeqësuar shëndetin e qytetarëve me probleme kardiake.

 Kjo sjellje provokative e Policisë se Shtetit dhe e Gardës së Republikës ka qenë në kundërshtim me dëshirën e opozitës për një protestë paqësore dhe theksojmë se kjo proteste ka nisur paqësore dhe vazhdon të jetë e tillë në sytë e qytetarëve.

 Veprimet e qeverise provuan edhe një herë rrugën anti demokratike të qeverisë dhe te Kryeministrit Edi Rama.

 Ju sigurojmë se LSI dhe Opozita po përpiqet të bëjë të pamundurën për ti mbajtur protestuesit të qetë dhe nën kontroll, pavarësisht se provokimet e strukturave qeveritare të nisura prej disa ditësh tashme, vazhdojnë  ende të cënojne të drejtën e qytetareve për të protestuar për një ndryshim pozitiv.

Ora 13:54
Protestuesi ngjitet mbi skelë, thyen dritaren e kryeministrisë (VIDEO)

Protesta e opozitës ka shkaktuar përplasje mes protestuesve dhe policisë. Në momentin e çarjes së kordonit mbrojtës, disa prej tyre janë afruar në derën kryesore duke e sulmuar atë me mjete të forta.

Pasi kanë sulmuar hyrjen kryesore, ata kanë përdorur skelën e vendosur për të mbrojtur instalacionin për t'u ngjitur lart. Njëri prej tyre ka hequr një pjesë nga skela dhe ka thyer me forcë dritaren e katit të dytë të kryeministrisë.  Turma u largua nga dera vetëm në momentin kur policia përdori gaz lotsjellës.

Pamje nga momenti i pëplasjes së protestuesve me policinë
Ora 13:44
Vasili: Protestuesit u provokuan nga dhuna dhe helmi i qeverisë

Pas përplasjeve që kanë ndodhur në protestën e opozitës ka raguar edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Ai tha se protestuesit u provokuan nga përdorimi i lëndëve helmuese ndaj protestuesve.

Postimi i plotë i Vasilit:

Protesta paqësore u provokua me qëllim nga qeveria dhe policia.

Provokimi i protestuesve dhe përdorimi i lëndëve helmuese ndaj protestuesve vepër e Edi Ramës. I bëjme thirrje të tërhiqet nga dhuna dhe provokimi dhe të mos e rëndojë më tej situatën,që bën përgjegjëse vetëm qeverinë.

Shqipëria ka nevojë për demokraci dhe jo per dhunë e helme të qeverisë, përfundoi Vasili.

Ora 13:32
Protesta e opozitës/ Bardhi Lleshajt: Ndalo provokimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka regauar pas thirrjeve të Minsitrit Lleshaj për parandalimin e dhunës në protestë. Ai i ka kërkuar Lleshajt të urdhërojë policinë që të zbatojë ligjin dhe të largojë provokatorët që sipas tij janë futur në protestën e opozitës.

"Sander Lleshaj ndalo provokimin ndaj protestuesve paqesor sipas urdhrave te Kryehajdutit Edi Rama.Urdhëro Policinë e Shtetit të zbatoje ligjin dhe te garantojë mbarevajtjen e protestes, duke larguar provokatoret qe ke futur mes nesh", përfundoi Gazment Bardhi.

Ora 13:30
Pse u largua kordoni i policëve para kryeministrisë, çfarë i rrezikoi ata (FOTO+VIDEO)

Kordoni i policisë i vendosur para kryeministrisë u ça disa herë nga protestuesit të cilët me dhunë arritën të shkatërrojnë skelën mbrojtëse dhe të dëmtojnë derën hyrëse për në kryeministri duke e thyer me dërrasa dhe mjete të forta. Por është një moment kyç pse kordoni i policëve u largua. Protestuesit i vunë flakën shkallëve të kryeministrisë, dogjën pankarta pas kurrizit të efektivëve duke rrezikuar jetën e tyre. Policët u larguan për t'i shpëtuar flakëve të zjarrit.

Garda e Republikës e vendosur në tarracën e kryeministrisë hodhi gaz lotsjellës çka solli largimin momental të turmës nga hyrja e godinës së kryeministrisë.

Janë rikthyer disa herë më tej duke shembur me dhunë çfarë u dilte para, dhe po ashtu janë shpërndarë sërish për shkak të gazit lotsjellës i cili solli edhe probleme shëndetësore jo vetëm për protestues, por edhe vetë efektivë të policisë dhe përfaqësues të mediave që ndjekin zhvillimet e protestës në terren. Këto janë fotot nga hedhja e gazit lotsjellës dhe vënia e flakës nga protestuesit

.

Zjarri te shkallët e Kryeministrisë
Ora 13:27
Protesta e opozitës/ Dy policë me dëmtime të forta në kokë, lëndohen dhe 4 protestues

Dy punonjës policie kanë mbetur të lënduar nga përplasjet me protestuesit pas çarjes së kordonit rrethues të kryeministrisë. Mësohet se ata kanë marrë dëmtime të forta në kokë dhe në kurriz. Policia njofton se të lënduarit janë dërguar në spitalin e Traumës në QSUT ku po marrim ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë që katër protestues kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës që ndodhen në terren dhe më pas janë dërguar në repartin e Toksikologjise ne QSUT.

Ambulanca dhe ekipet e urgjencës po qëndrojnë në gatishmëri për të dhënë ndihmën e parë mjekësore në rast lëndimi të përsonave të pranishëm në protestë.

Ora 13:23
Protestuesi: Na hodhën gaz, nuk bëhet kështu! Si përgjigjet Salianji

"Nuk bëhet kështu, po na hedhin gaz". Kështu i është shprehur një protestues deputetit të PD-së Ervin Salianji i cili ndodhet në protestë larg turmës së afruar para derës së kryeministrisë. Salianji është shprehur se nëse qëndrojnë pranë të tjerëve dhe larg kryeministrisë atëherë askush nuk do të hedh gaz lotsjellës.

Protestuesit çanë kordonin e policisë dhe sulmuan disa herë derën hyrëse për në kryeministri duke e thyer me mjete të forta, dërrasa dhe pjesë të skelave të ngritura nga kryeministria për të mbrojtur godinën.

Ora 13:20
PAMJET me DRON/ Ja sa protestues janë në tubimin e opozitës

REPORT TV sjell pamje të reja me dron (shikoni momentin kur u sulmua selia e qeverisë) të protestës së opozitës së bashkuar përballë Kryeministrisë duke treguar numrin e pjesëmarrësve. Opozita ka deklaruar më parë se kjo do të jetë protesta më e madhe dhe historike në tre dekadat e fundit në Shqipëri. Tubimi i opozitës degjeneroi në dhunë, pasi protestuesit iu sulën Kryeministrisë duke e sulmuar.

Ora 13:02
Basha: Dhuna skenar i Ramës, qytetarët mos të tërhiqen

Kryedemokrati foli për situatën e tensionuar mes protestuesve dhe policisë. Ai tha se përplasja është një skenar i mirëmenduar i Edi Ramës. Basha i kërkoi qytetarëve të vazdojnë të qendrojnë në protestë për të mbrojtur të drejtat e tyre.

"Asnjë protestues nuk erdhi për të bërë akte dhune. Ata u provokuan nga një skenar i mirëmenduar i Edi Ramës. I kërkoj qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar në këtë protestë për të drejtat e tyre", tha Lulzim Basha.

Ora 12:44
Garda bën thirrje për të ruajtur qetësinë, protestuesit marrin me forcë foninë (FOTO+VIDEO)

Gjatë momenteve të përplasjes mes dy palëve garda ka bërë thirrje për ndërprerje të veprime të dhunshme. Ajo ka thënë se duhet të ruhet qetësia duke i kujtuar qytetarëve se veprimet që po kryejnë përbëjnë vepër penale.

Garda i është drejtuar edhe punonjësve të policisë duke i kërkuar atyre të zbatojnë ligjin.

Gjatë këtyre momenteve disa protestues kanë marrë me forcë foninë e gardës që bënte thirrje për neutralizim të situatës.

 

Ora 12:42
Çahet sërish kordoni i policisë, shkatërrohet edhe "Kërpudha" (VIDEO+FOTO)

Pasi janë qetësuar për disa çaste protestuesit, kanë thyer për së dyti kordonin e policisë vendosur para kryeministrisë. Protestuesit i janë afruar godinës së kryeministrisë, ku me dy gishtat lart dhe me vuvuzela kanë qëndruar të bashkuar para derës hyrëse të godinës.

Pasi janë qetësuar për disa çaste protestuesit, kanë thyer për së dyti kordonin e policisë vendosur para kryeministrisë. Protestuesit i janë afruar godinës së kryeministrisë, ku me dy gishtat lart dhe me vuvuzela kanë qëndruar të bashkuar para derës hyrëse të godinës.

 

Garda e Republikës është detyruar sërish të hedhë gazin lotsjellës. Protestuesit nuk janë ndalur me kaq. Kanë shkuar në anën tjetër të kryeministrisë, në pjesën e gjelbër të saj dhe kanë dëmtuar një tjetër instalacion, atë të kërpudhës, e cila gjithashtu ishte e rrethuar me një skelë mbrojtëse.

 

 

Ora 12:34
REPORT TV sjell pamjet me dron/ Momenti kur protestuesit iu sulën Kryeministrisë

Report Tv sjell pamjet me dron të momentit kur protestuesit iu sulën Kryeministrisë. Protesta e thirrur nga opozita degjeneroi në dhunë dhe në shkatërrimin e hyrjes kryesore të Kryeministrisë. Protestuesit thyen dhe shkatërruan hyrjen dhe instalacionet që ishin vendosur në hyje.

Ora 12:27
Policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës, Kryemadhi: Rama ka për t’i paguar këta lot

E teksa protesta e opozitës  ka degraduar në dhunë, ku protestuesit  kanë  çarë kordonin e policisë dhe me mjete të forta kanë tentuar të thyejnë derën e kryeministrisë.  Policia ka ndërhyrë  për të shpërndarë turmen me gaz lotsjellës.

Menjëherë ka reaguar Monika Kryemadhi e cila ka paralajmëruar se gazi lotsjellës është më e pakta që mund të bëjë kryeministri Edi Rama duke kërcënuar se ka për t’i paguar lotët e nënave dhe shqiptarëve.

Reagimi i plotë I Kryemadhit:

“Kjo është më e pakta që mund të bëjë Rama. Vërtetë gazi lotsjellës mund të nxjerrë lot nga sytë e shqiptarëve siç ka nxjerrë Rama lot nga sytë e nënave shqiptare por do t’i paguajë këto lot”, tha Kryemadhi.

Ora 12:16
Berisha: Rama urdhër policisë 'grisini protestuesit'

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me konfliktin që ka ndodhur në protestën e opozitës përballë kryeminitrisë. Ai tha se Rama është larguar nga zyra dhe i ka dhënë urdhër policisë të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve.

“Rama të ishte në zyrë, këtu të qëndronte. Ai s’po rri ja mbathi. Ndërkohë policisë i tha grisi demonstruesit. Skenar i nje mendje djallëzore organizon. Po të jete burrë duhet të rrijë në zyrë ai e ka vendin në zyre jo tja mbathë dhe të përdhosë sheshin e  Flamurit. Edhe atje do të ketë një dron nga ajri i cili do kërkojë arrestimin në shesh të Ramës, simbolikisht”, tha Berisha.

Ora 12:13
Incidentet në protestë/ Basha: Hapja e kordonit, plan i Ramës për të nxitur dhunën

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka fajësuar kryeministrin Edi Rama për incidentet që ndodhën para Kryeministrisë. "Ministri i Brendshëm e di fare mirë që kordoni i policisë ka hapur radhët për të krijuar një skenë të tillë. Siç e shikoni rrinë duarkryq sepse kanë një skenar për të nxitur dhe për të stimuluar dhunë. Ka nisur para katër ditësh me deklarata të papërgjegjshme të Policisë, ka vazhduar gjithë mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme, gjatë kohës që kanë qarkulluar protestuesit. Dhe tani ndërkohë që protesta filloi plotësisht në mënyrë paqësore dhe s’kam asgjë me efektivët, se efektivët kanë marrë lule nga ne në fillim të protestës. Ndërkohë me presionin më të vogël të turmës, që natyrisht që janë të irrituar sepse janë banorë të Unazës së Re, kanë shkuar për t’u prishur shtëpitë për t’u vjedhur 18 milionë euro, papritur shohim që hapet kordoni policor. Kjo do të thotë që ka një plan për të nxitur dhunë. Ka një plan për të nxitur dhunën që t’i drejtojë gishtin e akuzës opozitës dhe kjo është e papranueshme" tha Basha.

Ora 12:10
Protestuesi pa ndjenja mbi strehën e kryeministrisë, droni kap momentin e vështirë

Një protestues ka mbetur i plagosur si pasojë e gazit lotsjelës që Garda e Republikës hodhi për të shpërndarë turmën e dhunshme që nisi të thyejë derën e kryeministrisë. Protestuesi, një burrë në moshë, hipi mbi skenëln e vendosur tek hyrja e kryeministrisë që mbron derën dhe instalacionin ndricues, por teksa të gjithë të tjerët u shpërndanë pas hedhjes së gazit lotsjellës ai ka mbetur mbi strehën e derës së kryeministrisë pa u rënë në sy protestuesve.

Report Tv transmetoi LIVE në plane me dron momentin kur protestuesi qëndronte i shtrirë dhe pa ndjenja. menjëherë janë mbledhur protestuesit e tjerë të cilët janë ngjitur në skelë për t'i dhënë ndihmën e parë mjekësore.E kanë zbritur më tej poshtë për ta çuar drejt Ambulancës. Ky moment u shfrytëzua nga protestuesit e tjerë për tu vërsulur drejt kryeministrisë ku i vunë flakën rrjetave mbrojtëse jeshile të vendosura në skelën para kryeministrisë.

Ora 11:50
Disa të lënduar në protestën e opozitës: Tubues, policë dhe një kameraman

Gazi lotsjellës i hedhur nga Garda për të larguar nga kryeministria protestuesit e dhunshëm, jo vetëm që i ka larguar tubuesit nga dera e kryeministrisë që nisën ta thyenin me mjete të forta, por disa prej tyre kanë mbetur edhe të lënduar. Ndërsa u shpërndanë menjëherë pas hedhjes së gazit lotsjellës, shumë protestues kanë pasur problem me frymëmarrjen. I lënduar mbeti edhe një efektiv i forcave të policisë, nga përplasja e fortë që u bë me protestuesit.

Tubuesit çanë kordonin e policisë të vendosur në rreshtin e parë para kryeministrisë ku nisën të hipin mbi skelën mbrojtëse të vënë para derës së kryeministrisë dhe instalacionit ndriçues. Nga terreni, gazetarët e Shqiptarja.com dhe Report Tv, raportojnë se një pjesë e turmës po largohen për shkak se nuk përballojnë dot gazin, aktivistët e opozitës po përpiqen t'i mbajnë. Ndërkohë Garda vijon të bëjë thirrje për qetësimin e qytetarëve.

I lënduar dhe probleme me frymëmarrjen pati edhe një operator, kameraman i një televizioni që po ndiqte zhvillimet e protestës. Ndërkohë një protestues qëndroi gjatë i shtrirë para derës së kryeministrisë si pasojë e tymueseve të hedhura, por u tërhoq menjëherë nga protestuesit e tjerë duke i ofruar ndihmë mjekësore.

Protestuesi i lënduar
Ora 11:46
Garda hedh gaz lotsjellës, shpërndahen protestuesit nga dera e kryeministrisë (VIDEO-FOTO)

Forcat e Gardës së Republikës të vendosura mbi godinën e kryeministrisë kanë hedhur gaz lotsjellës mbi protestuesit që po thyenin derën e kryeministrisë me dërrasa dhe mjete të forta. Pas gazit lotsjellës protestuesit nuk kanë mundur të rezistojnë dhe janë larguar.

Para këtij veprimi garda ka bërë thirrje të vazhdueshme me megafon për tërheqjen e protestuesve, duke bërë apel të tërhiqen dhe të ndalin veprimet e dhunshme. Forcat e policisë u angazhuan për të shpërndarë turmën.

Ora 11:44
Çahet kordoni i policisë, protestuesit thyejnë derën e kryeministrisë (VIDEO)

Protestuesit kanë carë kordonin e policisë kanë thyer skelat që ishin vendosur për të mbrojtur derën hyrëse të kryeministrisë dhe instalacionin me drita në krye të derës. Kanë marrë dërrasa dhe sende të forta në duar dhe kanë nisur të thyejnë derën e kryeministrisë.

Garda e Republikës bën thirrje me megafon për tu tërhequr por protestuesit nuk ndalen.

Ora 11:39
TENSION/ Flakë në shkallët e kryeministrisë

Kanë hedhur kapsollë, bidona me ujë, dhe tymues, dhe janë përleshur me forcat e policisë protestuesit e opozitës të mbledhur para kryeministrisë. Në shkallët e godinës së kryeministrisë ka flakë, për shkak se protestuesit kanë hedhur bomba molotov.

Ora 11:28
Berisha, Kryemadhi e Basha mes turmës pranë Kryeministrisë: Fjalën e kanë qytetarët

Janë mbledhur të gjithë bashkë pranë kryeministrisë. Liderët e opozitës, Lulzim Basha i Partisë Demokratike, Monika Kryemadhi e LSI-së, dhe ish-lideri historik Sali Berisha kanë vendosur të qëndrojnë në heshtje pranë kryeministrisë, në mesin e protestuesve të mbledhur nga gjithë Shqipëria para kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama, sipas tyre të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Kanë zgjedhur të mos mbajnë fjalime politike.

sot e udhëheq populli Shqipërinë, ky është monarku absolut i Shqipërisë. Fjalën e kanë qytetarët, kushdo që do të ketë shqetësime dhe fjalë për të shprehur. Njëjtë tha edhe ish-kryeministri Berisha teksa gazetarët i drejtuan mikrofonin: " Sot e udhëheq populli Shqipërinë, ky është monarku absolut i Shqipërisë".

Ora 11:26
Shënohen incidentet e para, protestuesit hedhin tymuese, djegin 'Ramën'

Protestuesit të cilët janë mbledhur tashmë në Blevardin Dëshmorët e Kombit kanë hedhur tymuese drejt kryministrisë, ndërkohë që janë parë të djegin një foto të kryeministrit Edi Rama.

Më herët një protestues është përplasur me pjesën tjetër pasi ka bërë thirje për një tubim paqësor. Ai ka hasur në kundërshtinë e protestuesve të tjerë të cilët e kanë quajtur atë komunist.

Perplasja mes protestuesve
Ora 11:09
"Astiri" me portokalli dhe vuvuzela në protestën e PD-së (VIDEO)

Protestës së opozitës i janë bashkuar edhe banorët e zonës së "Astirit" që prej më shumë se tre muajsh protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe.

Të veshur të gjithë me bluza dalluese ngjyrë portokalli dhe me vuvuzela, banorët i "Astirit" në një marshim të organizuar janë bashkuar tek kryeministria.

Ora 11:03
Liderët e opozitës i bashkohen protestuesve

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Partisë Socialiste për Intergrim kanë dalë nga selitë e partive të tyre dhe janë nisur drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Atje ata aënë bashkuar me protestuesit të cilët janë vendsour tani në zonën ku është paralajmëruar të mbahet tubimi.

Lideri i Partisë Demokratike shoqërohet nga bashkëshortja e tij ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është parë të ecë mes protestuesve duke mbajtur për dore një vajzë të vogël.

Lulzim Bashës i është bashkuar edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe së bashku kanë marshuar drejt sheshit ku do të mbahet protesta.

Ora 10:58
Protestuesi i veçantë i PD-së, mban mbi supe 'historinë e demokracisë'

Ndue Luxha është një protestues i cili merr pjesë në protestën e sotme të opozitës. Përmes një fotoje të vjetër të stampuar në bluzën e tij ai dëmshon se është një përkrahës historik i tubimeve të Partisë Demokratike.

Ashtu si sot, edhe në protestën e viteve '90 ai është angazhuar në protestën e PD-së me sloganin "Shqipëria Demokratike". Në bluzën e tij ai ka shkruar 'Protestoj'. Ndërkohë në anën e përparme të saj protestuesi ka stampuar një pjesë nga tubimi i Partisë Demokratike.

Ne foto Ndue Luxha, protestuesi i PD-së
Ora 10:45
Vajzat e PD-së 'mesazh paqeje' në duar

Në protestën e opozitës, e cila pritet të nisë pak momente më vonë, janë parë disa vajza me lule në duar. Ato kanë dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe janë bashkuar me pjesën tjetër protestuesve për të dhënë mesazhin e një tubimi paqësor.

Ndërkohë sipas PD, në protestë do jenë edhe 500 të rinj  të organizuar për të qëndruar përpara policëve që janë në kordonin e parë të sigurisë.

Vajzat e FRPD-së i kanë dhënë lule efektivëve të policisë për të dëshmuar se gjithçka do të jetë paqësore dhe se policia duhet të jetë krah tyre.

Ora 10:34
500 'policë' të rinj të FRPD-së gardh mbrojtës para efektivëve tek kryeministria

Partia Demokratike raporton se rreth 500 të rinj të Forcave Rinore të Partisë Demokratike janë organizuar për të qëndruar përpara policëve që janë në kordonin e parë të sigurisë, përpara kryeministrisë.

Sipas Partisë Demokratike të rinjtë e djathtë do të qëndrojnë aty për të krijuar një lloj gardhi për të shmangur dhunën e mundshme që mund të vijë nga radhët e protestuesve mbi policinë. Të rinjtë kanë nga një shirit në duar për tu identifikuar edhe nga protestuesit e tjerë, si mbarëvajtës së protestës.

Në rreshtin e parë tek kryeministria në pjesën hyrëse nuk do të ketë efektive vajza.

Ora 10:15
Masat e policisë për protestën: Kundragaz, autoblinda, telekamera...më pak efektive vajza (FOTO)

Forca të shumta të policisë janë mobilizuar në kryeqytet, pranë kryeministrisë, për të garantuar sigurinë në protestën e opozitës së bashkuar. Të gjitha strukturat e policisë, deri tek Reparti RENEA, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në raste të mundshme të përplasjeve. Mbi 1300 forca policore janë angazhuar në një plan masash specifik, ku janë stacionuar rreth kryeministrisë, efektivë me maska kundra gaz. Ajo që është vërë re në radhët e policisë, është fakti se ka një prani më të vogël të efektiveve femra, në krahasim me tubimet e mëhershme, kjo edhe për shkak të incidentit të ndodhur me Ina Nukën në protestën e banorëve të Unazës së Rë, përballë parlamentit. Anash dhe pas kryeministrisë, janë parë edhe efektivë të forcave RENEA, ndërkohë që autoblindë të forcave RENEA janë stacionuar pranë ish-hotel Dajtit, me prezencë edhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Sakaq, punonjës të Gardës së Republikës janë pozicionuar në tarracën e Kryeministrisë, do të monitorojnë situatën me dylbi.

Në planin e masave është dhe një telekamer e vendosur po në tarracën e kryeministrisë për të monitoruar jo vetëm hapësirën ajrore por të gjithë perimetrin e sigurisë të caktuar nga policia.

Një ditë më parë policia njoftoi se ka informacione se persona të caktuar me precedentë kriminalë do përpiqen të ushtrojnë dhunë.

Ora 09:51
Protesta e opozitës, Salianji: Policia e Shtetit do të na bashkohet

Ndërkohë kur na ndan vetëm  një orë nga protesta e opozitës, deputeti i PD, Ervin Salianji ka njoftuar se Policia e Shtetit do t'i bashkohet protestës. Salianji ka paralajmëruar protestën më masive të mbajtuj ndinjëherë, ai gjithashtu ka theksuar se drejtuesit politikë të Ministrisë së Brendshme kanë zgjedhur ti shërbejnë verbërisht krimit.

Postimi i plotë i Salianjit:

E pangjarë, protestes më masive qytetare po i bashkohet edhe policia! 
Policia po bashkohet me qytetarët!
Thirrjeve politikë të Ministrit dhe KM policia po i përgjigjet me mosveprim dhe me ndihmê ndaj protestuesve! 
Ende pa filluar, protesta i dha efektet e para!
Policët që janë nxjerrë në rrugë për të kontrolluar protestuesit po inkurajojnë protestuesit të reagojnë edhe për ta, vetë efektivet duan ti bashkohen protestës së qytetarëve!
Ndërkohë që drejtuesit politike te Ministrisë së Brendshme kanë zgjedhur ti shërbejnë verbërisht krimit dhe padronëve policët e thjeshtë kanë zgjedhur anen e qutetareve, sepse njesoj si qytetarët e tjerë efektivët paguhen keq dhe trajtohen edhe me keq duke qënë mes zjarrit të krimit dhe tradhëtisë së eprorëve politike!
Sot në 11, të gjithë në Bulevard, eja edhe ti, në këmbë për Shqipërinë 

 

 

Ora 09:43
Basha mbërrin në selinë e PD-së

Rreth orës 09:30 lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në selinë blu. Diskutimet e fundit me organizatorët, deputetët dhe mbështetësit e tij, do të sjellin më vonë marshimin drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit", për tu stacionuar më tej rreth kryeministrisë, në protestën e opozitës së bashkuar që nis në orën 11:00.

Basha është shprehur shkurt për gazetarët se ‘asgjë nuk i ndal protestuesit’.

Ora 09:28
Policia me maska kundra gaz, FNSH dhe autoblindat e RENEA-s rreth kryeministrisë (VIDEO+FOTO)

Policia e Shtetit ka marrë masa për të përballuar çdo incident të mundshëm që mund të lindë gjatë protestës së sotme të opozitës. Disa akse kryesore të rrugëve pranë zonës së kryministrisë janë bllokuar duke penguar qarkullimin e lirë të automjeteve

Forca të shumta të policisë janë vendosur pranë kryeministrisë, ndërkohë që efektivët kanë vënë edhe maska kundra gaz  për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm nga ana e protestuesve.

Ndërkohë në terren janë edhe forcat speciale RENEA, të cilat sic duken në videon e siguruar nga REPORT TV, po stacionohen pranë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", për të ndërhyrë në raste të mundshme emergjence. Forcat RENEA janë forcat elitë të policisë që ndërhyjnë në situata ekstreme, kur ndërhyrja e forcave të tjera të policisë është e pamjaftueshme për të zgjidhur situatën. Sic duket në video, forcat RENEA janë duke u futur brenda ambienteve të ish-hotel Dajtit.

 

 
Ora 09:23
"Edi Ramës, populli ia ka prerë biletën në të s...", ja parrullat që vijnë nga rrethet

Partia Demokratike është kujdesur që secili qytet i Shqipërisë të ketë një kauzë kyçe se përse qytetarët duhet të  protestojnë. Sipas Partisë Demokratike, qytetarët e Durrësit duhet të protestojnë kundër blerjes së zgjedhjeve  nga Rama-Dako. Gjithashtu sipas PD ata duhet të protestojnë  për përgjimet që dolën  për blerjen e  zgjedhjeve  nga grupi kriminal i Avdylajve  me kryebashkiakun e Durrësit, përgjime të cilat i publikoi Zëri i  Amerikës, një fakt që durrsakët e evidentojnë në parrullat e tyre.

Ndërkaq edhe Shkodra sipas PD, është një nga qarqet nga ku po vijnë më shumë protestues drejt Tiranës, në parrullat e tyre shkruhet "Rama ka marrë fund"

Kuksianët dhe tropojanët sipas PD,  nuk harrojnë. Ata do të të jenë  në protestë kundër qeverisë dhe arsyeja kryesore sipas tyre është Ardit Gjoklajn, djaloshin e vrarë në landfillin e Sharrës me origjinë nga Tropoja.

Ora 09:14
Protesta e opozitës/ Policia postblloqe në akset që lidhin rrethet me Tiranën

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës përballë kryeministrisë, janë nisur nga rrethet qytetarë që pritet t'i bashkohen tubimit te partive opozitare.

Policia e Shtetit ka vendosur postblloqe në akset kryesore që lidhin rrethet me Tiranën dhe duke ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj protestuesve. Forca policore speciale po kontrollojnë për të shmangur pjesëmarrjen në portestë të personave me precedentë penale, pasi sipas saj ka informacione se persona të caktuar do përpiqen të shfaqin akte dhune.

Ora 09:09
"Qeveria e zënë në çark", ja slogani i protestuesve vlonjatë

E teksa në orën 11:00 do të mbahet protesta e opozitës përpara kryeministrisë, duket se qytetarët e Vlorës janë  përgatitur për t'u nisur drejt Tiranës. Ata kanë vendosur një parrullë në autobusin ku siç shihet në foto, një mi në çarkë, simboli për fundin e hajduteve që sipas tyre simbolizon qeverinë.

Ky është "fundi i hajduteve” është slogani i protestuesve vlonjatë, të nisur me autobusë dhe makina drejt Tiranes. 

 

Ora 08:50
Kryetari i PD në Fier: Protesta paqësore, mos provokoni

Qindra simpatizantë të PD në Fier janë nisur këtë mëngjes drejt Tiranës për t'iu bashkuar protestë së opozitës përballë kryeministrisë. Kryetari i Partisë Demokratike në Fier i ka bërë thirrje protestuesve të bëjnë një tubim paqësor dhe të mos provokojnë.

Report Tv mëson se protestuesit që janë nisur drejt Tiranës janë kontrolluar nga policia, ndërkohë që nisja e tyre është bërë me autobusë dhe 30 mjete personale.

Ora 08:37
Protesta e opozitës, PD: 50 mijë qytetarë drejt Tiranës

Simpatizantë të PD janë nisur edhe nga qytetet e Fierit, Beratit, Durrësit, Kukësit dhe Dibrës.

Sipas Partisë Demokratike mëngjesin e sotem drejt Tiranës janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë.

Ja pjesemarrja sipas qarqeve sipas PD:

Qarku Shkodër – 8000 qytetarë

Qarku Lezhë – 6800 qytetarë

Qarku Kukës – 4000 qytetarë

Qarku Dibër – 3500 qytetarë

Qarku Durrës – 9100 qytetarë

Qarku Elbasan – 7500 qytetarë

Qarku Berat – 3000 qytetarë

Qarku Fier – 4800 qytetarë

Qarku Vlorë – 4500 qytetarë

Qarku Gjirokastër – 2000 qytetarë

Qarku Korçë – 4200 qytetarë

Ora 08:35
Policia kontrollon listat e udhëtarëve, protestuesit: Po na provokojnë

Gjatë nisjes së protestuesve të rretheve drejt Tiranës, policia ka ushtruar kontrolle për të shmangur incidente gjatë protestës e cila është paralajmëruar të mbahet sot përpara kryeminstrisë.

Report Tv mëson se në zonën e Kryebushatit në Shkodër, këto kontrolle kanë ngjallur tensione mes policisë dhe protestuesve të cilët e kanë quajtur provokim kontrollin dhe fotografimin e listave të pasagjerëve.

Ndërkohë që disa postblloqe policise janë vendosur në kryqëzimet kryesore që lidhin zonën e veriut me kryeqytetin.

Ora 08:02
Nisen protestuesit nga Lezha dhe Shkodra

Protestues të cilët do t'i bashkohen tubimit të opozitës në kryeqytet, janë nisur nga qytetet e Shkodrës dhe Lezhës. Sipas PD lokale nga qyteti i Shkodrës janë nisur rreth 4000-5000 persona.

Kryetari i PD në Shkodër ka deklaruar se shoferët e autobusave janë kërcënuar me gjoba dhe heqje patentash, megjithatë ata kanë marrë përsipër transportimin e protestuesve drejt Tiranës. Ndërkohë që nga Lezha protestuesit janë nisur me automjetet personale.

Ora 07:48
Protesta e opozitës, nisen qindra qytetarë nga Vlora dhe Saranda

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, e cila është paralajmëruar të nisë në orën 11:00, janë nisur nga Vlora dhe Saranda qindra qytetarë që do të bashkohen me përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Tiranë.

Nisja e tyre është bërë rreth orës 06:00 të mëngjesit. Report Tv mëson se nga Vlora janë nisur 10 autobusë dhe rreth 50-60 automjete. Sipas PD lokale në Vlorë janë konfimuar 1800 persona. Ndërkohë që protestuesit nga Saranda janë nisur drejt Tiranës që në orën 04:00 të mëngjesit, kjo për shkak të largësisë por edhe për shkak të bllokimit apo vonesave që mund të shkaktohen gjatë kontrolleve përgjatë rrugëve.

Ora 07:43
Protesta e opozitës, PD: 1000 qytetarë janë nisur nga Gjirokastra

Protestues nga Gjirokastra që do t'i bashkohen tubimit të opozitës janë nisur në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës. Qindra simpatizantë të PD dhe LSI në Qarkun e Gjirokastrës janë nisur drejt kryqytetit me katër autobusë, pesë furgonë ndërkohë që shumë të tjerë, janë organizuar për t'u nisur për në protestë me automjetet e tyre.

Sipas Report Tv, e njëjta situatë është rregjistruar edhe në Tepelenë, Përmet, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull e Libohovë ku protestuesit e opozitës janë organizuar për të shkuar në kryeqytet. Sipas PD së qarkut Gjirokastër,  vetëm nga Gjirokastra, janë nisur rreth 450 persona në drejtim të kryeqytetit, ndërsa në rang qarku, numri total përllogaritet diku tek 1000 persona.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Monteskje (2): 16/02/2019 19:45

    Nuk e di se pse nuk e kam humbur shpresen akoma tek 'Njeriu' ne pergjithesi e ne veçanti tek shqiptaret. Ndoshta, se ne Bibel thuhet se ZOTI e krijoi njeriun sipas shembelltyres se tij dhe per nje qellim te madh e plot kuptim. Ndoshta sepse edhe ne qeniet me mjerane e te degjeneruara, edhe ne ato me kriminele eshte perseri nje berthame e mire atje brenda ne thellesi te shprtit... Si nje kokerr diamanti e mbuluar me shtresa e shtresa qymyri e karboni... Ndoshta edhe nga shpresa e mbi te gjitha DESHIRA, se nje dite gjithçka do te ndryshoje e DO TE TRIUMFOJE E MIRA, E DREJTA, RREGULLI, DISIPLINA E ZOTI I MADH... Se Bota do te ndriçohet, e se Engjejt e MESIA do te zbresin perseri ketu tek ne...

    Përgjigju
  • Monteskje: 16/02/2019 19:03

    E para: Pretendohet se po luftohet 'korrupsioni', 'oligarket' e hajdutet'?!!!!... Po nga kush e nga cilet?!!... Udheheqesit e kesaj te ashtuquajture 'opozite' jane qeniet (se njerez as qe te shkon mendja se jane), me te inkriminuara e me te korruptuara e degjeneruara jo ne Shqiperi qe po e po, por edhe ne te gjithe Boten mbare. S'ka nevoje te permenden fakte, se siç thuhet ne shqip, 'edhe femite ne bark te nenes e dine kete'... Po te ishte nje kohe tjeter, e Rregullit dhe e Disiplines, (qe zaberhanet e plehrat e quajne 'diktature'), keto palaço e gangsterre do te ishin varur me kohe, (le qe as do t'ja kishte mbajtur bitha te benin keto qe kane bere)... E dyta: Shihen te protestojne lloj, lloj qeniesh te nemuara e te degjeneruara, qe midis te tjerash therrasin edhe 'te hapen llotat e kumaret', qe neqoftese Partia Socialiste e Kryeministri i saj ka bere ndonje te mire per ate vend, pikerisht kjo nisme e mbyllja e kazinove e llotove (vendet e djallit, djallistave e te mbaruarve), ka qene nje nga punet me te mira e me te lavderueshme qe ka bere... Kuptohet qarte e lehtesisht se kush jane e se ç'fare perfaqesojne mjeranet e degjeneruar qe jane ne proteste... E treta: Ai vend i varfer e me plot andrralla e probleme, qe edhe ne kohen e Enverit, 60 deri ne 70% te te gjithe buxhetit e buxhetoreve na e paska paguar Kina 'Komuniste', e jo me sot qe se merr vesh i pari te dytin e qe eshte kaos e rremuje e lemsh para porte e qe katrahuret mbahen me paret qe vine nga emigracioni e me donacione e ndihma nga jashte. Te prishen e shkaterrohen pasurite e te mirat materiale, eshte nje KRIM e SUPER KRIM qe S'DUHET LEJUAR NE ASNJE MENYRE, e DUHET DENUAR RENDE! Ministrite e rruget e pemet e te gjitha, jane PASUURI E VENDIT DHE E POPULLIT, dhe jo prona e te mira te personave te veçante, (se prap edhe sikur te jene, jane prap te mira materiale qe i perkasin shoqerise e te gjithe Botes e qe s'duhen shkaterruar)! E katerta: Njerezit (po njerezit ama), duhet te EDUKOHEN e ta KUPTOJNE nje here e mire se DASHURIA per Vendin e Atdheun nuk eshte te bertasesh neper stadiume 'Shqiperi, Shqiperi' e te besh shqiponjen vend e pa vend, po ta DUASH Atdheun kudo e kurdohere e ne ç'do kohe e ne ç'do situate. Te te vije keq edhe per nje maje gjilpere e ta marresh dhe nje cope leter apo edhe nje bisht cigareje e ta hedhesh ne kosh te plehrave. Boll me me thirrje e ndjenja injorantesh, qe jane pikerisht ata qe me pas djegin e shkaterrojne... E pesta: MOS U BENI KAVJE EKSPERIMENTALE (TANI NE SHEKULLIN 21), QE TE ZGJUARIT E BOTES DHE ATO QE E KOMANDOJNE ATE, TE BEJNE ME JU MJERANE E TE HUMBUR TE SHKRETE, PO MUNDOHUNI TE BEHENI NJEREZ ME QYTETARI, KULTURE, RREGULL, DISIPLINE, VETEPERMBAJTJE, MIRESI, DASHURI, PAQE E DLIRESI NE MENDJET E ZEMRAT E JUAJA, E MBI TE GJITHA ME "ZOT". ME ZOTIN E MADH E TE AMSHUAR. ZOTI E SHPETOFTE SHQIPERINE!

    Përgjigju
  • opioninion: 16/02/2019 17:38

    NE KUSHETUTE LEJON ARESTIM TE GJTHA PARTIA EDJADHA BASHKE ME LS DHE HIQETE IMUNTETTI DHE DENOHETE 5VJETE DERI NE 14VJETE BURGEOSE MEBURGIM PERJESHME OSE INTERNIMMEKETE QEBEN NUK KAM PER MARRE ME PUSHTETIDJADHA

    Përgjigju
  • Labi: 16/02/2019 15:01

    Hahahaha ike o luli se le nam do e maresh pergjigje me vote kur t jen votimet

    Përgjigju
  • Droni: 16/02/2019 10:01

    Ku o droni? Pamje me drone pls.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb