BERISHA: KOALICIONI I MADH OPOZITAR ME RRIT MUA PIKET
I pyetur a i druhet një koalicioni të madh opozitar Berisha tha “Rama e PS në mënyrë më të paprecedentë, bëjnë aleancë vetëm për të mundur Berishën. Ju kujtohet ajo aleancë me ato vetëm për të mundur Berishën, por le ta bëjnë me këto dhe me ato, e sigurtë është që vetëm në atë mënyrë Berisha nuk mundet, përkundrazi i rriten pikët. "
BERISHA: ISH-TE PERNDJEKURIT DO TE DEMSHPERBLEHEN DERI NE 2017
I pyetur nga gazetarja Anxhela Tato, e gazetës "SHQIPTARJA.com" se kur do u jepet kësti i dytë ish-të përndjekurve politik, Berisha tha se procesi i dëmshpërblimit është në vazhdim dhe do të përfundojë në vitin 2017.
"Këstin do ta marrë çdo i përndjekur politik...ka filluar të shpërndahet. Vonesa e shkurtër disa muaj më parë s’ka pasur absolutisht asnjë lidhje me mungesë fondesh...problem ka qenë një amendim i ri i ligjit, i cili përcaktoi si detyrim shlyeje me përparësi të këstit të dytë personave mbi 60 vjeç dhe dhënies së shumës së tërë mbi 80...84 vjet, se mbaj mend mirë...Ligji ka qenë në zbatim...një muaj më parë përfunduam së marrë këstin e dytë personat mbi 60 vjeç, tani është shpallur lista e 200 e ca emrave nën 65 vjeç...Ky është një proces në vazhdim dhe i tillë do jetë, do kompletohet në afat...deri në vitin 2017", tha Berisha.
BERISHA: RAMA PREJ MUAJSH I KERKON LSI TE IKE NGA QEVERIA
Berisha deklaroi se RAma ka kaq muaj që i kërkon LSI të largohet nga qeveria. “Tani është e vërtetë që z. Rama duke qenë i dënuar për të mos qenë lider në çështje kryesore, është mjeshtër i detajit pasi ky hyn në detaje dhe mbetet e nuk del dot prej tyre dhe në detaje ky përfundon gjer në naivitet fëminor qesharak. Ka kaq muaj që fton LSI-në ik nga qeveria dhe hajde këtu tek unë. Problemi i tij i parë i madh si të jetë Berisha kryeministër në 100 vjetor dhe këtë e krijon vetë ai, një gjë për të cilën ai nuk ka ndonjë përgjegjësi direkte përveç udhëhejes së forcës së tij politike dhe e shndërron në një dramë të madhe përsonale, e përjeton me vuajtjen më të madhe, shkon deri në atë shkallë sa i thotë partisë që qeveris, lëre qeverinë dhe hajde tej unë. Po çfarë jeti që të vij tek ti !? (qesh) Thirrje të njeriut të dëshpëruar, thirrje e njëriut që merret me çdo lloj detaji, me fijen e barit merret për të shpëtuar, i mbyturi që gjen edhe fijen e barit, në vend që të kritikojë qeverinë...njëra pjesë e qeverisë më pëlqen tjetra s'më pëlqen, kjo që më pëlqen të vij tek unë...Megjithatë unë e përgëzoj. E rëndësishme është që me 28 do të jemi të dy në Vlorë të nderojmë Ismail Qemalin, etërit e Pavarësisë. T'i nderojmë ata jo me qëndrime të vjetra..."- tha Berisha
BERISHA: RAMA, KONTROVERS ME FAMILJEN E MBRETIT
"E dëgjoja sot se kishte deklaruar se nuk do të marrë pjesë në funeralin e Mbretit, paçka se gjyshi i tij dhe jo vetëm gjyshi, ka qenë i lidhur me familjen mbretërore, por problemi i tij është ky, se ka gjyshin tjetër nga Koleka dhe këtij tjetrit i rroftë biblioteka. Historinë e duam me gjysh Kolekën dhe jo me këtë, i cili ka qenë mbretëror. Lidhur me familjen e Mbretit është kontrovers, e ka shumë të vështirë të përcaktojë qëndrimin në çështje kryesore ndërsa në detaje është mjeshtër. U thoshte të rinjve dje se gjyshi im ka pasur bibliotekë ndaj dhe unë u bëra mik i librit. Sa më detyroi ti them atë që i thash që gjyshi im ka pasur vetëm lloje të ndryshme armesh por kjo nuk më pengoi për të qenë mik i librit." tha Berisha.
BERISHA "KRITIKE" PER GAZETARET
Gjatë konferencës së sotme, Berisha është ndalur në punën e gazetarëve duke deklaruar se Shqipëria e gazetava është ajo e kronikës së zezë. "Janë dy Shqipëri, njëra Shqipëri e titujve të gazetave...dhe për fatin më të keq si në asnjë vend tjetër të planetit, Shqipëria e gazetave është Shqipëria e kronikës së zezë...Si një mik absolut ndjej një keqardhje shumë të thellë kur seria e tërë e gazetave të vendit tim, gazeta serioze me drejtorë serioze dhe profesionistë, hapin me germa kapitale me kronikën e zezë dhe kjo është një sëmundje...Nuk dëmtohet qeveria me këtë...nëse kanë synim të dëmtojnë qeverinë i them trashini dy herë më shuam ato germa...pra është njëra Shqipëria e titujve me germa kapitale në titujt e gazetave...është tjetra Shqipëria aktive dhe proceseve që çojnë para këtë vend..Unë shpreha një preukopim, kronika nuk injorohet...Uroj dhe shpresoj që mediat t'i kthejnë pak sytë edhe drejt Shqipërisë tjetër, drejt Shqipërise së përditshme, ka një spektër dhe realitet tjetër m zhvillimet të papërmbjatura", tha Berisha.
BERISHA: PROKURORIN E ZGJEDH PRESIDENTI
I pyetur lidhur me figurën e prokurorit të përgjithshëm Berisha tha se i takon presidentit të vendosë por shtoi se kandidatura do të vlerësohet. “Shqiptari i vetëm që ka deklaruar se ka hequr dorë në mënyrë përfundimtare, dhe e ka të shkuar ëndrrën presidenciale jam unë. A më mbetet mua të them se cili do të jetë prokurori ideal për Sali Berishën? Nuk harxhoj asnjë minisekond për këtë çështje. Presidenti ka kompentencën kushtetuese të përzgjedhjes. Natyrisht kandidatura do vlerësohet. Kam besim se do të jetë me aftësitë dhe integritetin e domosdoshëm për atë detyrë”, tha Berisha.
MARREDHENIET ME CEZ TRANSPARENTE
Berisha tha se marrëdhëniet me CEZ janë transparente.“Lidhur me CEZ, them se se çdo marrëdhënie e kësaj qeverie me koorporatën e CEZ dhe çdo sipërmarrje të huaj është një marrëdhënie kyekëput transparente...Në rastin e CEZ marrëdhënia është transparente, analizat nuk janë vetëm të palës shqiptare dhe të palës së CEZ por janë tashmë edhe të institucioneve ndërkombëtare. Gjithçka zhvillohet dhe do të zhvillohet në përputhje me ligjet e vendit...Ka apo s’ka kapacitet qeveria për administrimin e shpërndarje së energjisë elektrike? Unë gjykoj se kjo është me tregues shumë të qartë, ato kanë qenë më mirë se ç’janë sot, humbjet sot janë më të mëdha...kjo jo se CEZ nuk ka bërë përpjekje për një menaxhim. Edhe pse CEZ ka qenë e interesuar të punojë, humbjet janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Borxhi që thatë ju, i sipërmarrjes publike janë transparente, ekziton një borxh i caktuar, por aspak përcaktues në performancën aktuale të shpërndarjes së energjisë elektrike. Është bërë gjithshka, janë angazhuar fonde shumë të mëdha që energjia të mos mungojë një orë të vetme, por energjia duhet paguar patjetër", tha Berisha.
BERISHA: PARATE E PRIVATIZIMIT TE ALBPETOL DO JENE PER QYTETARET
A do përfshihet paratë e privatizimit të Albpetrol në buxhet Berisha u përgjigj se do të jetë çdo dollar në mirësi të qytetarëve
“Lidhur me fondet e Alpetrolit kurorëzimi me sukses i atij procesi, detyron qeverinë që në përputhje me angazhimin e shpallur solemnisht, çdo dollar i atij privatizimi të kthehet në mirësi për qytetarët shqiptar, ky është qëndrimi im i palëkundur...Do të bëjmë gjithçka që ajo të kthehet në një levë të fuqishme të ndikimit direkt, asnjë lidhje nuk ka me zgjedhjet ky problem sepse në qoftë se u referohemi fondeve të mobilizuara këto vite, ato janë në interes të qytetarëve shqiptar...shumë herë më të larta sesa këto që po flasim tani...", tha Berisha.
BERISHA: BORXHI DO QENDROJE 60+ - 2 %
I pyetur për borxhin dhe politikat fiskale që do të ndjekë qeveria shqiptare, Berisha u zotua se qeveria shqiptare do të ruajë nivelin e 60 %. "Unë nuk mund të them që do jetë pikë për pikë por do të jetë e përafërt me parashikimin. Vitin që vjen ne jemi të zotuar të qëndrojmë në një borxh publik rreth 60 % dhe do t’i përmbahemi...Jemi të zotuar të qëndrojmë në një borxh rreth 60 % , + - 2 %. Jam i bindur se duhet shmangur gjer në ekstrem ato masat që cenojnë rritjen ekonomike...çfarë ndodh me këtë praktikën e osteritetit, kjo praktikë në asnjërin nga këto vendet që po i nënshtrohen nuk i shërbejnë dot borxhit. Kjo praktikë jo vetëm që nuk po ndihmon por po thellon më tej recesionin sepse sa më shumë të presësh shpenzimet, aq më tepër ti cenon ndikimin e komponentit publik në rritjen ekonomike. Nëse rritja dëmtohet, dëmtohet ekonomia në tëresi, krijon një rrjet vicioz...Sot ka një debat të madh mbi taksat. Ky debat është me spektër të gjerë...nga taksa e Spiro Kolekës që do të kthejë Edi Rama në programin e tij...taksë që rrënoi në mënyrë të rrufeshme borgjezinë shqiptare tek taksa që prekin disa nivelet më të larta...Sot ka një përpjekje të madhe për të gjetur se çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj taksave, ku qëndron qeveria jonë?... Ne besojmë tek taksat e ulëta dhe do të bëjmë gjithçka që të lehtësojmë barrën fiskale të sipërmarrjes...kur deklaron se nuk do të pranojmë masa që kërcënojnë rrijten, këtu është kontributi i sektorit publik...këto masa nuk mund të jenë lider dhe përcaktuese. Kemi filluar të lehtësojmë barrën fiskale. E hoqëm TVSH për të gjitha makineritë. Ne do investojmë, do ruajmë nivelin maksimal të investimeve, praktika 5-vjeçarë dëshmon sukses të plotë...borxhi është luhatur me 2-3 %. Vendet që kanë ndjekur paketën e ashpërsisë, ato kanë patur rezultat dyfishimin e borxhit. Ne i qëndrojmë kësaj me bindje të plotë...Kjo është një nga arritjet më të madhe në të gjithë historinë ekonomike të këtij vendi", tha Berisha.
RRITJA EKONOMIKE AFERSISHT SIC E E KEMI PARASHIKUAR
I pyetur në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm, Berisha deklaroi se ky buxhet do të jetë më i madhi në historinë e vendit.
“Lidhur me buxhetin sërish ky buxhet do të jetë buxheti më i madh në historinë e këtij vendit dhe kjo është dëshmia më e qartë e performancës ekonomike, për sa i përket rritjes ekonomike vjetore unë e di që ju keni dëgjuar shifra të ndryshme...do iu kërkoja të bëni një kontroll të shifrave të shpallura nga të tjera dhe ato të qeverisë shqiptarëve vitet e fundit...Rritja ekonomike në secilin vit ka rezultuar 2 ose 3 fishi i vlerave të shpallura nga institucionet ndërkombëtare...Institucionet e FMN-së dhe Bankës Botërore, që të dyja dhanë parashikimi që dallonin 50 % nga njëra-tjetra...Cila është e vërteta? Vlera e rritjes është një vlerë relative, por përsëri unë jam shumë i bindur se ky vit do të mbyllet me një vlerë shumë të përafërt me atë që kemi shpallur me buxheti në dhjetor gjatë këtij viti. Siç e kemi parë rritja e 3 mujorit të 2 të këtij viti ishte 4 herë më e madhe dhë në mënyrë më evidente 3-mujori i trtë ishte një tremujor që kulmoi me një fluks turistik të papar, një 3 mujor që pati një zhvillim dhe intensitet të madh të shkëmbimeve ekonomike. Fakti që 8 mujori në tërësi u mbyll me 25. 6 % rritje të shitjeve në tërësi dëshmon se 3 mujori i tretë ka qenë shumëfish i tremujorit të dytë", tha Berisha.
Më tej Berisha deklaroi se buxheti është në përfundim.. "kanë qenë disa takime ndërkombëtare intensive të cilat kanë vonuar disa ditë, por javën që vjen do të shkojë në parlament, do të ketë ato karakteristika që unë i paraqita para ca ditës në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së dhe sot këtu para jush".
BERISHA-RAMES: HAJDE TE VOTOJME LIGJET
I pyetur në lidhje me Këshillin e Qarkut të Fierit, Berisha tha se do të ushtrohet e drejta e mocionit të votëbesimit për të gjithë anëtarët e këtij këshilli, duke e akuzuar kreun e PS-së Rama se me mocion ai ka shkarkuar një anëtar të PD-së në Bubullimas, por nuk pranon të bëhet një mocion në Divjakë dhe Fier.
"Ju keni dëgjuar një ofertë që unë kam bërë ditët e fundit. Në mënyrë absolute oferta ime ka si synim vetëm hapjen e rrugës dhe krijimin e mundësive për opozitën që të dalë nga orbita bllokuese në të cilën është pozicionuar. Dua të informoj qytetarët shqiptar se oferta për të votëbesuar, mocion besimi, secilin nga të paktën 50 anëtarë që i takojnë kësaj shumice të Këshillit të Qarkut, në rast se zoti Rama pranon do të ishte mirë që edhe 43 anëratë e PS në qark. Kjo do të ishte zgjidhja më e ndershme politike. Pretendimet se mocioni nuk ekziston janë qesharake dhe mashtrim i mirëfilltë që u bëhen nga eksponentë socialistë qytetarëve shqiptare. Neni 32 përcakton të drejtën e anëtarëve të Këshillit të komunës dhe bashkisë për të zgjedhur dhe shkarkuar anëtarët e këshillave të qarqeve dhe për të gjithë ata që njohin forumet e zgjedhjeve është ABC e tyre, e drejta e tyre për të zgjedhur dhe shkarkuar përfaqësuesit që u delegohet. Neni 32 është zbatuar me mocion mosbesimi nga PS dhe duke u bazuar në këtë nen PS në komunën e Bubullimës ka shkarkuar me votëbesim, përfaqësuesin që ishte i mazhorancës dhe ka vendosur anëtarin e këshillit të PS-së. PS e ka bërë këtë pa asnjë lloj objeksioni nga ana e PD sepse nuk na shkon ndërmend që të vemë në dyshim të drejtën e këshillave të bashkisë dhe komunave.
PS ka mbledhur firmat 1/3 e firmave, i ka legalizuar ato për mocion mosbesimi në Divjakë, në Bashkinë e Fierit, në Fier Shegan dhe Ndërmenas por këtu nuk ka arritur të ushtrojë këtë të drejtë sepse nuk formuar kuorum. Unë siguroj zotin Rama se do të ushtrohet e drejta e mocionit. Anëtarët do të paraqiten në çdo takim, le ta shndërrojmë këtë nen në një mekanizëm që certifikon të gjithë të zgjedhur e këshillit të qarkut. Është absurde nëse ti mendon se do vendosësh 2 standarde, një në Bubullimë që e fitove dhe një në Ndërmenas që nuk e fiton dot, në Divjakë dhe në Bashkinë e Fierit që nuk e fiton dot. Këshilli i Qarkut të Fierit nuk është zgjedhur nga populli.
Berisha e ftoi Ramën të votojë ose do të mbajë përgjegjësi për bllokimin e integrimit. "Rekomandimi pozitiv i KIE-së duhet të marrë vlerën e plotë, ftoj zotin Rama të votojmë këto 3 ligje që janë përcaktuese për qëndrimin përfundimtar të KiE ndaj çështjes së statusit. Këto 3 ligje u cituan në mënyrë eklsplicide si kërkesa që raporti më 20 nëntor të japë informacionin te vendet anëtare se Shqipëria plotësoi këto 3 kërkesa. A do të votohen ditën e enjte? Unë besoj që po, do të ishte një përgjegjësi shumë e madhe, para çdo qytetari shqiptar, para ëndrrës europiane, bllokimi në këtë vit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, apo votimi kundër de facto në parlament për ligjet e kërkuara.
Nga shtatori gjer dje (të enjten) në parlament janë votuar 29 ligje dhe marrëveshje, nga këto 29 ligje, 22 janë votuar me konsensus nga shumica dhe pakica. Si mund të justifikojë një kast të tillë bllokues? Ky është një vullnet shumë i qartë, për të bllokuar procesin e integrimit. Nuk ka përgjegjësi më të rëndë se kjo, pse do e bllokosh? Urdhëro në mënyrë ligjore të organizojmë mocionin. Nese kërkon të mbash shumicat që nuk ke...nuk janë kryesitë e partive që i ndërton ti sipas qejfit tënd...Uroj që t’i votojë...Na është kërkuar që pas fjalimit kryesor të Kryeministrit, a mund ta marrë fjalën kryetari i opozitës? Plotësish dakort dhe 10 minuta po të dojë. Ky ishte kompromis, Rama u largua...Ka një protokoll dhe vendos kryetarin e opozitës në nivel ministri, këtu e kemi vendosur dhe ne. 2 Kryeministra nuk mund të bëhen as me rregullore...Unë e respektoja kur isha kryetar opozite...Ç’është kjo ethe e tij për t’u shpallur Kryeministër me ligje dhe jo me vota. Kjo e dëmton, ia largon dhe votat...ua garantoj që po. Sa del tani thotë unë Kryeministër i ardhshëm, rri tani po jo në të ardhmen, si horizont që largohet...Kur të kapin ethet ndonjëherë...se unë jam mjek janë shumë problematike, e kanë kapur ethet e pushtetit dhe nuk di se çfarë bën...të orientohet e ka të vështirë”, tha Berisha.
Redaksia Online
(eç/shqiptarja.com)