Berisha: Ramën se do PS
Kryesocialisti: Shpifja e ditës

Berisha: Ramën se do PS<br />Kryesocialisti: Shpifja e ditës
TIRANË - Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së grupit kuvendor demokrat sulmoi kryesocialistin Rama se po bën aleancën me presidentin Topi dhe Aleancën Kuq e Zi, sepse e ndien që socialistët nuk do ta votojnë. Berisha kritikoi se kthim në regjimin komunist, programin e së majtës “Për një Rilindje Shqiptare”.


PËR RAMËN
“Njeriun që ka 8 muaj që u thotë bashkëpunëtorëve të mi: do fitojmë nga kuq e zitë. Por, një lider nuk e bazon fitoren në realitetet inekzistente, por tek pushtimi i mendjes dhe zemrës së qytetarëve. Dhe frymëzimi i mbështetësve të tij se ai i udhëheq në fitore. Po ju informoj se një sondazh i fundit dëshmon se 40% e socialistëve do votonin Ramën. Ndaj është spostuar vëmendja nga platforma Ufo tek Bamiri e Kreshniku.
Socialistët nuk e votojnë Berishën se janë besnikë, por e dinë që kryetari i tyre nuk I con në fitore. Ata kanë instiktin politik, i cili nuk I gabon. Të të votojnë 40% e mbështetësve, do të thotë që je I pashpresë.

Zoti Rama, pavarësisht nga sinoptika elektorale duhet të kompletojmë reformat e kërkuara për integrimin, ku opozita merr rolin e saj të pamohueshëm. Të paktën, kur nuk i con dot në fitore, mos ia nxi imazhin”.

PËR PROGRAMIN E PS
“Çfarë rilindje bën ai përvecse risjell bllokun. Ndryshimi nis nga vetja. Rama rikthen neo bllokun. Por , me këtë nuk bind dot shqiptarët. Përshëndes biznesmenët që e kuptuan se ai lufton me takt për taksat e etërve të tij.
Thirri biznesin dhe po i jepte leksion edhe Gramoz Rucit. Dha platformën e Spiro Kolekës dhe premton si rilindje të shkuarën e hidhur të vendit. Por, biznesi ia dha përgjigjen e shkëlqyer. Garantoj biznesin se nuk do ketë rritje taksash, por do të ndodhë e kundërta”.

REFORMAT
Kryeministri Berisha duke iu referuar tryezën së sotme për reformën zgjedhore, ku morën pjesë edhe ambasadorët e huaj, tha se nëse ODIHR i aprovon, atëherë mazhoranca do të votojë amendimet pavarësisht se me disa prej tyre nuk është dakord.
“Nëse ODIHRi qëndron dënimeve të imagjinueshme që ka kërkuar Rama, ne do i votojmë. Mirë nuk na vjen, por në emër të kompromisit do e bëjmë”, tha Berisha.

LISTA E ZGJEDHËSVE
“Lista e zgjedhësve. Amendamenti i tyre është kërkuar nga Chavez në Venezuelë. Por, gjykatat nuk lejojnë të përdorësh listën si një mekanizëm përjashtimi. Unë besoj se edhe këtu OSBE/ODIHR do të japin mendimin e tyre. Ka boshkllëk për zgjedhjet lokale, mënyra e votave të hedhura gabim. Tani përcaktohet qartë procedura e trajtimit të tyre sipas Kodit të Komisionit të Venecias dhe IFES”.

NUMËRIMI I VOTAVE NË TIRANË
“Kjo formë ekzistuese ka qenë kërkesë e Ramës. Nuk mendoj se e ka pas gabim. Uroj që të shtojmë qendrat e numërimit”.

PËR NUMRIN E VOTUESVE
“E drejtë që të rritet minimumi i votuesve në qendër. Por, ky vendim duhet të arrihet bashkë me një detyrim që të sigurohet transporti për ata zgjedhës, të cilëve do tu heqim qendrën e votimit aty ku është. Nëse nuk ekziston vullneti për të justifikuar disfatën e ardhshme në vitin 2013, nëpërmjet mungesës së zbatimit të rekomandimeve besoj se reforma mund të kompletohet në një kohë rekord. Nuk mund të them se cili do jetë qëndrimi i zotit Rama se ai është satelit në orbitën e humbjes. Që të gjitha variantet e tij, nuk e nxjerrin dot nga ajo orbitë.”


LONDËR, REAGON RAMA
Nga Londra ku po prezanton programin qeverisës, kryesocialisti Rama ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Berisha në grupin kuvendor.
Rama nëpërmjet komenteve në Twitter, e cilëson si shpifje deklaratën e kryeministrit se PS kërkon të fitojë me partinë e Kreshnik Spahiut.
“Shpifja e ditës: Edi Rama u thotë të tijve do fitojmë nga Kreshniku! E vërteta: PD është ndarë në tresh dhe të treja PD bashkë s'bëjnë shumicë!”, shkruan Rama në rrjetin social.
Sipas tij ora e kryeministrit ka ngecur në të shkuarën.
“Shpifjet s'janë vizion. Fyerjet s'janë program. Sulmet ndaj opozitës s'janë zgjidhje për problemet e vendit. Programi ynë për një Rilindje Shqiptare është rruga që bashkë me qytetarët do të hapim drejt Bashkimit Europian për një Shqipëri Europiane”, përfundon reagimi i kryesocialistit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë