Berisha akuzoi sot Ramën se po bën pazar për të ardhur në pushtet. Ai e ftoi të votojë pr/ligjet që kërkojnë 3/ 5 dhe atë të Gjykatës së Lartë.
“Nëse nuk i voton e bën që të marrë pushtetin, por në fakt më shumë i largohet.”- tha Berisha. Kryeministri sulmoi Ramën dhe në lidhje me kundërshtimet e këtij të fundit për privatizimin e burimeve të naftës, njësoj si Enver Hoxha por dhe në heqjen e taksës për biznesin e vogël, që për Berishën do të ishte “shkatërrim të sistemit fiskal” . Madje Berisha në fjalën e tij u ndal dhe në ekspozitën që opozita mbajti në Bruksel.“Dua ta përgëzoj që paraqiti hartat e Artan Lames dhe jo pikturat e tij se do na kishte turpëruar.”- ironizoi Berisha.
PER PRIVATIZIMIN E ALBPETROL
BERISHA: RAMA SI HOXHA FLE MBI PASURITE E KOMBITKryeministri Berisha u ndal sërish sot në procesin e privatizimit të Albpetrol si një proces ku Shqipëria e shqiptarët vetëm fitojnë dhe nuk humbasin. Në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD-së Berisha argumentoi pse duhen dhënë me koncesion burimet e naftës, dhe burimet ujore, ndërsa akuzoi kryetarin e opozitës se kërkon të ndalojë privatizimin duke adaptuar idera të kohës së Enver Hoxhës, që ndaloi me ligj koncesionet.
“Të pretendosh se po shitet Shqipëria pse po jepet me tender e drejta e koncesionit, do të thotë të kthehesh tek Enver Hoxha, sepse kjo e drejtë që nga Ismail Qemali me qeverinë e parë është njohur dhe përshtatur nga cdo qeveri. Më pas e vazhdoi mbreti Zog dhe është ndaluar totalisht nga Enver Hoxha” - deklaroi Berisha.
Sipas tij reagimi i Ramës bazohet kryekëput në qëndrimin atavist, në trashëgimninë e tij dhe në mbajtjen e të njëjtave koncepte të vjetra për koncesionet e investimet të kohës së Enver Hoxhës.
Berisha duke mbrojtur privatizimin e Albpetrol përmendi kontratën me Bankers e cila tefishoi prodhimin e naftës në Shqipëri, nga 320 mijë tonë, nafta ka arritur në 1 mln ton.
“Sa kemi fituar nga Albpetroli që nga 2006? Dividenti në 6 vjet ka qenë 230 mijë dollarë. Kjo është katastrofë. Asnjë qindarkë më shumë. Ishte shtetërore dhe e kemi marrë ne. I dhashë këto shifra për të parë sa qesharake e sa të vjetra janë pretendimet e Ramës se këtu po shitet Shqipëria e pasuria. Qenkan varfëruar SHBA që në 200 vjet cdo ditë vetëm fuqizojnë sektorin privat ?! Ta lëmë naftën 6 metra thellë. Të flerë nën tokë dhe të mos i kthejmë në vlera për ne e qytetarë?”- argumentoi Berisha.
Ai shtoi se “kur rriten të ardhurat e kompanive, rriten edhe tonat. Vjelim një sërë taksash nga koncensioent. Më mirë të vjelim taksat apo ti vëmë të flenë mineralet dhe naftën e të rroptohemi?” - tha Berisha duke ftuar Ramën të vizitojë HEC e Ashtës, një kryevepër e energjetikës. “Më mirë të lëmë burimet ujore të derdhen në det, sesa të punësojmë njerëz, të marrim taksë?!”- tha Berisha.
PER PR/LIGJI PER GJYKATEN E LARTE
RAMA BËN PAZAR PËR TË MARRË PUSHTETIN
Sipas Berishës mesazhi që Brukseli përcolli në takimet që u zhvilluan javën e kaluar ishte të vazhdohet konstruktiviteti, ndërkohë që Rama vazhdon të bllokojë duke vënë kushte për miratimin e pr/ligjit të Gjykatës së Lartë.
“ Rama prapë drejt e në bunker. Bllokim. Ligji për Gjykatën e Lartë. Fillojnë e bëjnë zinxhirin e kushteteve, si e si të mos e votojnë dhe të çojnë mesazhin shumë të gabuar se këtu reformat e drejtësisë. Qëllimi i tij i parë dhe i fundit është pazare për pushtetin e tij. Në pushtet nuk vihet për pazare. Në pushtet nuk vihet duke i thënë qeverisë më jep këtë, të bëj atë. Nëse beson në reformën e drejtësisë si mund të më shtrosh 10 pazare të tjera. Kjo të jep një copë të vogël por të lë pa karrige për 20 vjet të tjera. Është dhe proces i dëmtimit serioz të opozitës. Shqiptarët janë të mërzitur. Ata nuk duan të shohin forcat e tyre politike si agjentë tregtarë. E ftoj Ramën të heqë dorë. Është PS që ka kërkuar me insistim që të ngrinte kolegjin pranë Gjykatës së Lartë për të votuar Gjykatën Administrative. Nëse i fut këmbën reformave në këtë mënyrë t’i rrëzohesh vetë. Kërkove kolegjin që të bllokosh gjithë ligjin?! Po bllokon një ligj për bizneset.”
PER TAKSEN E BIZNESIT TË VOGËL
Kryeministri akuzoi Ramën se po mashtron biznesin e vogël për hir të karriges“Rama është i gatshëm të mashtrojë për hir të karriges, që i largohet cdo ditë e më shumë. Është e papërgjegjshme heqja e taksës së biznesit të vogël. Nëse unë dekretoj heqjen e taksës së biznesit të vogël bie në shkallën e papërgjegjshmërisë tënde. Ti nuk ke njohuritë më absolute të sistemit fiskal. Ti bën shembjen përfundimtare të sistemit fiskal. “Është vetëm 0.5 % . Nëse e heq, qindra e mijëra manipulime, falsifikime, dhe sistemi shembet, ndërkohë që kërkesa e biznesit të vogël ka qenë na mbroni nga informaliteti”- tha Berisha duke sjellë si krahasim një shishe të vogël me ujë, që sipas Berishës nëse do hiqej taksa e biznesit të vogël do të thoshte ti presësh fundin asaj. “S’ke për ti marrë kurrë votat në këtë mënyrë. Nuk është serioze. Një kryetar opozite nuk bën mashtrime të tilla fantazmagorike. Asnjë biznes i vogël nuk e pranon këtë. Berisha tha se janë përgjysmuar taksat e biznesit të vogël dhe i bëri thirrje Ramës “të mos abuzojë” BERISHA: RAMA I PAPERGJEGJSHEM
PER EKSPOZITEN NE BRUKSEL
MIRE QE NUK PUBLIKOI PIKTURAT SE DO NA KISHTE TURPËRUAR
Berisha nuk harroi të komentonte as ekspozitën e hartave që opozita organizoi javën e kaluar në Bruksel. Majde për këtë ekspozitë Berisha nuk kurseu ta përgëzonte që publikoi hartat, dhe jo pikturat e tij. “Dua ta përgëzoj për suksesin e ekspozitës në Bruksel. Ta përgëzoj që paraqiti hartat e Artan Lames dhe jo piketurat e tij se do na kishte turpëruar. Që paraqiti harta bëri gjetje të goditur dhe meriton të lavdërohet që arriti për herë të parë të dominojë ambiciet e papërmbajtura të tij.” MIRE QE NUK PUBLIKOI PIKTURAT SE DO NA KISHTE TURPËRUAR
PER REFORMA PARLAMENTARE
Lidhur me reformën parlamentare Berisha tha se “Nuk mund të barazosh minutazhin e kryetarit e opozitës me kryeministrin. Që në këtë moment ke krijuar një kaos.”
REDAKSIA ONLINE
(sg/shqiptarja.com)