Berisha-Ramës: Mos provoko një 
18 prill apo 18 maj, do jetë fundi

Berisha-Ramës: Mos provoko një <br />18 prill apo 18 maj, do jetë fundi
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kreun e qeverisë Edi Rama nga çadra e protestuesve të PD-së që të mos provokojë një tjetër protestë të opozitës pas asaj të 18 shkurtit e cila shërbeu edhe si pikënisje për protestën maratonë të demokratëve. 

Berisha tha se një tjetër tubim si ai i 18 shkurtit do shënonte fundin e Edi Ramës. 

"Mos provo të presësh një tjetër 18 prill apo 18 maj, se do të jetë fundi juaj i tmerrshëm.

Edi maska, duhet të ikësh sa më parë, se me gjëmën që i bëre Shqipërisë me drogën ia ka bërë Enver Hoxha me diktaturën. Edi maska, asnjë njeri në historinë e lirisë nuk ka keqpërdorur pushtetin ndaj qytetarëve të tij siç e ke keqpërdorur ti në katër vite.

Në katër vite, sipas statistikave, ke rritur 4 herë varfërinë ekstreme në këtë vend. Nëse ishin 15 mijë shqiptarë që jetonin në mjerim, sot janë mbi 70 mijë shqiptarë që qajnë çdo mëngjes me lot mjerimi se nuk kanë kafshatën e gojës. 

Do vijnë rambot e demokracisë dhe me rrecka do të të krehin nga ajo zyrë, nga bunkeri, nga tuneli, kudo të jesh
", u shpreh Berisha.

Protesta e opozitës vijon prej datës 18 shkurt në çadrën e ngritur para kryeministrisë. Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet për një vizitë jashtë vendit çka i ka klënë terren Berishës që të marrë ai frenat e protestës në dorë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0