BERAT- Kryeministri Sali Berisha ndodhet në qytetin e Beratit, për të marrë pjesë në aktivitetin që Partia Demokratike e Beratit organizon për të festuar 22 vjetorin e themelimit të saj.
Duke iu referuar kundërshtarit të tij politik, Berisha tha se Rama nuk do të mund të bllokojë më pas 23 qershorit, pasi muri do të shembet.
“ Nga Berati mijëravjecar do i them Edi Ramës se duke shkelur ligjet mund të ndërtosh pallate e t’u zësh lulishten qytetarëve, por nuk mund të bllokosh kurrë rrugën e integrimit. S’do mundesh tu bllokosh shqiptarëve rrugën e integrimit. Muri që ke ngritur për të bllokuar statusin do të shembet përfundimisht më 23 qershor. Sot je i vetmi në politikën europiane që përdor pushtetin e ndershëm të socialistëve për të bllokuar procesin e integrimit”- tha Berisha.
Kryeministri Berisha u shpreh se PD vjen në këto zgjedhje si një forcë poltike që ka kaluar jo në Bulevard, po në rrugë shumë të vështira.
“Ne vijmë si forcë politike që ka kaluar në rrugë shumë të vështira, në gabime por dhe në suksese të vazhdueshme. Europa është në krizën më të thellë, por Shqipëria nuk ka njohur recensionin. Padiskutim që kemi patur, kemi dhe do kemi vështirësi ekonomike se e filluam këtë rrugë të tretit më varfër në planet, sot jemi me të ardhura të mesme të larta. Në katër vite krize, ruajtëm rritje ekonomike më të lartë në Europë, kjo është meritë e qytetarëve shqiptarë dhe reformave të ndërmarra nga mazhoranca. Bëmë çdo gjë për të ndihmuar iniciativën tuaj të lirë, për të luftuar korrupsionin, për të ulur taksat”, tha Kryeministri.
Kreu i qeverisë, garantoi qytetarët e Beratit se Boshti i Jugut do të jetë në fokus të mandatit të tij të ardhshëm. Në këtë aktivitet u shpërndanë edhe kartat e anëtarësimit për 300 të rinj që iu bashkuan Partisë Demokratike në këtë rreth.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com