Berisha-Ramës: Voto 3 ligjet
bashkë në Vlorë më 28 Nënto

Berisha-Ramës: Voto 3 ligjet<br />bashkë në Vlorë më 28 Nënto
TIRANE - Kryeministri Berisha përsëriti thirrjet drejtuar kundërshtarit politik Edi Rama për të votuar 3 ligjet e kërkuara nga KE për marrjen e statusit të vendit kandidat pasi çështja e Fierit nuk mund të bllokojë integrimin e vendit. Duke iu referuar festimeve të 28 Nëntorit Berisha tha se ishte pozitive fakti që të dy do të ishin në Vlorë për festime.

Në mbledhjen e qeverisë Berisha tha se për zgjidhjen e çështjes së Fierit i ofronte një kompromis të qartë politik atë që këshilltarët e qarkut t’i nënshtrohen mocionit të besimit.

“Rama shtron problemin e Fierit. Nuk ka një njeri të vetëm të lirë shqiptarë e të huaj që mund të lidhë pr/ligjin e Gjykatës së Lartë me të fierit, Janë dy gjëra që skanë lidhjem, por në rast se ti i lidh i ofroj kompromis të qartë politik , që secili t’i nënshtrohen mocionit të besimit. Ata që vijnë nga Këshillat bashkiak dhe ata që vijnë nga komuna në komuna në rast. Ata të mitë që ndryshuan kampin çfarë t’u them unë? Të mos lidhim të palidhshmen. Nëse ke vënë një kauz për Fier, hajde t’i vëmë në mocion. Pse ke frikë nga mocioni?”- tha Berisha.

Duke u ndaluar tek pr/ligji i Gjykatës së Lartë Berisha tha se ishin pranuar të gjitha propozimet e PS-së për pr/ligjin e GJykatës së Lartë. “Ne jemi të gatshëm për të dëgjuar propozimet e tjera për këtë ligj që ai të votohet bashkarisht.”- tha Berisha duke shtuar se edhe për ligji për shërbimin civil, i cili është hartuar me mbështetjen e EURALIUS, “jemi të hapur dhe për propozime të tjera”

Kryeministri shtoi se Rama duhet të mbajë premtimin e vjeshtës së 2011, sipas të cilit PS nuk do të bllokonte më por do të votonte ligjet dhe reformat e kërkuara nga BE. “Mos mendo se qytetarët nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes qarkut të Fierit dhe integrimit. Për këto 3 ligje ka 0 vakum. Të gjitha janë ligjet e reja, por fakti që kërkohen dhe ti refuzon është sinjali më i keq që i drejtojmë Europës. “- nënvizoi ai.

BERISHA: RAMA ME CDO KUSHT DO TE JETE KRYEMINISTER,
POR NUK BEHET

Duke iu referuar reformës parlamentare Berisha tha se Rama kërkon me çdo kusht që të jetë kryeministër. “Zoti Rama pranoi, jo unë pranova që kryetari i opozitës ta marrë jo 2 minuta, por 10 minuta fjalën në kuvend. Meqë kërkon me çdo kusht të shpallet kryeministër edhe kur nuk është më duhet t’i them të informohohet mirë. Në të gjithë protokollet kryetari i opozitës ka statusin e ministrit dhe nuk mund të ketë status tjetër. Nuk mund të ndodhë që parlamenti të kthehet në një arenë mes dy vetëve.” - tha Berisha.

Berisha tha se është zhvillim pozitiv fakti që më 28 Nëntor Rama do të jetë në Vlorë dhe e quajti spekullim publikimet në media se nuk do të festohet në Vlorë.
“Unë përshendes vendimin e Ramës që do të jetë në 28 nëntor në Vlorë. Pretendimet e mediave të kontrolluara se nuk do të festohet më 28 në Vlorë është absurditet. Do festohet në mënyrë mallështore, nëse mendohet se do përjashtohet Tirana, kryeqyteti nuk është as i imi, as i Ramës ..Do të nderojmë së bashku Ismail Qemalin dhe ata burra që firmosën deklaratën e pavarësisë. Do nderojmë qytetarët e Vlorës dhe do të nderojmë qytetarët e Shqipërisë duke u kthyer në Tiranë ku do të bëjmë të gjitha nderimet. Ky muaj reflekton mirëkuptim dhe më shumë se çdo gjë tjetër është një apel të bashkohemi rreth interesit tonë që është njëkohësisht interesi më i parë i çdo qytetari” tha Berisha.

(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë