“Uroj dhe dëshiroj që ky mesazh të lexohet bashkarisht nga forcat politike të punojmë së bashku në procesin e integrimit. Dua të theksoj se janë 3 ligje që presin në parlament. Asnjëri nuk përmbush vakum. Ata nuk mund të jenë pengesë, por ky është arsyetim i gabuar. Le të punojmë bashkarisht për gjërat na bashkon, për integrimin. Sigurisht ne kemi dallime. Qershori është muaji ku do të votohen dallimet. Me të përbashkëtat fitojnë të gjithë, jo qeveria vetëm, fiton opozita. Do shkojmë në zgjedhje të paraqesim dallimet dhe ato do të vlerësojnë platformat që do të votojnë.... Ti përgjigjet thirrjes së KE-së për të mos bllokuar procesin por dhe si një akt respekti e mirënjohjeje ndaj Klinton e cila përcolli mesazhin e SHBA. Do të ishte një veprim i qytetëruar dhe i përgjegjshëm që e presin çdo shqiptar.”- tha kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Nga ana e tij Berisha u shpreh se garantonte se si qeveri do të bënte gjithçka për gjetjen e konsensusit. “Zonja Klinton bëri thirrje të bashkohen për interesa kombëtare. Ajo ilustroi thirrjen frymëzuese me aspekte personale të karrierës së saj të shkëlqyer. Unë dua ta garantoj se kjo qeveri do të bëjë gjithçka të gjejë konsensusin më të madh me opozitën dhe të gjithë faktorët që të konsolidojmë më tej vlerat që i besojmë.”- tha Berisha.
ZGJEDHJET, FTOVA SHBA-ne TE SJELLE VEZHGUES
Duke u ndalur tek zgjedhjet dhe tek mesazhi i sekretares amerikane të shtetit që ato të jenë të lira kryeministri shprehu garancinë e tij se ato do të jenë të tilla, madje të njëjtën ia kishte konfirmuar edhe zonjës Klinton në takimin që kishte pasur dje në kryeministri. Ai shtoi se i kishte kërkuar dhe shumë vëzhgues.
“Garantoj se zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme. E garantova zonjën Klinton se qeveria ka një vullnet të hekurt dhe opozita është thellësisht e intersuar për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Kërkova që të kemi sa më shumë vëzhgues nga SHBA në zgjedhjet e ardhshme”
Kryeministri e hapi mbledhjen e sotme të qeverisë duke vlerësuar si historike vizitën e djeshme të zonjës Klinton, sekretares amerikane të shtetit e cila përcolli mesazhin se miqësia do të vazhdojë me qindra vite të tjera. “Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton hapi dje tiparin e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë me mesazhin më të fuqishëm të miqësisë midis dy vendeve e kombeve tona. ...Mesazhi ishte për mbështetje të fuqishme me qindra vite që vijnë për një miqësi të qëndruehsme dhe kjo bën krenar çdo shqiptar” - tha Berisha i cili përmendi dhe rolin e rëndësishëm që SHBA-ja ka lozur në historinë e Shqipërisë.
(sg/shqiptarja.com)